LIVE UPDATES
Aktualitet

Sulmi kibernetik dhe mediat, Zëri i Amerikës: Të gjithë janë kundër urdhrit të Prokurorisë

Kundër urdhërit të Prokurorisë, janë shprehur dhe gazetarë apo drejtuesë të portaleve të informacionit. Në disa prej tyre edhe sot ka vijuar publikimi i informacioneve të përfituara nga shpërndarja online e shkëmbimit të emaleve të ish Drejtorit të Përgjithshëm të policisë shqiptare Gledis Nano.

20 Shtator 2022, 21:32 Nga DOSJA
Sulmi kibernetik dhe mediat, Zëri i Amerikës: Të gjithë
Sulm kibernetik

TIRANË- Vendimi i një dite më parë i Prokurorisë së Tiranës për ndalimin e publikimit nga mediat vendase të të dhënave të përfituara nga sulmi kibernetik që goditi sistemet e informacionit të Policisë së shtetit, të cilat janë hedhur online, ka sjellë reagime nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë. Në një deklaratë për rastin, Unioni i gazetarëve shqiptarë shprehet se “ky vendim dhe paralajmërimi kërcënues për mospublikim të asnjë të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik në mediat audiovizive, të shkruara, online, rrjetet sociale apo në formë të publikimit apo transferimit të të dhënave, le vend për diskutim dhe krijon hapësirë për ndikim censurues mbi mediat dhe gazetarët”.

Nga njëra anë Unioni i bën thirrje, gazetarëve dhe redaktorëve “të dëshmojnë përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë shërbimi publik. Të vlerësojnë si asnjëherë më parë, aspekte të informacioneve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe dëmtimin e qytetarëve”. Ndërsa nga ana tjetër vlerëson se “vendimi i prokurorit të Prokurorisë Gjyqësore dhe paralajmërimi kërcënues për nisje hetimesh, përbëjnë në mos një kërcënim të drejtëpërdretë, padyshim të tërthortë, për lirinë e informimit, të fjalës dhe të raportimit. Krijon premisë të fortë për censurim dhe vetëcensurë në realitetin informues”. Sipas Unionit “kjo masë nuk parandalon dhe as nuk mbron. Ky vendim, vetëm ndëshkon diçka tjetër, të drejtën profesionale që ka lidhje me lirinë themelore në shoqërinë tone”, ndërsa vë në dukje se “aktualisht në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet e online-t në rajon, po qarkullojnë dhe publikohen këto të dhëna pavarësisht vendimit të prokurorit”.

Kundër urdhërit të Prokurorisë, janë shprehur dhe gazetarë apo drejtuesë të portaleve të informacionit. Në disa prej tyre edhe sot ka vijuar publikimi i informacioneve të përfituara nga shpërndarja online e shkëmbimit të emaleve të ish Drejtorit të Përgjithshëm të policisë shqiptare Gledis Nano.

Në një deklaratë të bërë publike pasdite, ku flet për hetimet mbi sulmet kibernetike, Prokuroria e Tiranës deklaron se vendimi i saj “nuk ka për qëllim pengimin e veprimtarisë së Medias por është kryer në kuadër të një procedimi penal ku publikimi apo shumëfishimi mediatik i informacioneve të klasifikuara dhe sensitive (që është në vetvete qëllimi kriminal i këtij sulmi), informacione këto të vjedhura, do të cënonte rëndë si ecurinë e hetimeve, ashtu dhe sigurinë e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë”.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), gjithashtu deklaroi sot përmes një deklarate se “duke respektuar standardin e veprimtarisë së lirë audiovizive, apo të pavarësisë editoriale në hartimin dhe prodhimin e katalogëve të programeve nga subjektet e licencuara, AMA, ka pritshmëri që redaksitë të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale në prezantimin dhe trajtimin e publikimit të të dhënave që janë përftuar në mënyrë të paligjshme nga grupe hakerash iranianë në sistemet kompjuterike të institucioneve publike shqiptare”. AMA vijon më tej me thirrjen që “të evitohen publikimet e përmbajtjeve që pengojnë dhe dekonspirojnë hetimin e organit procedues”.

Marrë nga VOA

dosjet sekrete te policise irani uslmon shqiperine

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit