LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal/ Pikat statike të vendosura në pallate shesin ujë industrial si të pijshëm

Emisioni Fiks Fare për të vërtetuar këtë abuzim fillimisht ka xhiruar për ditë me radhë autobotët që mbushin ccisternat me ujë në zonën e Dajtit dhe Lanabregasit, madje edhe në linjën kryesore të ujësjellësit Tiranë. Më pas zbresin në qytet dhe e tregtojnë si ujë burimi jo vetëm në autobot, por edhe në pika statike vetëshërbimi, ku reklamohet ujë burimi dhe i mikrofiltruar.

30 Qershor 2022, 23:31 Nga F.M
Skandal/ Pikat statike të vendosura në pallate shesin ujë
Tiranë

TIRANË- Rreth 50 pika të tilla tregtojnë ujë çdo ditë nën mashtrimin se është ujë i pijshëm, ndërkohë tregtojnë ujë industrial , duke rrezikuar kështu jetën e mijëra banorëve. Institucionet që kanë përgjegjësinë për të kryer kontrollet për të mos lejuar diccka të tillë jo vetëm që nuk e kanë bërë, por sipas dëshmive që emisioni Fiks Fare siguroi kanë marrë para nga abuzuesit.

Aktualisht në kryeqytet shitja e ujit në mënyrë jo ligjore bëhet në dy mënyra. Nëpërmjet autobotëve dhe pikave statike të vetëshërbimit që i shohim në ccdo zonë të Tiranës. Emisioni Fiks Fare për të vërtetuar këtë abuzim fillimisht ka xhiruar për ditë me radhë autobotët që mbushin ccisternat me ujë në zonën e Dajtit dhe Lanabregasit, madje edhe në linjën kryesore të ujësjellësit Tiranë. Më pas zbresin në qytet dhe e tregtojnë si ujë burimi jo vetëm në autobot, por edhe në pika statike vetëshërbimi, ku reklamohet ujë burimi dhe i mikrofiltruar.

Fiksi xhiroi me kamer të fshehtë shoferët që thonë se uji mbushet në burim, ndërkohë Fiksi faktoi  që uji në autobot është marrë nga tubi i UKT-së. Gazetarët e Fiksit dalin në terren bashkë me drejtorin e UKT-së z. Elton Kacidhja në Dajt dhe Lanabregas ku Fiksi evidentoi ndërhyrjet në rrjetin e ujesjellës kanalizimeve. Drejtori Kacidhja bashkë me Task Forcën në terren morrën përsipër dërgimin para ligjit të personave që e kanë shkelur atë. Ndërkohë që z.Kacidhja inspektonte në një pikë ,bashkëpunëtorët e Fiksit evidentuan një atutobotë që mbushej me ujë në ato momente brënda oborrit të një shtëpie. Task Forca shkoi aty dhe vërtetoi se autoboti mbushej në rrjetin e UKT-së . Familjet që shisnin ujë tek botet kishin zero konsum në sahatet e tyre dhe ndërkohë lidhjet i kishin bërë në rrjet në mënyrë të paligjshme. Kështu që një person u shoqërua për në komisariat ndërsa për dy të tjerë u pre urdhër arresti sipas OPGj-së.

Por përvec autobotëve janë edhe 50 pika statike ku me xhetona që futen në bankomat qytetarët blejnë ujë .Gazetarët e Fiksit shkojnë pranë një pike të tillë me Task Forcën pranë UKT-së dhe me  një inspektor të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, ata pohojnë se nuk është përgjegjësi e tyre tregtimi i ujit në këtë formë.

Inspektori i Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror  thotë gjithashtu se asnjë nga këto pika nuk është pajisur me akt higjeno-sanitar. ISHSH thotë se në këto pika tregtohet ujë i pa trajtuar. Sipas verifikimeve të kryera në pikat statike uji është industrial dhe jo i pijshëm. Pas këtij momenti gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit ku zyrtarisht u tha se nuk i kanë inspektuar këto pika, pasi për ta aty nuk tregtohet uji i pijshëm.

Por jo vetëm kaq, gazetarët kërkuan përgjigje dhe në institucione të tjera, ku Policia Bashkiake Tiranë tha se përgjigjej vetëm për hapësirat publike , e ndërkohë Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore e cila ka pajisur këto subjekte me leje për të shfrytëzuar burim, thotë se përgjigjet për burimin jo për konsumatorin. Leja që kanë marrë subjektet për shfrytëzimin e burimit është me ujë industrial, pra jo të pijshëm. Inspektori i AMBU, Marjus Seiti shpjegoi për gazetarët se atij i intereson shëndeti i burimit , jo i konsumatorit, pasi nuk është ai institucioni që thotë nëse uji është i pijshëm apo jo. Por çfarë ka ndodhur që të gjitha institucionet shtetërore dorëzohen para një paligjshmërie? Për njërin prej administratorëve të pikave statike ka qenë jo e lehtë, pasi sipas tij është dashur që të gjitha këto institucione t’i paguajë dhe ai të vijojë aktivitetin, ndërkohë konsumatori rrezikon jetën çdo ditë.

Marrë nga TopChannel

uji ne tirane fiks fare

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen