19 Maj 2023, 21:34
Nga k.m.
Foto ilustruese
Pak javë më parë publikuam historinë e Xhevdet dhe Ibrahim Xhafës. Ata janë dy vëllezër që akuzohen për trafikim qeniesh njerëzore. I pari ka bërë 4 vite e gjysmë burg, ndërsa i dyti është dënuar me 5 vite. Arsyeja? Kanë arritur deri në atë pike sa kanë trafikuar motrën e tyre, Engjëllushen.
Fatmirësisht, Prokuroria jonë është shumë e kujdesshme, nuk i shpëton asnjë mizë, kur bëhet fjalë për kriminelë të këtij kalibri. Dy vëllezërit, djajtë e motrës së tyre Engjëllushe, pasi kanë kryer së bashku 9 vite e gjysmë burg, do të rigjykohen sërish, për të njëjtën vepër penale.
Gjykata e lartë ka vendosur rishqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit, pasi dy vëllezërit trafikantë qeniesh njerëzore, ia kanë hedhur paq drejtësisë me aq pak vite burg. Prokurori me bindje të plotë kërkoi 15 vite burg për secilin…
Ne gjetëm guximin dhe shkuam në qytetin e Rrogozhinës për të takuar nga afër, në shtëpinë e tyre vëllezërit Xhevdet dhe Ibrahim Xhafën. Morëm antiplumb dhe iu drejtuam ambientit të tyre për të folur me Xhevdetin.
Ai na priti në hyrje të shtëpisë mjaft i tronditur dhe një varfëri ekstreme. Mjafton një shikim shumë i shpejtë në banesën ku jeton Xhevdeti dhe familja e tij për të kuptuar se kemi të bëjmë me një person që është shumë larg krimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Por ku ka nisur kalvari i vuajtjeve?
“Më kanë arrestuar mua dhe Ibrahimit në vitin 2015. Akuzohemi për trafikim qeniesh njerëzore. Nuk jemi kriminelë. Ne jemi lypës, ushqehemi me kanaçe dhe mundohemi të mbajmë familjet tona. Asgjë më tepër, nuk i kam bërë askujt keq. Shikoni ku jetoj, pasuria ime janë fëmijët e mi.
“Ibrahimi, vëllai im ka bërë 5 vite burg, ndërsa unë 4.5 vite si bashkëpunëtor. Çfarë duan më nga ne? Nuk e kuptoj. Engjëllushja është motra jonë invalide, ne kështu jemi rritur gjithë jetën. Nuk na merr njeri në punë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos më dënoni më”, shprehet ai.
Seanca e radhës zhvillohet në Gjykatën e Apelit, Prokurori kërkoi sërish 15 vite burgim, ndërsa vendimi përfundimtar u shty me 4 maj. Avokati i vëllezërve, Dulejman Karaj, beson se nuk do të ketë ridënim.
“Nuk besoj se do të ridënohen, Gjykata duhet të mjaftohet me dënimin që kanë marrë dhe pse unë mendoj se janë të pafajshëm. Lypja nuk dënohet me ligj, nuk është dënuar kurrë, në asnjë kohë”, shprehet ai.
Xhevdeti del i tronditur nga seanca që ne ndoqëm nga afër, ndërkohë Engjëllushja ka dhe një thirrje të fundit.
“Kam dale me dëshirë për të lypur, mos i dënoni vëllezërit e mi. Jap jetën për to”.
Historia vazhdon me seancën e radhës, ku Prokurori kërkon 10 vite burgim për dy vëllezërit. Xhevdeti ndihet shumë i mërzitur dhe i pashpresë.
“Nuk e di çfarë duan më shumë. Dua të rris fëmijët e mi. Mund të vras veten, nëse më dënojnë nuk e kuptoj se çfarë duan më shumë”.
Një thirrje që të vret. Nuk mendon kështu prokurori Ylli Bashaj dhe gjykatësja Vojsana Osmanaj që vendosën përfundimisht dënimin e 2 vëllezërve me 10 vite burg. Një lajm që na shokoi dhe mbyti në lot Xhevdetin dhe familjen e tij. Avokati Dulejman Karaj po ashtu mbeti i shokuar. Ne kapëm prokurorin Ylli Bashaj duke e ballafaquar me rastin dhe vendimin. Duket qartë se Bashaj nuk ka asnjë ndjeshmëri për rastin dhe që 10 fëmijë do të mbesin pa ushqim dhe pa bukë. Kjo është drejtësia jonë që ndaj të vegjëlve është e ftohtë, cinike dhe me grusht të hekurt./Syri
emisioni piranjat
Aktualitet
19 Maj 2023, 21:14
f.i
Sibora Gagani dhe Marco Romeo
ITALI- Së fundmi është publikuar një foto e 45-vjeçarit italian, Marco Romeo, i cili u arrest...
Aktualitet
19 Maj 2023, 21:19
k.m.
Foto ilustruese
Ndotja e ajrit në Tiranë është në nivele alarmante. Studimi i laboratorit Italian “Neotes”, i cili n&e...
Aktualitet
19 Maj 2023, 21:18
k.m.
Le t’ju tregojmë sesi mund të largoni magjitë e zeza, xhindet, djajtë, dhe çdo fuqi të mbinatyrshme që ju ka pushtu...
Aktualitet
19 Maj 2023, 21:12
F.M
Policia greke
GREQI- Një 29-vjeçar shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë është vënë në p...
Aktualitet
19 Maj 2023, 21:04
Agron Hoxhaj
TIRANË- Takimet për të burgosurit e regjimit komunist në burgun e Spaçit ishin të rralla. Largësia, ter...
Aktualitet
19 Maj 2023, 21:02
Pjesë nga emisioni
FIER- Sipas statistikave të publikuara në vitin 2022, Qarku i Fierit rezulton qarku i dytë pas Tiranës me popul...
Aktualitet
19 Maj 2023, 20:40
k.m.
Armët
BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë të identifikuar si Leutrim Krasniqi dhe Ergys Zekaj, janë dënuar me burg në Angli pasi u ...
Aktualitet
19 Maj 2023, 20:17
k.m.
Koçi Selamaj
BRITANI E MADHE- Deri në 200 nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë do të deportohe...
Aktualitet
19 Maj 2023, 19:57
I.A
Miser
MALIQ- Një ndër kulturat e mbjella në fushën e Maliqit është misri. Në këtë periudhë të vitit,...
Aktualitet
19 Maj 2023, 19:53
Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori
TIRANË- Familjarët e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit, të zhdukur prej datës 6 Prill në...