26 Tetor 2023, 10:49
Nga h.k
Foto nga operacioni
KAMËZ-Dy persona janë vendosur në prangat e policisë paraditen e sotme për trafikimi të kanabisit në zonën e Vorës dhe të Kamzës. Nga operacioni "Vora 2" janë arrestuar E.A, 37 vjeç dhe A.K 22 vjeç, të cilëve i janë sekuestruar 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar kanabis.
Të dy personat ishin bashkëpunëtor në tregtimin, trafikimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike. Policia i ka kaluar materialet proceduriale Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
NJOFTIMI I POLICISË
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vora 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7. Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kanabis. Sekuestrohen 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vora 2”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në parkingun e një kompleksi në Vorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta 2 shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë. Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
operacioni vora 2
Aktualitet
26 Tetor 2023, 10:44
A.B
DURRËS- Arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit Rajmonda Dashi. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Dashi u vu në...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 10:38
h.k
Foto nga operacioni
ITALI-Një operacion i policisë italiane ka neutralizuar një grup kriminal shqiptaro-italian të trafikut të dr...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 10:03
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Edhe sot, në ditën e tretë, Gjykata e Posaçme po zhvillon seancën për vlerësimin e mas&...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 09:40
A.B
Mallrat
VLORË- Një tjetër rast i shitjes së mallrave kontrabandë është goditur nga policia. Në Vlorë, &eu...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 09:36
A.B
Studentet
TIRANË- Me thirrjet: 'Besoni te shpirti ynë luftarak', studentët e mjekësisë kanë protestuar edhe sot kundër l...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 09:15
h.k
Foto ilustruese
KUKËS-Një 56-vjeçar nga Kosova është arrestuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të ...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 08:35
a.l
Peqin
PEQIN- Një nënstacion elektrik i cili furnizon me energji elektrike qytetin e Peqinit është përfshirë nga flakët. ...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 08:36
h.k
Gjipe
HIMARRË-Dy turistë belgë janë shpëtuar pas 5 orësh kërkime në kanionet e Gjipesë. Vizitorët e huaj...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 08:20
a.l
Pensionistë
TIRANË- Numri i personave që trajtohen me pension pleqërie arriti në 491,504 në 6 mujorin e parë të vit...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 07:25
a.l
Foto ilustruese
TIRANË - Ritmet e ikjes së shtetasve shqiptarë në emigracion duket se janë ngadalësuar këtë vit, pa...