17 Dhjetor 2023, 10:11
Nga r.ll
foto nga arrestimi
DURRËS- Në kuadër të operacioni policor i koduar “Perugia”, ka rënë në pranga një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I arrestuari është Arian Malo, i dënuar me burgim, nga autoritetet gjyqësore në Itali, për disa vepra penale në fushën e narkotikëve dhe në atë të krimeve ekonomike.
Interpol Tirana po vijon punën me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Arian Malo, në Itali.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Perugia”. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me FAST Albania në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.
I dënuar me burgim, nga autoritetet gjyqësore në Itali, për disa vepra penale në fushën e narkotikëve dhe në atë të krimeve ekonomike, arrestohet provizorisht për t’u ekstraduar, 54-vjeçari.
Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap në kuadër të operacionit “Perugia”, dhe u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Arian Malo, 54 vjeç.
Gjykata e Apelit e Perugias e ka dënuar 54-vjeçarin, me 4 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mospagimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore” dhe “Deklarimi i rremë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Arian Malo, në Itali.
arian malo durres
Aktualitet
17 Dhjetor 2023, 10:01
r.ll
sokol mjacaj, arben lleshi
PEQIN- Sokol Mjacaj, autor i vrasjes dhe trazirave në burgun e Peqinit ka dëshmuar sërish, ku ka deklaruar se po ...
Aktualitet
17 Dhjetor 2023, 09:50
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Është përfshirë nga zjarri gjatë natës një mobilieri në Krutje të Lushnjës....
Aktualitet
17 Dhjetor 2023, 09:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka vënë në pranga Francesko Sulejmanin, 29 vjeç, pasi akuzohet se i siguroi një 29-vje&cced...
Aktualitet
17 Dhjetor 2023, 09:06
r.ll
foto nga arrestimi
TIRANË- Një 48-vjeçar turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje ës...
Aktualitet
17 Dhjetor 2023, 07:56
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Moti në vendin tonë do të jetë i kthjellët, por relativisht i ftohtë ku do të mbizotër...
Aktualitet
17 Dhjetor 2023, 07:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gati një e treta e bashkive të vendit rrezikojnë të zhduken nga harta demografike e vendit, pasi numri i l...
Aktualitet
16 Dhjetor 2023, 22:05
A.TH
50 financierë të Komandës së Bolzanos, ekzekutuan sot 5 urdhra sigurie, nga të cilat 4 arrest me burg, për një grup me origji...
Aktualitet
16 Dhjetor 2023, 21:44
a.l
Nëna
BERAT- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e përdhunimit të dy vajzave në Berat, njëra prej ...
Aktualitet
16 Dhjetor 2023, 21:40
a.l
Shkolla
Në shkollën speciale për fëmijët me aftësi të kufizuar në Shkodër, nxënësit dhe prindër...
Aktualitet
16 Dhjetor 2023, 21:07
a.l
Gramsh
GRAMSH- Zonat në të gjithë vendin janë përfshirë nga temperatura të ulta me reshje shiu e dëbore kryesisht ...