22 Maj 2022, 12:10
Nga DOSJA
Foto ilustruese
Disa shkojnë në polici edhe për t’u ankuar për flakjen e plehrave nga dritaret, si dhe për lënien e sendeve të papërdorshme rrugëve, duke mos i hedhur në koshin e mbeturinave. Kështu ka vepruar i riu E. P, 20 vjeç, nga Tirana që kërkoi nga policia të zbulojë autorët e ndotjes së makinës së tij.
Djali nga Sukthi i Ri kërkoi angazhimin e policisë numër një, bëjnë me dije burimet policore të Gazetës Si, mbasi gjeti mbi xhamin e përparmë një shishe uji plastike. Duke shkuar në komisariatin numër 1 sipas policisë, i riu që është student në kryeqytet këmbënguli që të shkohej t’i kryhej ekspertiza makinës, një mjet golf 5 me ngjyrë të zezë.
“Makinën e kisha parkuar dhe nuk e lëviza fare dhe kur dola shikova një shishe uji tek fshirëset e xhamit të parë dhe ngjitur me të një gjobë të policisë. Vërejta se aty kishte gjurmë këmbësh dhe një si krisje,”- konstaton i riu që e ka këqyrur mjetin personal milimetër për milimetër. Ai këmbëngul se nuk ka konflikte me askënd, megjithëse ka një dyshim se mjetin mund t’ia kishin ndotur ngaqë e kishte parkuar në afërsi të garazhit.
“Makinën e parkova te ‘Mihal Grameno’, sepse qëndrova te një mikja ime dhe konsideroj se kjo ndotje dhe krisja e xhamit është një dëm që kushton 200 mijë lekë të vjetra,"- shton më tej në polici studenti thanë burimet e komisariatit numër 1. Policia i është bindur të riut, duke administruar shishen e ujit për gjurmë papilare, por edhe gjobën e policisë bashkiake.
“Nga këqyrja e mjetit të kryer nga një oficer vihet re se xhami i parë në anën e majtë është i dëmtuar nga jashtë”, thonë oficerët e policisë. Ndërkohë që evidentojnë “te makina u administrua si provë një shishe uji me shpresën se do të zbulohen gjurmë papilare prej nga ku do të zbulohet nëse qytetari e ka flakur nga dritarja, nëse polici ka vendosur gjobën dhe ka harruar shishen e ujit, apo nëse dikush tjetër e ka dëmtuar xhamin e përparmë nga inati i bllokimit të hyrjes së garazhit”.
Marrë nga GazetaSi
Aktualitet
22 Maj 2022, 12:35
Foto ilustruese
TIRANË- Një 30-vjeçar, i identifikuar me iniciale U.S., është zhdukur pa lënë gjurmë. Babai i tij...
Aktualitet
22 Maj 2022, 12:33
Foto nga emisioni
FIER- Një tjetër pedofil i denoncuar nga "Piranjat" ka rënë në pranga. Pas hekurave ka përfunduar Artur Ib...
Aktualitet
22 Maj 2022, 12:08
Blendi Fevziu
TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu ka një pasion dhe atë e dinë të gjithë; udhëtimet! Sot, ai i ësh&eum...
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:50
TIRANË- Dy gra, fqinje me njëra-tjetrën, janë përleshur keqazi pasi njëri prej fëmijëve e ka ofenduar tjetrën....
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:49
Foto ilustruese
TIRANË- Policia është e bindur se po i edukon shoferët me prerjet masive të gjobave dhe kontrollet e shumta t...
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:36
Pamje nga aksioni
TIRANË- Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e para nga aksionit "Golden Bullet" që e kishtë pikënisjen ...
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:21
Foto ilustruese
Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka thënë të shtunën se autoritetet shqiptare kanë bler&e...
Aktualitet
22 Maj 2022, 10:48
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet dhe punë...
Aktualitet
22 Maj 2022, 10:06
Foto ilustruese
DIBËR- Një plan masash është organizuar në Dibër për parandalim, evidentim dhe goditje të krimeve m...
Aktualitet
22 Maj 2022, 10:19
Foto ilustruese
VLORË- Sherr në familje në Vlorë, një 44-vjeçare ka dhunuar nusen e saj. Ngjarja ka ndodhur mëngj...