LIVE UPDATES
Aktualitet

I përvetëson pronën kushërinjve, noterja e mëson ta godasë në gjykatë

Në vitin 2019 ata i lanë një prokurë të përgjithshme djalit të tezes Artan Katroshi, që të lidhte kontrata me ndërtuesin në emër të tyre paNë vitin 2019 ata i lanë një prokurë të përgjithshme djalit të tezes Artan Katroshi, që të lidhte kontrata me ndërtuesin në emër të tyre pasi mbi këtë truall do të ndërtohej.

24 Dhjetor 2024, 21:38 Nga E. D
I përvetëson pronën kushërinjve, noterja e mëson ta
foto nga emisioni

TIRANË- Eflatun Tançica dhe dy motrat e tij janë emigrantë prej 25 vitesh në Itali. Si rrjedhojë e trashëgimisë nga mamaja, ai dhe motrat e tij, ishin pronarë të një prone afër Pallatit me Shigjeta.

“Unë bashkë me motrat jemi pronarë nga ana e mamasë të një toke që ndodhet tek 21 Dhjetori përballë Shkollës Teknologjike. Por, ne jemi në Itali dhe të gjithë e dinë shumë mirë sakrificat, ne i kemi lënë djalit të tezes ngaqë ishte këtu në Tiranë i kemi lënë të drejtën që të na përfaqësonte për dokumentet për gjërat që do të kishin nevojë sepse mungesa jonë dihet. Dhe i kemi bërë prokurë përfaqësimi pranë noteres Perim Botinaku që natyrisht na çoi ai”, tha denoncuesi.

Në vitin 2019 ata i lanë një prokurë të përgjithshme djalit të tezes Artan Katroshi, që të lidhte kontrata me ndërtuesin në emër të tyre pasi mbi këtë truall do të ndërtohej.

“Në 2018 pasi na ra në dorë dokumenti pamë që emri im dhe i dy motrave nuk ekzistonte në bashkëpronarët e pallatit të ndërtimit. Nga kjo dyshuam që ka diçka që nuk shkon. Pas kësaj goditje u drejtuam tek djali i tezes dhe pa pikë turpi më tha ‘po e bëra, po deshe më hidh në gjyq’”, tha Eflatun Tançica.

Eflatuni takon edhe kushëririn e tij Artan Katroshi, dhe ky i fundit i thotë në fund, se do shpenzojë deri në pikën e fundit, që Eflatuni të mos e marrë kurrë pronën e vet.

Denoncuesi Eflatun Tançica: Që të folim si dy çuna tezesh, siç kemi kaluar, edhe siç kemi bërë më parë…Pse na i bëre këtë gjë?

Djali i tezes Artan Katroshi: Çfarë të bëra?!

Denoncuesi Eflatun Tançica: Që i ke fal tokën vetes?

 Djali i tezes Artan Katroshi: Si?

Denoncuesi Eflatun Tançica: Që i ke fal tokat vetes, që i ke bërë akt-dhurimi vetes?

Djali i tezes Artan Katroshi: Dëgjo këtu! Ta dish ti, ta dini ju të gjithë…! M’u ka q*rë nëna mu asnjëri nga ju, jo që s’ka dit, por as e ka rrujt menderen, me u mor…,që jam marrë që në 2001-shin…edhe akoma nuk i kam mbyll gjyqet dhe akoma jam në gjyq…

Denoncuesi Eflatun Tançica: Edhe për këtë duhet t’i vidhje gjithë tokat?!

Djali i tezes Artan Katroshi: Nuk t’i vodha unë, pse t’i vodha tokat unë ty?

Denoncuesi Eflatun Tançica: Pse ma bërë mu dhe dy motrave të tjera?

Djali i tezes Artan Katroshi: Ça, ça kërkon tani?

Denoncuesi Eflatun Tançica: Si çfarë kërkoj?

Djali i tezes Artan Katroshi: Çfarë kërkon?

Denoncuesi Eflatun Tançica: Pse e bone? Me çin e ke bo atë akt-dhurimin (me kë notere)?

Djali i tezes Artan Katroshi: Si me çin?

Denoncuesi Eflatun Tançica: Akt-dhurimin?

Djali i tezes Artan Katroshi: Me të drejtat, që kisha…

Denoncuesi Eflatun Tançica: Jo, jo, të drejtat që i kishe ti, po me çin?

Djali i tezes Artan Katroshi: Me veten…ik e gjeje, se unë jam mashtrues…500 edhe 1000 gjëra do bëj! Këtë ta kesh shumë të qartë..!

Denoncuesi Eflatun Tançica: Mirë.., unë do bëj punën time.

Djali i tezes Artan Katroshi: Vazhdo, deri në fund do të të nxjerr edhe ujtin e ziiiii….

Më pas denoncuesi shkon te noterja Margalina Dauti, ku është bërë kontrata e dhurimit,dhe zonja Dauti shtiret sikur nuk e mban mend rastin në fjalë. Por ajo shprehet, se Eflatuni mund ta godasë këtë kontratë, sepse ajo është bërë gabim.

Denoncuesi Eflatun Tançica: Si jeni, mirë? Jam Eflatun Tançica! Më duhet kontrata, që çuni i tezes tim e ka bërë dhuratë  veten e vet, e ka bërë këtu? Të faljes, që i kam fal tokën…

Noterja Margalina Dauti: Nuk e di, ta shof. Ti Eflatuni je? Po do ta gjej, të kam vëlla. Po pse le Prokurë të Përgjithshme, të kam vëlla?

Denoncuesi Eflatun Tançica: Si prokurë të përgjithshme?!

Noterja Margalina Dauti: Që i ke lënë Tanit, prokurë të përgjithshme…

Denoncuesi Eflatun Tançica: Se unë u interesova, për dhurim vetes së vet nuk është kjo prokurë. Ai nuk mund t’ia dhurojë vetes së vet këtë pronë?

Noterja Margalina Dauti: Dëgjo pak! Çfarë i thua ti…? Prokurë e përgjithshme, përfaqësuesi ka të drejtë të më përfaqësojë pranë çdo zyre, Komune ,private,shtetërore,institucioni për pronat dhe depozitim, tërheqje, regjistrim, plotësim aktesh, nënshkrim. Ka të drejtë, të tërheqë, të mbajë,ka të drejtë të bëjë kontratë sipërmarrje me shoqëri ndërtimi, shërbim, banim dhe unë jam bashkëpronar. Kërkoj nga shoqëria ndërtuese, të dorëzojë dokumentet për marrëveshjen e punimeve. Ka të drejtë, të më përfaqësojë në rast konflikti në çdo ëëëë…,ka të drejtë të më përfaqësojë në gjykim. të cilin e kërkon ëëëëë… atë në dobi të vet edhe mund ta edhe sikur ta kem bërë unë, mund ta godasësh…

Denoncuesi Eflatun Tançica: Mund ta godas, sa lajm i mirë është.

Noterja Margalina Dauti: Mund ta godasësh! Më dëgjo mua…! Mund ta godasësh! Gjej një avokat të mirë…!

Sipas ekspertit dhe këshilltarit Fatmir Laçej, në asnjë rresht të prokurës nuk flitej për tjetërsimin e pronës së Eflatunit dhe motrave të tij. Sipas tij, nuk duhet të lidhej kontratë dhurimi siç bëri noterja Margalina Dauti në vitin 2020, duke ia kaluar pronën e kushërinjve, djalit të tezes, për të lidhur kontrata në emër të tyre me ndërtuesin dhe duke ia kaluar pronën vetes.

“Kur bëhet fjalë për tjetërsimin e pronës, nëse ka tjetërsim prone atëherë detyrimisht në prokurë duhet përcaktuar që dua të më përfaqësojë dhe në zyrën noteriale për nënshkrimin e kontratave të veçanta përshembull, kontratë shitje, kontratë dhurimi, apo kontrata të tjera që mund të jenë shkëmbimi etj. Në rastin konkret, kontrata e shkëmbimit i është dhënë e drejta të nënshkruhet nga ana e përfaqësuesit, por jo të kryejë veprime të tjera. Pra bëhet kontrata përfundimtare e shkëmbimit ndërmjet sipërmarrësit dhe pronarit të truallit, i cili është në rastin konkret dhe porositen, por asnjë problem tjetër nuk mund të bëhet me anë të asaj prokure”, tha eksperti Fatmir Laçej./tvklan.al

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet