LIVE UPDATES
Aktualitet

I moshuari në azil nuk u vra nga shoku? Detaje të reja nga hetimet…

Dyshohet se ato kanë tentuar të fshehin provat dhe kanë tjetërsuar vendngjarjen. Policia është lajmëruar për ngjarjen vetëm pasi punonjësi i shërbimit funeral konstatoi shenjat e dhunës në trupin e të ndjerit.

2 Prill 2025, 21:45 Nga N.F
I moshuari në azil nuk u vra nga shoku? Detaje të reja nga
Foto ilustruese

TIRANË- Pas kësaj ngjarje të pazakontë, humbi jetën në spital edhe Zyhdi Shehu, i moshuari që u akuzua si autor. Ai ishte i sëmurë, i papërgjegjshëm për të thënë të vërtetën e tij rreth ngjarjes për të cilën e akuzuan.

Sot e kësaj dite, vrasja e Virxhil Veshos në azilin privat ‘Ruaje Jetën’ mbart ende mjaft mister. Ngjarja u tentua të fshihet nga azili privat. Për këtë arsye janë ende nën hetim 2 punonjëse. Dyshohet se ato kanë tentuar të fshehin provat dhe kanë tjetërsuar vendngjarjen. Policia është lajmëruar për ngjarjen vetëm pasi punonjësi i shërbimit funeral konstatoi shenjat e dhunës në trupin e të ndjerit.


“Nga kqyrja e kufomës së shtetasit Virxhil Vesho është konstatuar se ky shtetas ka plagë të shumta në pjesën e kokës, kryesisht në krahun e majtë, por edhe në pjesë të tjera të trupit. Në lidhje me dëmtimet trupore apo shkakun e vdekjes së shtetasit Virxhil Vesho është përpiluar dhe vendimi për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor.”

“Unë, si avokat i personit që ka qenë i dyshuar në atë çështje, kam ngritur dyshimin e arsyeshëm që nuk mund të ishte ai autori për një fakt shumë të thjeshtë, sepse vuan nga sëmundja e Parkinson-it në një gjendje të rënduar. Është një person që lëvizte me bastun dhe që është një person që kur është ndaluar, nuk ka firmosur pasi nuk mbante dot stilolapsin. Një person që nuk mban dot stilolapsin, si mund t’i shkaktojë pasoja të tilla një personi tjetër?” u shpreh avokati, Alban Qato.

Veprimet e mëtejshme hetimore ngrenë pikpyetje të forta nëse i akuzuari ishte në gjendje fizike të kryente vrasjen. Është e vërtetë se ai është i paaftë edhe të ushqehet vetë, pasi nuk mund të mbante lugën në dorë. Nga ana tjetër, edhe në polici kur u ndalua, nuk arriti të mbajë stilolapsin për të firmosur.

“Me ato simptoma të rënduara, që nuk mban dot një stilolaps, nuk mban dot lugën, por ushqehet nga persona të tjerë, të ketë një forcë goditëse mbi 10-15 herë me një bastun që t’i shkaktojë pasoja fatale një personi tjetër?” u shpreh avokati, Alban Qato.

Në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë thuhet se viktima kishte plagë të shumta në kokë, por edhe në pjesë të tjera të trupit. Për këtë është kërkuar ekspertiza mjekoligjore. Sot e kësaj dite, pala mbrojtëse nuk ka ende në dorë aktin e ekspertimit.

“Është caktuar një masë sigurie për autorin e dyshuar, i cili, në kundërshtim me vendimin e gjykatës që duhet të shkonte në një spital psikiatrik dhe urdhrin ekzekutiv të prokurores që duhej të shkonte në spitalin e burgut te Nënë Tereza, është dërguar në Shënkoll, ku nuk ka pasur shërbimin e duhur mjekësor. Ka rënduar dhe është dërguar në QSUT, ku ka humbur jetën,” u shpreh avokati, Alban Qato.

Të dy familjet që humbën të afërmit e tyre kërkojnë drejtësi. Ata presin që institucionet të zbardhin të vërtetën mbi atë që ndodhi brenda mureve të azilit privat. Ne iu drejtuam Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sqaron se ngjarja është ende në hetim.

“Për sa i takon ngjarjes së datës 08.08.2024, ku ka humbur jetën shtetasi Virxhil Vesho, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal me nr. 5020, datë 09.08.2024, për veprat penale ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’, parashikuar nga nenet 76 dhe 301 të Kodit Penal, pa emër autori të regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale.”

Pra, pavarësisht arrestimit në momentet e para të Zyhdi Shehut si të dyshuar, nga kjo përgjigje e prokurorisë kuptohet se autori mund të jetë dikush tjetër dhe kjo po hetohet. Situata bëhet edhe më serioze nëse kemi parasysh përpjekjet e punonjëseve të azilit për fshehjen e ngjarjes…/ TCH

vrasja e zyhdi shehut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet