27 Maj 2025, 08:52
Nga M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një 60-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi rezulton se është dënuar me burg në Itali për përdhunimin e vajzës së tij të mitur. Bëhet me dije se Nikolla Llogo, banues në Durrës, u arrestua në kuadër të operacioni policor “Operacionalja 46”.
Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në komunën Noceto të Italisë, ndërsa më 23 maj 2025 Nikolla Llogo u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), informuan blutë. 60-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”. I dënuar në Itali, me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, kapet në Durrës nga Operacionalja, 60-vjeçari.
Në vijim të punës për gjurmimin për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, siguruan informacion për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane.
Bazuar në informacionin e marrë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit Nikolla Llogo, 60 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali. Vijon puna për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.
durres
Aktualitet
27 Maj 2025, 08:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht nga Shqipëria “Defender Europe 25”, nj&eu...
Aktualitet
27 Maj 2025, 08:30
N.F
Lame
TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet sot në banesën e fundit. Familja Lame ka njoftuar se ...
Aktualitet
27 Maj 2025, 07:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sot do të zhvillohet etapa e dytë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë. Për...
Aktualitet
27 Maj 2025, 07:20
M.B
Pjesë nga emisioni
TIRANA- Bashkëpunëtori i “Tak-Fak” që u infiltrua në qendrën e masazheve, që vetëm e...
Aktualitet
27 Maj 2025, 07:10
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Albcontrol njoftoi së fundmi në sistemin e prokurimeve se lidhi kontratën me kompaninë fituese T B S 96 SHPK p&e...
Aktualitet
27 Maj 2025, 07:03
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me masa ajrore me origj...
Aktualitet
26 Maj 2025, 22:57
I.A
Objeki
DHëRMI- Një objekt i çuditshëm është shfaqur ditën e sotme në Dhërmi. Në videon e publikuar nga ...
Aktualitet
26 Maj 2025, 22:54
E. D
TIRANË- Një javë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në redaksinë e vogël të portalit “Argumentum” n&...
Aktualitet
26 Maj 2025, 22:30
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në mars të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi një problem nga qyteti i Fierit. 85-vje&cced...
Aktualitet
26 Maj 2025, 22:28
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një qytetar tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se nëpërmjet një të afë...