LIVE UPDATES
Aktualitet

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, ekspertët: Paralizoi infrastrukturën e rëndësishme

Më 6 shtator të këtij viti, qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Vendimi erdhi pasi gjatë këtij viti, vendi u godit nga tre sulme kibernetike nga grupe iraniane hackerimi.

15 Shtator 2022, 08:28 Nga A.B

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, ekspertët: Paralizoi

Hetimet, në bashkëpunim me SHBA-në, arritën në përfundimin se bëhet fjalë për grupe iraniane, të lidhur me strukturat shtetërore. Irani e quajti këtë vendim të pamenduar dhe të pabazuar në fakte.

Vendimi i qeverisë së Shqipërisë ishte i drejtë, thotë për Deutsche Welle-n Kolonel Dritan Demiraj, i cili shërbeu për 35 vite në Forcat e Armatosura Shqiptare, ku drejtoi një sërë misionesh luftarake në Lindjen e Mesme. "Vendimi i qeverisë shqiptare për të larguar personelin e ambasadës iraniane nga vendi erdhi në një moment kur prej disa vitesh personeli i kësaj ambasade ishte përfshirë në veprimtari, të cilat tejkalonin misionin e tyre diplomatik dhe dëmtonin sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, partnerëve tanë dhe qytetarëve të vendit tonë. Padyshim që është një vendim në kohën e duhur, i cili mund të jetë kërkuar edhe nga partnerët tanë më të rëndësishëm” – tha Demiraj për Deutsche Welle.

Sulmi kibernetik paralizoi infrastrukturën e rëndësishme

Dr.Afshin Shahi, profesor i asociuar dhe pedagog i politikës së Lindjes së Mesme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin e Bradfordit në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se vendimi i qeverisë shqiptare që ndëpreu lidhjet diplomatike me Iranin, mund të shihet si akt vetë-mbrojtjeje. "Në botën që po jetojmë, siguria kibernetike është një nga parakushtet më të rëndësishme të drejtimit të një shteti. Ajo lidhet drejtpërdrejt me sigurinë ekonomike, politike, ushtarake dhe shoqërore të çdo shteti. Sulmi kibernetik i Republikës Islamike paralizoi infrastrukturën e rëndësishme në Shqipëri. Ky është qartazi një veprim fyes i agresionit që shkel sovranitetin kombëtar shqiptar”, tha Shahi.

Pas ultimatumit të qeverisë shqiptare për largimin e stafit brenda 24 orëve, Teherani reagoi diplomatikisht. Ministria e Jashtme iraniane i konsideroi pretendimet për sulmet kibernetike "të pabaza" dhe fajësoi "palët e treta" për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë lidhjet me Teheranin. Ndërsa NATO dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dënuan sulmet dhe konfirmuan mbështetjen e tyre ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për të minimizuar dëmet dhe për të rimarrë veten nga këto sulme.

Prania e rreth 3000 muxhahedinëve në Shqipëri është konsideruar si shkaku kryesor i kësaj "lufte” kibernetike. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s që nga viti 2009, strehon rreth 3000 muxhahedinë të grupit opozitar Iranian MEK, të cilët vendi i tyre i konsideron terroristë. Megjithatë, ekspertët në të dyja kampet e analizojnë ndryshe praninë e tyre. Për Kolonel Demirajn, njëkohësisht ish-ministër i Punëve të Brendshme, kjo tezë është pjesërisht por jo plotësisht e vërtetë. "Jo plotësisht, për shkak se në këndvështrimin tim mosmarrëveshjet midis dy vendeve kanë ekzistuar edhe përpara marrjes së vendimit për strehimin e muxhahedinëve të MEK-ut. Një arsye tjetër është se qeveria e Shqipërisë është e pozicionuar haptazi në krah të SHBA-së, dhe kjo padyshim që nuk është parë me dashamirësi nga regjimi i mullahëve në Teheran, që në të kaluarën është përpjekur të ndërmarrë edhe sulme kundër anëtarëve të MEK-ut në Shqipëri”.

