E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Sipas mediave në vendin fqinj, emigrantët duhet të kthehen në Itali nesër në orën 12:00 në bordin e anijeve të rojes bregdetare.
ITALIA- Gjykata e Apelit e Romës ka vendosur për herë të tretë të mos konfirmojë ndalimin e 43 migrantëve të mbajtur në qendrat e ndërtuara nga Italia në Shqipëri. Gjykata ka urdhëruar lirimin e tyre dhe kthimin në Itali, ndërsa ka dërguar çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Sipas mediave në vendin fqinj, emigrantët duhet të kthehen në Itali nesër në orën 12:00 në bordin e anijeve të rojes bregdetare. Kjo është hera e tretë që një gjykatë italiane vendos për kthimin e emigrantëve të mbërritur në Shqipëri.
Emigrantët e ardhur mëngjesin e të martës janë grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Edhe në dy rastet e mëparshme, të tetorit dhe nëntorit të kaluar, gjyqtarët nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
Foto ilustruese SHQIPËRI - Në orën 07:30 të së martës, anija e marinës italiane Cassiopeia mbërriti në portin ...
Asmirald Abazi LONDËR - Një 24-vjeçar shqiptar i identifikuar si Asmirald Abazi është dënuar me 30 muaj burg në L...
Makina e djegur GJIROKASTËR - Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj t&...
Takimi TIRANË - Fakulteti i Gazetarisë i Universitetit të Tiranës, Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian publikuan sot pro...
Foto ilustruese KRUJA- Një 32-vjeçar nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia, pasi me anë të mashtri...
Foto ilustruese TIRANA- Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën me sasi lënde narkotike. Bëhet me dije se nj&e...
Pamje e të rinjve në makinë TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, ka publikuar së fundmi një video ku duken dy të rinj t&eum...
Makina në flakë TIRANË - Një makinë ka shpërthyer në flakë këtë të premte tek Unaza e Madhe, në...
foto ilustruese SHBA- Emigracioni dhe Zbatimi i Doganave po luan një rol kyç në planet e administratës Trump për të goditur...
Donald Trump SHBA - Rikthimi i Presidentit të SHBA, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë trazoi “ujërat” në Ame...