LIVE UPDATES
Aktualitet

VKM-ja për kullat/ BIRN: Qeveria kërkon të amnistojë pa ligj oligarkët e kateve pa leje në Tiranë

Një vendim kontrovers i qeverisë për legalizimin e kateve pa leje të pallateve në Tiranë ngre shqetësime për favorizimin e ndërtuesve të mëdhenj si dhe anashkalimin e Kodit Penal që parashikon dënime deri në 8 vjet burg

20 Shtator 2022, 19:57 Nga DOSJA
VKM-ja për kullat/ BIRN: Qeveria kërkon të amnistojë pa ligj
Edi Rama

TIRANË- Gjatë një ceremonie prezantimi të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit më 7 shtator, kryeministri Edi Rama lëshoi papritur një mori akuzash për abuzimet me lejet e ndërtimit në Tiranë. Rama foli për mijëra metra katrorë pa leje në sheshin “Skënderbej” dhe i kërcënoi ‘ndërtuesit milionerë’ se do t’i shlyenin mëkatet vetëm duke i dhuruar katet shtesë.

“Ta dhurojnë për popullin dhe për shtetin çdo kat dhe çdo metër katror shtesë…,” deklaroi Rama me tone populiste.

Por kryeministri foli gjithashtu për falje dhe u ofroi ndërtuesve një komardare shpëtimi nga ndjekja penale. Mesazhi i Ramës u përforcua nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, të cilët ekspozuan si të paligjshme karabinatë e dy pallateve në pronësi të dy kompanive të mëdha të ndërtimit në Tiranë.

“Nëse zgjedh opsionet e para menjëherë fillon procedura e legalizimit… Dhe shpëton nga ndjekja penale,” tha Çuçi në një video që u transmetua në faqen e tij në Facebook.

Ndërtimi pa leje është krim në Shqipëri dhe Kodi Penal parashikon dënime deri në 5 vjet burg për qytetarët e zakonshëm dhe 8 vjet burg për objektet me qëllime fitimi.

Megjithatë, Këshilli i Ministrave i anashkaloi këto sanksione përmes një vendimi të miratuar më 7 shtator, i cili u jep ndërtuesve të mëdhenj një mundësi për t’i ligjëruar shtesat apo godinat e paligjshme, në këmbim të një pagese financiare apo dhënies së sipërfaqeve në favor të shtetit.

Vendimi parashikon procedurat e transferimit të sipërfaqeve të paligjshme nga subjektet private te shteti dhe anasjelltas dhe nuk e përmend në mënyrë eksplicite ndjekjen penale.

Për ekspertët e ligjit, ky vendim përbën një anashkalim të rendit juridik si dhe vendos një standard të dyfishtë mes biznesmenëve të mëdhenj dhe qytetarëve të zakonshëm.

“Është paradoks të ndërtosh kate pa leje dhe të mos përgjigjesh penalisht, ndërkohë që qytetarët e thjeshtë penalizohen edhe për gjëra shumë më të vogla,” i tha BIRN Ervin Metalla, ish-gjyqtar dhe tashmë avokat.

“Kjo nuk mund të bëhet me Vendim të Këshillit të Ministrave. Vetëm një ligj [amnistie] mund të dekriminalizojë një vepër penale edhe nëse është në ndjekje penale,” shtoi ai.

Vendimi i qeverisë kundërshtohet edhe nga opozita, e cila po bëhet gati ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas deputetit demokrat, Gazmend Bardhi, qeveria po merrte në mbrojtje ‘oligarkët e ndërtimit të kullave pa leje në mes të Tiranës”.

Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga mohoi se qeveria po bënte një amnisti penale përmes VKM-së dhe këmbënguli se ndërtuesit do t’i paguanin “sa frëngu pulën” shtesat pa leje.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave të cilit ju i referoheni nuk synon të ndikojë raportet mes sipërmarrësve private dhe organeve të drejtësisë,” tha Fuga.

I pyetur specifikisht se pse Rama dhe ministrat premtonin ndalim të ndjekjes penale, Fuga dha përgjigje kontradiktore. Ai shtoi gjithashtu se vendimi do të rikthente “në ligjshmëri sipërfaqet e ndërtimit pa leje” dhe do i fuste sipërmarrësit brenda një “kornize të re përgjegjshmërie”.

Kullat shumëkatëshe në qendër të Tiranës. Foto: LSA
Kullat shumëkatëshe në qendër të Tiranës. Foto: LSA

Mungesa e kontrollit të territorit dhe ndërtimet pa leje kanë qenë një nga problemet themelore me të cilat janë përballur të gjitha qeveritë e tranzicionit në Shqipëri që pas rënies së komunizmit në fillim të viteve ’90.

Vetëm në 5 vitet e fundit, 3415 persona janë dënuar për veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm”, ndërsa mijëra të tjerë janë përballur me ndjekje penale dhe sanksione administrative.

Që prej miratimit të VKM-së “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi”, përfaqësues të lartë të qeverisë kanë ekspozuar dy ndërtime në shkelje të lejeve të miratuara, të cilat mund të jenë objekt i këtij vendimi.

Njëri prej pallateve karabina i përket kompanisë “Xheluks Construksion” shpk me administrator biznesmenin Julian Morina, ndërsa  godina tjetër kompanisë “Salillari” – një ndër kontraktorët më të mëdhenj të punëve publike.

Por të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se të dyja objektet ishin prej kohësh në proces hetimi.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, ndërtimi i kompanisë “Xheluks Construksion” ishte në hetim prej majit 2021, ndërsa hetimet e kryera nga kompania “Salillari” kishin filluar këtë vit.

“Hetimet kanë nisur fillimisht mbi bazë të materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë nr.1 Tiranë”, tha Prokuroria e Tiranës në një përgjigje zyrtare për BIRN. Prokuroria tha se po verifikonte edhe ndërtime të tjera të denoncuara publikisht.

Një prokuror i Prokurorisë së Tiranës i tha BIRN në kushtet e anonimatit se organi i akuzës do t’i vazhdonte hetimet dhe se VKM-ja nuk i shpëtonte ndërtuesit nga ndjekja penale. “Vetëm përmes një ligji amnistie,” tha ai, duke nënkuptuar mundësinë për pushimin e ndjekjes penale.

Për opozitën, vendimi i qeverisë është një përpjekje për amnisti, pa ia vënë këtë emër dhe pa kaluar përmes Parlamentit, ku duhen 84 vota.

“Ky akt është legalizim pa ligj i ndërtimeve pa leje, është amnisti penale pa ligj, duke i përjashtuar nga dënimi me burg, është certifikim i pabarazisë mes qytetarëve,” tha Bardhi në lajmërimin se VKM do të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.

“Situatë e paqartë ligjore”

Legjislacioni aktual parashikon konfiskim të ndërtimeve pa leje të ndërtuara për qëllime fitimi dhe ndryshe nga sa synohet përmes VKM, nuk “i kërkon dorën” ndërtuesit shkelës për ta arritur këtë.

Kodi Penal në nenin 36 i kërkon gjykatës që detyrimisht të konfiskojë dhe kalojë në favor të shtetit mjetet që kanë shërbyer për të kryer veprën penale dhe produket e kësaj vepre, “ku përfshihet çdo lloj pasurie” apo edhe përfitimet prej saj, nëse ka pasur të tilla.

Në plotësim të Kodit, edhe ligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” parashikon konfiskimin e shtesave apo ndërtimeve pa leje. I ndryshuar për herë të fundit në vitin 2020, ky ligj parashikon se ndërtimi pa leje prishet nëse është nën 2 për qind të volumit të ndërtimit dhe konfiskohet nëse është nga 2 deri në 10 për qind e volumit të ndërtimit dhe përmbush kriteret teknike për të mos u prishur.

Nëse leja është tejkaluar mbi 10 për qind të volumit, e gjithë godina në të cilën është ndërtuar konfiskohet në favor të shtetit.

VKM i ka neglizhuar të dy ligjet dhe përmes një formule akrobatike u kërkon ndërtuesve të përfshihen në një proces, që ua legalizon shtesat në bazë të të cilit ata paguajnë një gjobë dhe çmimin e sipërfaqes së ndërtuar, bazuar në vlerën e tregut. Ata mundet gjithashtu që ta dhurojnë sipërfaqen te qeveria.

Sipas deputetit demokrat, Gazmend Bardhi, e gjithë kjo sipërmarrje e qeverisë është “akt për favorizimin e oligarkëve”, e cila po shitet si “luftë kundër milionerëve”.

Bardhi pretendoi gjithashtu se VKM ishte antikushtetuese sepse “cënon barazinë e shtetasve përpara ligjit dhe hierarkinë e akteve normative”.

Në të kundërt, qeveria mohon se përfituesit po marrin një trajtim preferencial.

Fuga i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se VKM-ja rregullonte procedura që nuk mund të ndiqeshin përmes Kodit Penal dhe se vetë ndërtuesit do të angazhoheshin të plotësonin dokumentacionin për gjendjen teknike të godinës.

Ai po ashtu pretendoi se në proces ishin përfshirë ndërkohë të tretë si blerës dhe se ndjekja penale e komplikonte situatën e tyre, ndërsa VKM u ofronte atyre legalizim të apartamenteve apo dyqaneve.

“Në këtë formë, sipërfaqja jashtë lejes së ndërtimit ligjërohet duke u regjistruar dhe njëkohësisht shtetit i vihen në dispozicion burime financiare apo sipërfaqe ndërtimi,” tha Fuga përmes një përgjigje me shkrim.

Avokati Ervin Metalla i tha BIRN se vendimi i qeverisë i shtohej një korpusi ligjesh mbi ndërtimet pa leje që e bënin situatën ligjore edhe më të paqartë. Sipas tij, këto ndryshime bëheshin për shkak se ligjet ekzistuese nuk ishin zbatuar.

“Paqartësia e kuadrit ligjor dhe nënligjor lidhur me fatin e ndërtimeve pa leje dhe autorëve të tyre buron edhe nga mbivendosja e shumë akteve ligjore apo nënligjore që miratohen për të kuruar problemet e krijuara nga moszbatimi i kuadrit rregullator ekzistues,” përfundoi Metalla.

Marrë nga Reporter.al

edi rama konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!