8 Shkurt 2023, 18:35
Nga F.M
Alfred Balla
TIRANË- Alfred Balla, Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka mohuar të ketë parë, shkarkuar apo përdorur ndonjëherë aplikacionin e Partisë Socialiste 'Aktiv1sti'. Një ditë pasi i doli emri në listën e publikuar, për të cilën u raportua fillimisht se bëhej fjalë për përdoruesit e këtij aplikacioni, Balla thotë se nuk e ka as idenë se për çfarë shërben kjo lloj platforme. Në reagimin zyrtar, kreu i KLP-së shton me bindje se anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues.
Reagimi:
Kryetari i KLP-së zoti Alfred Balla sqaron gjithë gazetarët e medias në lidhje me citimin e emrit të tij në të ashtuquajturën listë të aktivistëve të partisë Socialiste: Në lidhje me këtë fakt që ai e konsideron të pa vërtetë, zoti Balla është vënë në dijeni nga media. Ai shprehet se nuk e ka shkarkuar, parë dhe përdorur asnjëherë një aplikacionin për të cilin nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson. Anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues. Ai inkurajon gjithashtu organet e drejtësisë të hetojnë dhe të gjejnë shpërndarësit e këtij lajmi të pavërtetë për të.
Lista e punonjësve të institucioneve të shtetit shqiptar që një ditë më parë u ‘trumbetua’ si ajo e aplikacionit të Partisë Socialite, ‘Aktiv1sti’, në fakt është lista e pagave që marrin ata punonjës. Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga publikimi i listës, Dosja.al ka verifikuar disa prej personave që e kishin emrin të shkruar, por në fakt nuk e kanë shkarkuar asnjëherë atë aplikacion.
aplikacioni aktivisti alfred balla
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 18:33
F.M
Infektivi
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka dënuar dhunimin e mjekes, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në pavionin e...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 18:18
F.M
Endri Mullai, Gentian Sharra dhe Bledi Çuçi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar k...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 17:59
F.M
Infektivi
TIRANË- Shkak për dhunimin e mjekes në pavionin e Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza m&e...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 17:23
F.M
QSUT
TIRANË- Igli Spahija dhe Bledar Bali, përkatësisht 41 dhe 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, janë persona...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 17:19
I.A
Covid
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 125 raste të r...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 17:11
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuz...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 17:05
F.M
Dëborë
TIRANË- Shqipëria do të vijojë të mbetet nën pushtetin e motit të ftohtë dhe me ngrica. Shërb...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 16:52
F.M
Aksidenti në Itali
ITALI- Klodian Petro, 39 vjeç është shqiptari që ka humbur jetën një ditë më parë n&...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 16:27
Ben Blushi
Në romanin e tij “Kandidati”, ish-politikani dhe shkrimtari Ben Blushi tetë vite më parë përmes fantazis&eu...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 16:24
Takimi
TIRANË- Vendet anëtare të NATO-s, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të nisin të përdorin një standar...