Profesor Shahi argumenton, se megjithëse Shqipëria është një aleat i ngushtë amerikan dhe një vend anëtar i NATO -s, nuk ka mosmarrëveshje të mëdha me Republikën Islamike. "Problemet filluan vetëm pasi Shqipëria vendosi të strehojë 3000 anëtarë muxhahedinë të MEK. Edhe pse MEK janë një armik i Republikës Islamike, sipas ligjit ndërkombëtar Teherani nuk ka të drejtë të ndërmarrë një veprim të tillë agresioni. Edhe nëse shenjestër do të kishin qenë vetëm muxhahedinët, kjo mbetet gjithsesi një shkelje e qëllimshme e sigurisë kombëtare shqiptare”.

"Lufta” kibernetike që vjen nga Irani

Pak ditë më parë, stukturat policore në të gjithë Shqipërinë u detyruan të stakojnë sistemin TIMS, sistem i cili përmban të gjitha gjeneralitetet e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj, që hyjnë e dalin në pikat kufitare të të gjithë territorit. Jo vetëm gjeneralitetet, por i gjithë historiku penal është pjesë e tij. Arsyeja e nxjerrjes nga puna për rreth 24 orë të kësaj databaze, ishte detektimi se ai mund të ishte hackeruar.

Pas sulmit, qeveria akuzoi sërish grupet iraniane të hackerimit, duke qetësuar qytetarët se nuk kishte rrjedhje të rëndësishme të të dhënave. Sulmi i parë u shënua në muajin maj ndaj faqes zyrtare administrata.al dhe i dyti në muajin korrik, ndaj faqes e-albania, aty ku shqiptarët aplikojnë për marrjen e shërbimeve publike.

Duke iu referuar një raporti të kompanisë "Microsoft”, qeveria shqiptare tha se dyshohen katër grupe hackerimi, njëri prej të cilëve i lidhur me EUROPIUM – grup i njohur publikisht për lidhjet me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit.

Amin Sabeti, ekspert i sigurisë kibernetike në Iran, thekson se sulmet në internet kryhen nga hakera të lidhur me qeverinë iraniane, IRGC, dhe Ministrinë e Informacionit, të cilat shënjestrojnë kundërshtarët politikë, gazetarët dhe aktivistët si brenda e jashtë vendit, dhe spiunët e qeverisë. "Republika Islamike nuk kishte sulmuar kurrë një vend tjetër në këtë nivel më parë, dhe kjo është hera e parë që ata synuan infrastrukturën e një vendi tjetër".

Ekspertët shqiptarë të kibernetikës janë të mendimit se në ditët e sotme duhet investuar më shumë tek siguria kibernetike. Redis Kostalli, konsulent i IT dhe themelues i "Cored”, thekson se sistemet shqiptare të sigurisë janë të prapambetura, me software të papërditësuar dhe vulnerabël, njëri prej të cilëve i tipit CVE-2019-0604. "Natyrisht, nëse niveli i sigurisë në serverat në fjalë mund të kishte qenë më i lartë, sulmet mund të ishin parandaluar. Por këtu po flasim në teori, pasi rrethanat mund të jenë varur nga shumë faktorë, dhe përgjegjësia do të përcaktohet nga organet përkatëse”, thotë ai për DW.

Frikë nga sulme të tjera?

Në lidhje me kërcënimin e sigurisë kombëtare në rast se do të kishte sulme të tjera, Kolonel Demiraj mendon se Shqipëria, së bashku me partnerët e saj, është në gjendje të përballet me sukses në rast përshkallëzimi të situatës.

Analisti Shahi thekson, se NATO nuk ka zgjidhje tjetër përveç që të zgjerojë nocionin e saj të sigurisë kolektive dhe duhet të prezantojë parametra të rinj të sigurisë kibernetike, për të dërguar një mesazh të qartë se një sulm në internet kundër një anëtari të NATO-s është një sulm kibernetik kundër tërësisë së NATO-s.

Sipas Kostallit, institucionet shqiptare duhet të investojnë më shumë në teknologji. "Nuk po them që duhet pasur frikë nga sulmet kibernetike, po për t'u ndërgjegjësuar që bota e internetit është si ato milingonat që nuk pushojnë kurrë. Të dyja palët, mbrojtësit dhe sulmuesit, duhet të punojnë pa pushim. Ai që ndalon, humbet”./DW

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Shtator 2022, 21:02 k.m.

Aksident në Korçë, dy të plagosur

Foto ilustruese KORÇË- Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Korç&eum...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen