Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
VIDEO/ Në kërkim për kultivim droge në Kosovë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë
Sipas bluve, ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Themelore e Gjakovës në muajin shkurt 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
24 Tetor 2025, 09:01Nga E. D
pamje nga arrestimi
TIRANË- Një 49-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”. Sipas bluve, ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Themelore e Gjakovës në muajin shkurt 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 69”. Kapet në Tiranë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, një shtetas shqiptar, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe partneritetit të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 69”, shtetasin O. Sh., 49 vjeç, të lindur në Tepelenë.
Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit./Dosja.al