21 Qershor 2024, 14:01
Nga S.B
foto ilustruese
FIER- Procedohen të lirë katër persona në Fier. Mësohet se një 34-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një tjetër automjet.
Nga përplasja e mjeteve është dëmtuar edhe një mjet i parkuar dhe një e mitur brenda tij e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është proceduar një 17-vjeçar pasi ka përplasur një motor me automjetin e tij që e drejtonte pa patentë.
Një 48-vjeçar është proceduar gjithashtu pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. A., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 61 vjeç, i cili gjithashtu u procedua penalisht. Nga përplasja e mjeteve është dëmtuar dhe një automjet i parkuar, si dhe një shtetase e mitur që ndodhej në këtë automjet, e cila mori mjekim në spital;
-një shtetas 17 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur një motomjet, duke shkaktuar dëme materiale.
Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 48 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
fier
Aktualitet
21 Qershor 2024, 14:01
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Një person është vënë në pranga dhe një tjetër proceduar për vepra të ...
Aktualitet
21 Qershor 2024, 14:00
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Projektet e lidhura me turizmin zunë 50% të totalit sa u takon vendimeve të miratuara nga Komiteti i Investimeve Str...
Aktualitet
21 Qershor 2024, 13:47
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Mesditën e sotme rreht orës 12:20 është ndërprerë energjia elektrike në Tiranë. Pas nd...
Aktualitet
21 Qershor 2024, 13:41
M.B
Foto ilustruese
BALLKAN- Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia janë përballur me ndërprerje të energjisë ele...
Aktualitet
21 Qershor 2024, 13:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është regjistruar një problem me energjinë elektrike në te gjithë vendin...
Aktualitet
21 Qershor 2024, 13:21
S.B
Daxter
ITALI- Arrestohet në Milano të Italisë, reperi shqiptar Daxter. 25-vjeçari Daxter, i cili quhet Eraldo Çek...
Aktualitet
21 Qershor 2024, 13:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Mesditën e sotme është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë Tiranën. Ra...
Aktualitet
21 Qershor 2024, 12:53
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një shpërthim me tritol ka tronditur një pjesë të qytetit të Shkodrës ditën e sotme.&...
Aktualitet
21 Qershor 2024, 12:47
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Mesditën e sotme është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë Tiranën. Raporto...
Aktualitet
21 Qershor 2024, 12:15
S.B
telefonat e sekuestruar
LUSHNJË- Procedohen penalisht katër persona në Lushnjë dhe Patos. Mësohet se këta person...