LIVE UPDATES
Aktualitet

I moshuari i zhdukur, dëshmia e të riut që e shoqëroi deri në Lushnje: E takova rastësisht

E bija tregoi se 81-vjeçari vuan nga skleroza e lehtë. Ai ishte mashtruar nga disa persona, të cilët i thanë, se do t’i gjenin një njeri që të jetonte me të dhe i morën një shumë parash.

30 Qershor 2022, 23:37 Nga I.A
I moshuari i zhdukur, dëshmia e të riut që e shoqëroi deri
Xhavit Muça

LUSHNJE- Në 19 Maj, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin e të moshuarit Xhavit Muça, i cili rezultonte i humbur prej një muaji. E bija tregoi se 81-vjeçari vuan nga skleroza e lehtë. Ai ishte mashtruar nga disa persona, të cilët i thanë, se do t’i gjenin një njeri që të jetonte me të dhe i morën një shumë parash.

Vajza, që jetonte jashtë, u kthye e bëri denoncim pasi nuk kishte komunikuar me të atin. Vajza mësoi se babai i saj kishte filluar të shoqërohej me një 30-vjeçar të quajtur Erlind Tuci dhe kishin shkuar në Lushnje në një shtëpi, ku ishin kapur në tentativë vjedhjeje. Për pasojë të dy ishin lënë në komisariat për 48 orë e më pas në detyrim paraqitje. Nga ai moment i moshuari u zhduk.

Emisioni “Stop” mundi të gjejë 30-vjeçarin Erlind Tuci, i cili pretendon se Xhavit Muca e ka kapur tek “Ushtari i Panjohur” në Tiranë dhe i ka thënë që të shkonte me të në Lushnje për të marrë disa lekë. Duke tentuar të hyjnë në një shtëpi në Lushnje, i ka kapur policia.

E kam takuar rastësisht në Tiranë Xhavitin edhe rrinte duke ndaluar njerëzit dhe thoshte a po vini për Lushnje se kam prona. E kam takuar te “Ushtari i Panjohur”. I thanë njerëzit jo nuk vijmë. Më ndaloi mua. I thashë po. A po vjen deri në Lushnje me mua se kam ca prona për të marrë dhe vijmë në Tiranë? Mirë i thashë unë. Shkuam te shtëpia 2 minuta kemi qëndruar, mori lekët ai, pyetëm taksinë sa bën, 60 mijë Lekë. Te çanta kishte pinca, kishte çelësa, shumë vegla. I ra Xhaviti me pinca derës, kur më vonë na doli burri i huaj me lopatë, tha çfarë bëni këtu. Erdhi policia, na mori, në futi në furgon edhe na çoi drejt e në komisariat”, thotë Erlind Tuci.

Pasi janë liruar nga komisariati, kanë hipur në furgonat e linjës Lushnje-Tiranë. Por të dy nuk kishin para për të paguar biletën dhe zbritën. Ata u ndanë duke shkuar secili në drejtime të kundërta. Erlind Tucin e mori një taksi dhe e solli në Tiranë. Edhe ai vetë ishte i humbur, pasi nuk shkonte në banesë. Por e gjeti tezja e tij.

“Hipëm në furgon kur më tha fatorino lekët. I thashë, prit t’i them këtij se kam ardhur me këtë për Tiranë unë. Kur tha jo nuk paguaj lekë. Xhavit, i thashë, duhen 8 mijë Lekë për të ardhur në Tiranë. Jo nuk paguaj lekë. Edhe zbriti direkt edhe iku drejt lokalit. Edhe unë ika. Kur erdhi një taksi më ndaloi te këmbët. Hajde më tha mua. Jo i thashë se s’kam lekë. Më mori ai taksisti edhe më pruri drejt e në Tiranë. Xhaviti nuk më ka folur hiç, vetëm ka marrë drejtimin dhe ka ikur andej. Unë po rrija nga spitalet, tezja më ka gjetur në Don Bosko. Sa shkova unë më kapi tezja”, tregon ai.

Tezja e Erlindit thotë se askush nga policia nuk i ka pyetur.

Gazetarja: Dhe ti i ke njoftuar dhe pastaj askush nuk ka ardhur?

Tezja: Fare! Asnjë! Unë e kam gjetur djalin vetë. Nuk e ka gjetur policia.

Gazetarja: Ju keni patur kontakt, që të mund ta kontaktoni, meqë është personi i fundit?

Shefi i komisariatit:Ne kemi patur kontakt edhe me 4-ën(komisariatin). Erlindi është person me probleme të shëndetit mendor. Ne kemi kërkuar, që të kontaktojmë me tezen, sepse edhe ai shtetas është shpallur në kërkim si i humbur. Ne kemi kërkuar tezen e vet. E kemi marrë në telefon disa herë dhe nuk na është përgjigjur.

Gazetarja: Nuk i keni shkuar ndonjëhere tek banesa?

Shefi i komisariatit: Tek banesa i është shkuar nga komisariati numër 4 dhe nuk është gejtur, sepse ai është tip shëtitësi. Është njoftuar nga tezja, që personi më erdhi në banesë, nuk ka problem dhe hiqet nga kërkimi sapo gjendet. Një situatë e tillë është, që ky qytetar, që është ky Tuci, është pak problem në deklarim.

Gazetarja: Unë ia kam marrë Erlindit disa të dhëna dhe ndoshta do ishte mirë t’ia merrnit ju, prandaj më vjen cudi, që pse nuk është shkuar të kërkohet.

OPGJ: Është shkuar! Janë bërë të gjitha kërkimet tona, me fletë-thirrje, me anë të telefonit.

Gazetarja: Ata thonë, që nuk na ka ardhur askush në shtëpi. Me telefonin tezja e vet kishte problem.

OPGJ: I është lënë detyrë komisariatit nr 4, se ata e kanë atë territor dhe e dinë, ku ndodhet banesa.

Gazetarja: Po ata e hoqën nga kërkimi, nuk kanë më asnjë detyrë.

Gazetarja: Po nuk është thërritur asnjëherë. Për dy ditë ikën në Itali Erlindi. Tek babai vet. Pastaj ç’a do bëhet? Si person i fundit?

OPGJ: Do gjendet me patjetër. Do t’i merret deklarimi.

Marrë nga Tv Klan

xhavit muça

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet