2 Prill 2025, 20:01
Nga DOSJA
Degradimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë
MIRDITË - Degradimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë, një segment 16 km të gjatë i ndërtuar në vitin 2017, ka nxitur një protestë të banorëve të zonës, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e saj. Banorët, të cilët u mblodhën para Bashkisë Mirditë, shprehën shqetësimin e tyre për sigurinë e jetës, pasi rruga ka pësuar shkarje dhe rrëshqitje të mëdha që kanë bërë të pamundur kalimin e sigurt.
Kërkesat e banorëve për ndërhyrje të shpejtë dhe përmirësim të kushteve të rrugës janë shoqëruar me një paralajmërim për kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj, të cilin ata e akuzojnë për keqmenaxhim të projektit. Sipas tyre, rruga u mor në dorezim pa u ndërtuar sipas standarteve të duhura dhe me abuzim të fondeve, duke e bërë investimin të dëmshëm për banorët.
Në përgjigje të protestës, Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, deklaroi se njësia vendore nuk ka mundësi financiare për të ndërhyrë në rikonstruksionin e plotë të rrugës, por premtoi se do të merren masa për të ofruar një zgjidhje provizore që do të sigurojë kalueshmërinë dhe sigurinë për banorët e zonës.
Rruga Rrëshen-Bukmirë, e ndërtuar në vitin 2017 nga një kompani që shfrytëzon hidrocentralin në këtë zonë, ka pësuar dëmtime të shumta për shkak të cilësisë së dobët të punimeve. Ky degradim ka ndikuar në jetën e përditshme të mbi 5,000 banorëve të këtyre zonave, duke u bërë një pengesë për qarkullimin dhe sigurinë e tyre.



rrëshen-bukmirë rruga
Aktualitet
2 Prill 2025, 19:47
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga disa ditë më parë një 38-vjeçar shqipta...
Aktualitet
2 Prill 2025, 19:32
N.F
Ervin Resuli
TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në "Fa...
Aktualitet
2 Prill 2025, 18:48
A.Ll
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit
Elbasan - Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Elbasanit ka përfunduar në...
Aktualitet
2 Prill 2025, 18:30
A.Ll
Shqiptarët e deportuar nga Britania e Madhe
BRITANI - Një skemë e financuar me 4.3 milionë paund nga qeveria britanike, e cila synonte ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 18:23
N.F
Foto ilustruese
BELGJIKË- Prokuroria belge ka kërkuar ditën djeshme më 1 prill 20 vite burg për Alfredo Hamzai dhe Indrit Kulaj. D...
Aktualitet
2 Prill 2025, 18:28
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë raportin vjetor të pun&...
Aktualitet
2 Prill 2025, 18:07
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- “Të qenët në shënjestër është çmimi i profesionalizmit, por asgjë nuk do ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 17:52
N.F
Mark Samson dhe Ilaria Sula
ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 17:34
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- SPAK në raportin vjetor për luftën kundër korrupsionit të publikuar së fundmi ka evidentuar...
Aktualitet
2 Prill 2025, 17:32
r.ll
vanhorn, kryepeshkopi
TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një takim me Kryepeshkopin e s...