Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ata hynë në oborrin e një shkolle publike dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, që ndërhynë për t’i larguar sepse kishin hyrë të paautorizuar.
BERAT- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit në Berat. Ata hynë në oborrin e një shkolle publike dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, që ndërhynë për t’i larguar sepse kishin hyrë të paautorizuar. Mësohet se në pranga përfunduan dy persona të identifikuar me inicialet K. K., 39 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Berat. Të dy akuzohen për veprën penale “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI I PLOTË:
Berat
Hynë me automjet, në oborrin e një shkolle publike, gjatë pasdites, si dhe kundërshtuan me dhunë, punonjësit e Policisë që ndërhynë për t’i larguar sepse kishin hyrë të paautorizuar, arrestohen 2 shtetas.
Shërbimet e Rendit Publik të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, gjatë patrullimit në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe për parandalimin e paligjshmërive, gjatë pasdites së djeshme, kanë konstatuar një automjet tip “Benz” që qëndronte i parkuar në oborrin e një shkolle publike.
Pas konstatimit, shërbimet e Policisë janë afruar te automjeti dhe i kanë kërkuar drejtuesit të tij, shtetasit K. K. që të paraqesë dokumentet dhe autorizimin për të qëndruar në këtë ambient të posaçëm, me qëllim kryerjen e verifikimeve. As ky shtetas dhe as pasagjeri në këtë automjet, shtetasi E. K., nuk kanë pranuar të japin dokumentet dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos kryer veprime të mëtejshme procedurale.
Për këtë shkak, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. K., 39 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u ushtrua kontroll në automjetin tip “Benz”, në të cilin nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Arben Ahmetaj TIRANË- Zbulohen detaje nga dëshmia e ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj një ditë më...
Droga TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin drogë në zona të ndryshme t&eum...
Studentet ne proteste TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në një protestë të dyt...
Proteste TIRANË- Studentët e Mjekësisë do të dalin sërish në protestë paraditën e sotme. Me anë t&eu...
Mitrovice KOSOVË- Dy shqiptarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e sulmuesv...
Kanabisi DIBËR- 233 rrënjë kanabisi janë asgjesuar ditën e sotme në Dibër. Mësohet se kanabisi është...
Moti TIRANË- Dita e sotme është premtuese për plazh. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë e kthjellët p...
Bruno Mamali TIRANE- Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga Kombinati. Bruno Mamali tregon se në 8 Maj...
Rruget Bizneset që duan të marrin pjesë në tenderat publikë do të paguajnë një tarifë për të dhë...
Suzana Golemi SHKODËR- Rektorja e Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi, e cila është pezulluar n...