3 Shkurt 2024, 10:20
Nga r.ll
policia e tiranes
TIRANË- Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit "Tempulli 2", pasi akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”.
Vihet në pranga një 24-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 74 numri i shtetasve të ndaluar.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin:
- M. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
policia e tiranes
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 10:16
r.ll
Foto ilustruese
DURRËS- Një 38-vjeçar nga Dibra është vënë në pranga në Durrës, pasi akuzohet për ...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 10:07
r.ll
foto nga protesta
KORÇË- Dhjetëra fermerë kanë nisur një protestë ditën e sotme në kryqëzimin e f...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 09:54
r.ll
policia e shtetit
TIRANË- Policia e shteti ka bërë bilancin për muajin janar të 2024, ku njoftohet se janë finalizuar 98 oper...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 09:50
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy të rinj në Tiranë janë arrestuar në kuadër të operacionit policor "Shëtitësit"...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 08:43
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një laborator për përgatitjen e heroinës u zbulua në San Severo në Itali nga policia vendase. Në ...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 07:56
r.ll
foto nga vendngjarja
KORÇË- Një banesë është përfshirë nga flakët në katin e parë të nj&...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 07:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Depërtimi i masave ajrore me origjinë jugperëndimore do të bëjë që vendi ynë kët&...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 22:22
r.ll
fatbardha me bashkëshortin
GREQI- Një tjetër grua shqiptare ka humbur jetën nga tradhëtia dhe dhuna në familje. Para se t&eum...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 21:46
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Pedagogia Majlinda Keta është shprehur se e djathta në Shqipëri është e ç’organizua...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 21:34
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gjetjet e kësaj jave në Barmetri tregojnë se shqiptarët janë besnikë ndaj kampeve poltike dhe pa...