22 Maj 2022, 10:48
Nga DOSJA
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet dhe punën për zbardhjen e disa krimeve që kanë tronditur vendin së fundmi, por Policia e Shtetit ka një tjetër detyrë. Pas rrëfimeve të bëra para hetuesëve të SPAK, Policia ka marrë në mbrojtje familjet e Nuredin Dumanit dhe të Henrik Hoxhës, pasi i druhen një hakmarrjeje të mundshme me bërjen e tyre “bashkëpunëtorë të drejtësisë”.
Me rrëfimet e tyre, ata kanë zbardhur dhjetëra ngjarje që kanë ndodhur dekadën e fundit, duke vënë nën akuzë 32 persona, por vetëm 19 janë vendosur në pranga. Mes tyre, edhe bossë të njohur të botës së krimit, si: Florenc Çapja, Ervis Martinaj, Suel Çela, etj.
Vetë Nuredin Dumani, akuzohet për 17 vepra të rënda penale, pasi ai vijon të mbahet ende në spitalin e burgut, jo vetëm për të evituar përballjen me të burgosurit e tjerë, por edhe se ende merr kurim për plumbin e marrë një muaj më parë. Ndërsa për të penduarin tjetër Henrik Hoxhajn rëndojnë shtatë akuza kriminale, por më së shumti në vrasje e plagosje, ka shërbyer si “syri dhe veshi” i Dumani gjatë kohës që ky i fundit ka qenë në Kosovë. Të dy për vrasje të caktuara u janë premtuar qindra mijëra euro, konkretisht për të hequr qafe Endrit Doklen, Ervis Martinaj u kishte premtuar gjysmë milioni euro.
(k.m/Dosja.al)
Aktualitet
22 Maj 2022, 10:06
Foto ilustruese
DIBËR- Një plan masash është organizuar në Dibër për parandalim, evidentim dhe goditje të krimeve m...
Aktualitet
22 Maj 2022, 10:19
Foto ilustruese
VLORË- Sherr në familje në Vlorë, një 44-vjeçare ka dhunuar nusen e saj. Ngjarja ka ndodhur mëngj...
Aktualitet
22 Maj 2022, 09:37
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar i cili rezultonte i shpallur në kë...
Aktualitet
22 Maj 2022, 07:18
Moti
TIRANË- Gjatë ditës së sotme vendi ynë pritet që të jetë në dominimin e kthjellimeve në po...
Aktualitet
21 Maj 2022, 23:09
Xheni Karaj
TIRANË- Në Shqipëri u mbajt të shtunën e 21 majit “Tirana Pride 2022”. Qindra aktivistë dhe mbës...
Aktualitet
21 Maj 2022, 23:02
familja
TIRANË- Në mes të qindra aktivistëve që marshuan sot nëpër rrugët e Tiranës, ishte edhe një famil...
Aktualitet
21 Maj 2022, 22:27
Manastir Resort
TIRANË- Kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff është pyetur nga Zëri i Amerikës ...
Aktualitet
21 Maj 2022, 22:06
Ruloti
FIER- Një rulot me targa portugeze ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se ruloti dre...
Aktualitet
21 Maj 2022, 21:48
TIRANË- Një autobot ka pësuar rrjedhje gazi në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku autoboti teksa do t&eu...
Aktualitet
21 Maj 2022, 21:43
AMB
TIRANË- Sot në Tiranë një grup veprimtarësh, studiuesish dhe ekspertësh të historisë dhe arkeologjisë zhvi...