LIVE UPDATES
Aktualitet

“I presim faturat”, agjencia turke për aktrim pa licencë e dokumente zhvat të rinjtë

Në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive thanë që është QKL-ja që jep licenca, por as aty nuk doli gjë.

31 Janar 2025, 21:32 Nga M.B

 

“I presim faturat”, agjencia turke për aktrim pa licencë e
Foto nga emisioni

TIRANA- Pasi emisioni “Stop” në Tv Klan provoi sesa e lehtë është rruga e aktrimit në akademinë “Ekol Medya Akademi”, shtroi pyetjen nëse është e lincecuar kjo akademi dhe si e ushtron aktivitetin në Shqipëri. Së  pari, “Stop” u drejtua në Ministrinë e Arsimit nga ku u dërgua për tek Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Stop: Si kalove?

Informacioni: Si jeni?

Stop: U lodhët? U mërzitët?

Informacioni: Jo!

Stop: Dua të të pyes për diçka!

Informacioni: Po!

Stop: Nëqoftëse unë hap kurs për aktor.

Informacioni: Kurs?

Stop: Për aktor!

Informacioni: Po!

Stop: Dhe dua të lëshoj çertifikata.

Informacioni: Po!

Stop: Për turq. Duhet të marr akreditim këtu? Nga Ministria e Arsimit?

Informacioni: Jo! Nuk i kemi ne akreditimet për kurse aktorësh. Kurset s’i kemi fare. Për kurset do flasësh te Ministria e Ekonomisë! Te kjo ministria e re që është bërë MEKI.

Në Ministrinë e Ekonomisë, vjen një tjetër përgjigje e paqartë.

Stop: Dua të pyes, në qoftë se unë hap një kompani për të bërë kurse.

Specialistja: Hë, hë ça profili?

Stop: Për aktor. Dhe iu jap certifikata studentëve. Ça duhet të kem? Duhet të kem të kem akreditim këtu?

Specialistja: Ja!

Drejtori: Për çfarë konkretisht?

Stop: Për aktrim! Kurse aktrimi!

Drejtori: Për aktrim është një lloj le të themi, zanat i kualifikimit, që jepet nga, nga…

Specialistja: Ministria e Kulturës mbase!

Drejtori: Arsimi i lartë e ku di unë.

Specialistja: Është profesion i rregulluar ky për aktor?

Drejtori: S’është se është. Jo! Për momentin, s’është.

Specialistja 1:  A ka standard kualifikimi?

Specialistja 2: Jo! Ne s’e kemi. A është profesion? Ça profesioni është? Në listën e profesioneve.

Drejtori: Ju po interesoheni. nëse mund të licencoheni?

Specialistja: Pra në qoftë se do ishte ku di unë, po them parukier, mekanik, elektricist, futesh këtu te ne. Ne po diskutojmë parimin, në qoftë se aktorët futen këtu tek ne, apo jo. Kjo është ideja.

Specialistja 1: Po si? A bëhet infermieri me kurs? Nuk bëhet dot.

Specialistja: Se infermierinë për shembull ta them unë apriori që jo, nuk bëhet. Ndërsa për aktorin, nuk e di. Tabela 2 ka kriteret, që duhet të plotësojë një subjekt, për t’u licencuar si qendër kursesh.

Nga këtu, “Stop” shkon te Ministria e Kulturës.

Stop: Japin certifikata për aktor. “Ekol Medya Akademi” e ka.

Specialisti: Është subjekt privat?

Stop: Po!

Specialisti: Jo! Asnjë subjekt privat nuk është i akredituar, përveç një subjekti që është shkollë. E merr licencën, e miraton“AKPA”, bashkë me Ministrinë e Ekonomisë që ke të drejtë, duhet të japësh çertifikata kualifikimesh.

Më pas u ndalëm në Drejtorinë e Akreditimit. Por akademia e aktrimit nuk figuronte askund.

Stop: Drejtoria e Akreditimit, apo jo?

Specialistja: Po! Kë kërkoni?

Stop: Dua të pyes për një kompani!

Specialistja: Si do pyesësh?

Stop: Është e akredituar, apo jo?

Specialistja: Kush është?

Stop: Hë, si kompani është “Ekol Medya Akademi”.

Specialistja: Jo! Nuk rezulton.  Jo!

Stop: Nuk është e akredituar, hë?

Specialistja: Jo! Jo! Jo!

Në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive thanë që është QKL-ja që jep licenca, por as aty nuk doli gjë.

Specialisti: Ne kemi rol dytësor. Do paraqitesh te QKB-ja! E ke përballë, shtëpinë e ish-oficerëve. Ato na çojnë sinjalizim dhe hyjmë pastaj ne, një grup pune bëjmë verifikimin e objektit. Po qe se ke krijuar kriteret tek QKB-ja.

“Stop”  rikthehet pranë “Ekol Medya Akademi” ku pohojnë se kanë licencë dhe lëshojnë fatura, edhe pse asnjëra prej këtyre, nuk është e vërtetë.

Gazetarja: Ku njihet kjo certifikatë?

Përkthyesja: Në Turqi, thotë edhe këtu. Sepse këtu kemi një projekt thotë, që do të realizojmë edhe filmin tonë.

Gazetarja: Certifikatat, që janë dhënë deri tani, a njihen?

Përkthyesja: S’është dhënë asnjë.

Gazetarja: Nuk është dhënë asnjë certifikatë? Sa kohë ka që është si akademi?

Përkthyesja: Një muaj, një muaj e pak, dy muaj. Mbaron trajnimi dhe marrin certifikatën.

Gazetarja: Dakord, por si do të njihen në Shqipëri, jam kurioze të di, kur ky subjekt nuk është i licencuar në Shqipëri?

Përkthyesja: Nuk kanë një licencë?

Gazetarja: Jo, nuk kanë një licencë.

Përkthyesja: NIPT-in, e këtë, e kanë.

Gazetarja: Kanë NIPT-in këtu, por nuk kanë aplikuar asnjëherë për licencë.

Përkthyesja: E kemi dhe atë, thotë.

Gazetarja: Ma trego licencën!

Përkthyesja: Mund ta ketë avokati thotë, nuk e di, thotë. Unë nuk jam marrë me këtë gjë, thotë, është marrë ai, thotë, që është personi, që e ka hapur këtë, thotë. Ne jemi regjistruar thotë dhe normalisht duhet të dalë thotë, sepse unë po paguaj, thotë dhe nuk ka mundësi, që mos të dalë, thotë. Fatura u presim, thotë, personave.

Gazetarja: Ia jepni personit faturën?

Përkthyesja: Ia japim personit, po.

Gazetarja: Po nuk më ka rezultuar të jetë kështu. Po një pagesë, që duhet të bëjnë në fillim, 40 euro a 40 mijë lekë?

Përkthyesja: Ato janë kapare. Domethënë, neve presim, kur bëhet 250-shja e plotë, prihet fatura.

Gazetarja: Po për 40-shen?

Përkthyesja: Në momentin, që ai nuk vjen për të dhënë këtë 250 e parë, çfarë fature t’i pres unë atij, thotë.

Gazetarja: Dhe janë lekë të padeklaruara, i bie.

Përkthyesja: Mund të më lësh një numër telefoni, thotë, që të flas dhe unë me avokatin, se nuk di as unë, çfarë të të them, thotë./ Tv Klan

 

agjencia turke

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet