LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati i “Don Boskos”, një sirian nxori emrin e Shërrnikut. Shoku në Fushë-Kuqe: Targat ia dha “shefit” (Lidhja me Ervis Martinajn)

Thahir Alleat, është marë në pyetje nga policia Gjermane, duke konfirmuar se targat ishin marë nga Nikoll Shërniku në vitin 2020. Sipas Sirianit, 3 targat ishin vendosur në një vend ku grumbullonin hekurishtet.

9 Qershor 2023, 15:09 Nga k.m.
Atentati i “Don Boskos”, një sirian nxori emrin e
Nikoll Sherrniku dhe Ervis Martinaj

Emri i Nikoll Shërrnikut, si person i dyshuar se implikohet në targat gjermane “REHX 112”, të cilat në datën 12 Mars 2023 u përdorën në mjetin tip” BMWX6”, ku u qëllua me armë automatike në drejtim të lokalit të Fation Muratit, është përmendur për herë të parë nga një shtetas Sirian që punon në Gjermani.

Qëllimi i këtij sulmi me armë ka qënë vrasja e Ervis dhe Elvin Murati, vëllezërit Fation Muratit. Por në këtë atentat mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja, ndërsa u plagosën Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk, Emanuel Çala dhe 10-vjeçarja R.P.

“Ora News” mëson ekskluzivisht se Thahir Alleat, me kombësi Siriane por punonjës në ambjentet e servis “Gago” në Gladbek të Gjermanisë, ka ndihmuar në identifikimin e Nikoll Shërrnikut. Siriani Alleat, fillimisht i ka pohuar pronarit të tij Kosovar, Gazmend Jakupi, se targën “REHX 112” dhe dy targa të tjera i kishte marë në 2020 nga ambjentet e Servisit, Nikoll Shërrniku.

Këtë dëshmi punonjësi Sirian, ja ka dhënë Gazmend Jakupit, vetëm pasi policia Gjermane dhe ajo Kosovare, kishin intesifikuar hetimet për pronarin e servisit, pasi biznesi i tij ishte zbuluar se kishte lëshuar targat për një automjet “Audi A6”, i cili më pas ishte shitur për skrap në fshatin Drenas të Kosovës.

Thahir Alleat, është marë në pyetje nga policia Gjermane, duke konfirmuar se targat ishin marë nga Nikoll Shërniku në vitin 2020. Sipas Sirianit, 3 targat ishin vendosur në një vend ku grumbullonin hekurishtet.

Për këtë informacion është informuar policia Shqiptare, e cila ka marë në pyetje Nikoll Shërrnikun, i cili ndodhej në ambjentet e burgut “Shën-Koll” të Lezhës, për një ngjarje tjetër kriminale.

Ndërkohë dëshmia që ka bindur policinë për arrestimin e Shërrnikut, është e bashkëfshatarit të tij, Serjan Gjini, i cili njëherësh është vëllai i Kreshnik Gjinit, një punonjës tjetër i Servis “Gago” në Gjermani.

Serjani, i ka pohuar policisë shqiptare se gjatë komunikimeve që ka pasur në telefon me Shërrnikun, kur ai ishte në Gjermani, i ka deklaruar se nuk kishte gejtur makinë për ta blerë. Por nga servisi kishte marë tre palë targa.

“Për marjen e tre palë targave, mua ma ka konfirmuar dhe vëllai im Kreshniku, që punon tek servis “Gago” në Gjermani…”-shpjegon Serjan Gjini.

Më tej ky i fundit shton se kur është takuar në Fushë-Kuqe me Nikoll Shërrnikun, ai i ka pohuar se targat e mara në Gjermani, do t’ja çonte Ervis Martinaj të cilin ai e thëriste “shefi”, pasi ishte porosi e tij.

Lidhur me këtë situatë policia ka marë në pyetje Nikoll Shërrnikun, i cili ka pranuar se gjatë vitit 2020 së bashku me një shokun e tij Italian të quajtur “Massimo”, kanë udhëtuar në rrugë tokësore drejt Gjermanisë, duke u vendosur në Dyseldorf.

Në Gjermani Shërrniku, ka qëndruar në të njëjtën banesë me Kreshnik Gjini, me të cilin ka lidhje shoqërore dhe familjare pasi janë nga e njëjta zonë, Fushë-Kuqe, e Laçit.

“…gjatë qëndrimit në Gjermani unë kam shkuar çdo ditë tek auto servis "Gago", ku punonte Kreshnik Gjini, i cili e ka prezantuar atë me pronarin e tij, një shtetas kosovar që thirrej "Gago". Tek servisi kam parë makina të ndryshme, pasi doja ti blija, por nuk kam marrë apo vjedhur ndonjë gjë në këtë servis. Për shkak se asokohe kisha babain të sëmurë, më është dashur që pas dhjetë ditësh qëndrim në Gjermani, të kthehem në Shqipëri. Jam kthyer me avjon dhe në aeroport më ka shoqëruar shoku im, Kreshnik Gjini…”-ka pohuar për policinë shqiptare, Nikoll Shërrniku.

Në dëshminë ekskluzive që “Ora News” ka mundur të sigurojë, Serjan Gjini, në 30 Maj 2023 ka treguar para policëve të Tiranës, se jeton në Fushë-Kuqe të Laçit, ku është vetëpunësuar si mekanik në servisin e tij.

Sipas tij rreth katër vite më parë ka qenë në shtetin Gjerman, ku për pak kohë ka punuar si mekanik tek servis "Gago", në pronësi të shtetasit kosovare Gazmend Jakupi, në të cilin ka qenë dhe është i punësuar vëllai i tij Kreshnik Gjini, si dhe shtetasi Dorjan Vuthaj, i cili është shok i tyre.

Në të njëjtin servis punon si mekanik dhe Elidon Vuthaj nga fshati Fushë-Kuqe Laç. Me të tre këto persona Serjan Gjini, mban kontakte të vazhdueshme ashtu edhe fizike gjatë kohës që ato vijnë në Shqipëri.

Në vijim të deklarime Gjini, ka shpjeguar se:

"... në muajin Mars të vitit 2023 ku data e sakte nuk më kujtohet më ka shkruajtur në Ëhatsapp Gazmend Jakupi, i cili me ka shkruajtur: "Ku je…?, Sepse kam ardhur në Shqipëri dhe tani jam në Fushë-Kuqe tek lokali i Luanit…".

Unë i kam thënë se po shkoja aty dhe kam shkuar tek lokali i Luanit, ku aty kam takuar Kosovarin Gazmend Jakupi, i cili ishte së bashku me një person tjetër shtetas kosovar nga Prizreni.

Pasi u përshëndetëm, Gazmend Jakupi, me pyeti se çfarë ishte bërë me targat Gjermane RE HX 112 që shtetasi Nikoll Sherniku ka marrë tek servisi i tij në Gjermani përpara disa kohësh. Unë i kam thënë se e di që këto targa i ka marrë shtetasi Nikoll Sherniku, por nuk e di çfarë kanë bërë me to, ku mund ti ketë lënë apo kujt mund t'ja ketë dhënë, sepse Nikolla është në burg.

Gazmend Jakupi, më tha se në Gjermani është bërë problem puna e targave, pasi policia atje po bënte hetim. Gazmendi dukej shumë i shqetësuar dhe vetëm për këtë kishte ardhur nga Gjermania në Shqipëri.

Për sa i përket dijenisë time në lidhje me targat “RE HX 112”, s’qaroj se disa muaj para se Nikoll Shërrniku, të kapëj në qytetin e Lezhës me armë së bashku me një femër nga zona e Fushë-Kuqes, ka qënë në Gjermani.

Unë atë kohë mbaja kontakte të vazhdueshme telefonike me Nikoll Shërrnikun, i cili më ka treguar se në Gjermani kishte shkuar në rrugë tokësore nga Italia.

Ai më ka marrë në telefon dhe më ka thënë se ndodhej tek servis “Gago” në Gladbek, ku po interesohej te blinte tek servis “Gago” një makinë.

Ishte takuar me vellain tim Kreshnikun si dhe Elidon dhe Dorjan Vuthaj me të cilët janë shokët tonë të përbashkët. Gjatë këtyre komunikimeve telefonike Nikoll Shërrniku, më ka thënë që nuk kishte gjetur makinë por nga servisi kishte marrë tre palë targa gjermane, njëra nga të cilat ishte RE HX 112, për ti përdorur në Shqipëri me qëllim t’ju shmangej policisë.

Faktin e shkuarjes së Nikoll Shërrnikut tek servis “Gago” në Gjermani dhe marrjes së targave, mua ma ka konfirmuar në telefon dhe vëllai im Kreshnik Gjini.

Pak ditë më pas, Nikoll Shërrniku, ka ardhur në Fushë-Kuqe dhe gjatë komunikimeve të drejtperdrejta që kam patur me të ai me ka konfirmuar dhe njëherë faktin që në Gjermani kishte marrë tre pale targa dhe i kishte sjellë ato në Shqipëri.

Gjithashtu Nikoll Shërrniku më ka thënë se këto targa do t'ia çonte Ervis Martinaj, të cilit ai i thërriste "shef" pasi ishin porosi e tii.

S’qaroj se Ervis Martinaj, e ka pas mbajtur shumë afër Nikoll Shërrnikun, i cili praktikisht ishte "ushtar" i tij.

Unë personalisht nuk kam pasur kontakte të drejtpërdrejta me Ervis Martinaj, por herë pas herë kam punuar në servis me makina të tij që i sillte, Nikoll Shërrniku.

Mesa më kujtohet makinat që Nikoll Shërrniku i sillte për servis tek unë kryesisht “Mercedez-Benz” të gjitha me ngjyre gri me targa shqiptare, të cilat nuk i mbaj mend.

Me Nikoll Shërrnikun, mbaj kontakte dhe aktualisht në rastet kur ai me telefonon ngo kabina e burgut nëpërmjet numrit +355 4.420 XXXX, me të cilin hera e fundit që kam folur ka qënë dje, dhe sipas bisedës në telefon rezulton që ka qenë ora 19:42 min..."./OraNews

nikoll sherniku

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje