26 Tetor 2023, 09:15
Nga h.k
Foto ilustruese
KUKËS-Një 56-vjeçar nga Kosova është arrestuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës, i kërkuar ndërkombtarisht për falsifikim dhe mashtrim. Shqiptari i Kosovës me inicialet M.T, rezident në Tiranë kërkohej nga autoritetet zviceriane në lidhje me disa akuza të ngritura në Bernë, nga ku ka dalë vendim dhe për ekstradimin e tij.
Policia gjatë verifikimeve ka njoftuar se janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit” dhe “Pastrimi i parave”. Uniformat blu kanë nisur procedimin penal për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË
Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Zvicrës, për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe pastrim të parave, arrestohet me qëllim ekstradimin, 56-vjeçari nga Kosova. Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Bernit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, shtetasi kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht M. T., 56 vjeç, rezident në Tiranë. Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berni, pasi autoritetet gjyqësore të Zvicrës i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit” dhe “Pastrimi i parave”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Zvicrës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Zvicër, vijon procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit.
arrestohet ne morine
Aktualitet
26 Tetor 2023, 08:35
a.l
Peqin
PEQIN- Një nënstacion elektrik i cili furnizon me energji elektrike qytetin e Peqinit është përfshirë nga flakët. ...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 08:36
h.k
Gjipe
HIMARRË-Dy turistë belgë janë shpëtuar pas 5 orësh kërkime në kanionet e Gjipesë. Vizitorët e huaj...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 08:20
a.l
Pensionistë
TIRANË- Numri i personave që trajtohen me pension pleqërie arriti në 491,504 në 6 mujorin e parë të vit...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 07:25
a.l
Foto ilustruese
TIRANË - Ritmet e ikjes së shtetasve shqiptarë në emigracion duket se janë ngadalësuar këtë vit, pa...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 07:24
a.l
Moti
TIRANË - Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar, duke sjellë vranës...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 22:56
I.A
Artan Simoni
TIRANË- Avokati Artan Simoni, që u caktua nga gjykata si avokat kryesisht falas për ish-kryeministrin Sali Berisha ka...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 22:45
I.A
Qamil Bani
DIMAL- Qamil Bani, një qytetar nga Dimali, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se ka qenë pompis...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 22:34
I.A
Punonjesja
LUSHNJE- Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nëne të divorcuar me tre fëmijë, e cila nuk merr ndihm&eum...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 21:48
I.A
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezl
TIRANË- “NëShënjestër”, trajton sonte këtë mbrëmje hetimet e SPAK pë...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 21:30
I.A
Pamjet
VLORË- Ky është momenti kur vajza merret nga krahët dhe futet në hotel nga një person. Në videon e publikuar nga ...