LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhunimi i gazetarit Ervis Hila, reagon SafeJournalists: Institucionet të hedhin dritë mbi ngjarjen

Në një reagim zyrtar kërkojnë zbardhjen e plotë të çështjes dhe vendosjen e fajtorëve para drejtësisë.

26 Janar 2023, 16:19 Nga k.m.
Dhunimi i gazetarit Ervis Hila, reagon SafeJournalists: Institucionet të
Ervis Hila

TIRANË- Rrjeti “Safe Journalists”, që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor ka reaguar menjëherë pas dhunimit të gazetarit të ReportTv, Ervis Hila. Në një reagim zyrtar kërkojnë zbardhjen e plotë të çështjes dhe vendosjen e fajtorëve para drejtësisë.

REAGIMI I PLOTË:

Të enjten, datë 25 janar 2023, në orën 16:40 në Lezhë të Abanisë, dy persona kanë sulmuar fizikisht gazetarin e Report Tv, Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij. Të mërkurën, Elvis Hila kishte raportuar për Report Tv dhe Shqiptarja.com për një vendim gjykate në Lezhë. Pas këtij denoncimi, dy persona kanë sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten e tij Benereta Hila, e cila është goditur në kokë nga autorët teksa tentonte të ndërhynte dhe të merrte telefonin që i kishte rënë përdhe për shkak të sulmit. Gazetari nga dhuna ka marrë fraktura në trup dhe ka shkuar në spital bashkë me bashkëshorten. Më pas ata e kanë denoncuar ngjarjen në polici. 

“Është në dorë të drejtësisë, por kjo nuk më pengon të them të vërtetën në punën time, pavarësisht se disa segmente nuk e pëlqejnë”, tha Hila në Report TV, pas sulmit. Policia ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj reporterit të Report Tv në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim dy autorët.

Kjo nuk është hera e parë që Hila sulmohet për shkak të punës së tij si gazetar. Rrjeti SafeJournalist ka reaguar në vitin 2020 për ndalimin e paligjshëm nga Policia e Elvis Hilës (këtu).

“Ky është një rast shumë i rëndë ndaj një gazetari vendas, i përkeqësuar sepse përfshin edhe gruan e tij, por edhe sepse është një tregues i vështirësive që hasin gazetarët në raportimin e çështjeve që lidhen me krimin apo krimin e organizuar. Nga ana tjetër, vlerësohet reagimi i shpejtë i autoriteteve dhe solidariteti dhe mbështetja publike për Elvis Hilën” – Blerjana Bino, Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri.

Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i dënon këto raste dhe u bën thirrje organeve kompetente që të garantojnë sigurinë e gazetarëve, veçanërisht në kohë delikate. Për më tepër, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hedhin dritë mbi të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve që kanë ndodhur në Kosovë, sepse çdo rast i pandëshkuar sjell më shumë krime ndaj gazetarëve.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjithë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për rastet e fundit. Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve. Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 26.01.2023 

Si ndodhi ngjarja?

Gazetari Elvis Hila është dhunuar ditën e djeshme për shkak të detyrës. Pre e sulmit ka rënë edhe bashkëshortja e tij. Vetë gazetari Hila ka bërë kallëzimin në Polici, në të cilin ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur këtë pasdite dhe se gjithçka lidhet me një lajm që ai ka publikuar për Fran Amerin, një qytetar i shpallur fajtor për veprën penale "Falsikim Dokumentesh". Hila thotë se fillimisht është tleefonuar nga dy personat e shpallur në kërkim për ngjarjen në fjalë Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, të cilët i kanë lënë takim. Në momentin që është përballur me ta, gazetari thotë se personat në fjalë kanë nisur ta kërcënojnë dhe t’i kërkojnë llogari për lajmin. Më pas e kanë dhunuar. Mes tyre ka ndërhyrë dhe bashkëshortja e Hilës, të cilën e kanë qëlluar gjithashtu. Burrë e grua kanë përfunduar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ervis hila

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen