LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia bën bilancin e muajit janar: U arrestuan 73 persona të shpallur në kërkim, u zbardhën 83 ngjarje kriminale

Sipas njoftimit bëhet gjithashtu me dije se u kapën 14 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 59 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

3 Shkurt 2024, 09:54 Nga r.ll
Policia bën bilancin e muajit janar: U arrestuan 73 persona të
policia e shtetit

TIRANË- Policia e shteti ka bërë bilancin për muajin janar të 2024, ku njoftohet se janë finalizuar 98 operacione policore.

Sipas njoftimit bëhet gjithashtu me dije se u kapën 14 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 59 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Gjithashtu mësohet se janë zbardhur 83 ngjarje kriminale në të gjithë vendin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit, gjatë muajit janar 2024

Megaoperacione me impakt të lartë publik kanë shënjuar punën e Policisë në 12 qarqet e vendit, në këtë fillim intensiv të vitit.

Kjo punë është bazuar në elemente si: ✔analizimi në dinamikë i fenomeneve kriminale më shqetësuese për komunitetin, ✔bashkëpunimi me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë, ✔kontakti 24/7 me terrenin dhe ✔puna e inteligjencës policore.

Rezultatet gjatë këtij muaji shënojnë 98 operacione të finalizuara.

✅Gjatë këtij muaji megaoperacioni “Tempulli”, me fokus pastrimin e shkollave, lokaleve dhe rrugicave, nga drogat, përmbylli fazën e parë, me vënien në pranga të 563 prodhuesve/shpërndarësve të narkotikëve, si dhe me sekuestrimin e rreth 800 kilogramëve droga të ndryshme dhe 15 armëve të zjarrit.

✅Në janar u iniciua megaoperacioni “Tempulli 2”, i cili deri më tani ka çuar përpara drejtësisë 301 shtetas, ka goditur 11 grupe kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe ka sekuestruar rreth 585 kilogramë droga të ndryshme (cannabis, kokainë dhe heroinë) dhe 12 armë zjarri.

✅Më tej, megaoperacioni “Sundimi i ligjit” shtriu efektet e tij në çdo skaj të territorit, rriti parametrat e sigurisë në komunitet, si dhe forcat parandaluese dhe goditëse të Policisë. Konkretisht, në kuadër të këtij megaoperacioni:

-u kapën 14 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 59 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;

-u sekuestruan 7 mina me telekomandë, gjatë operacioneve “Safe City”, “New Start” dhe “Brothers”, në Mirditë, Lezhë dhe Tiranë. Nëpërmjet këtyre operacioneve, Policia parandaloi ngjarje të rënda kriminale kundër personit. Ndërkaq, forca parandaluese e Policisë dhe reagimi i menjëhershëm për njoftimet e qytetarëve parandaluan dhe përshkallëzimin e 8 konflikteve, kryesisht: në familje, me mjete prerëse ose për motive pronësie.

-u sekuestruan 18 armë zjarri në të gjithë vendin dhe një arsenal në Fier, në kuadër të operacionit “Risku”, i përbërë nga: mitraloz, bomba dore, radio, GPS dhe nga një sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;

-u finalizuan operacionet “Taksisti”, në Korçë dhe “Çikago”, në Tiranë, të cilat goditën veprimtaritë kriminale të trafikimit të cannabisit dhe armëve të zjarrit, nga Shqipëria në RMV ose nga ShBA në Shqipëri. 13.2 kg cannabis, 1 kallashnikov dhe 8000 euro u sekuestruan nga të dyja operacionet;

-u zbardhën 83 ngjarje kriminale, konkretisht: ✔79 vjedhje, disa prej tyre me dhunë ose me thyerje, ✔vendosja e eksplozivit në një banesë dhe në një biznes në Dibër, si dhe ✔2 raste të djegies së automjeteve në Tiranë;

-u goditën 14 raste të kontrabandës me mallra si: fishekzjarre, puro, bizhuteri floriri, celularë, bagëti, veshje dhe produkte të tjera;

-u goditën 15 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kryesisht baste sportive, në lokale;

-u evidentuan dhe goditën 71 raste të krimeve mjedisore, si: ndërtime të paligjshme, shpërdorim të tokës dhe prerje të paligjshme të pyjeve.

✅Përveç dimensionit ligjor të punës së Policisë së Shtetit, prezent gjatë janarit ka qenë dhe dimensioni human i saj. Në Valbonë, mal të Korabit, Hot dhe në Kurbin iu dha ndihmë 7 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, të cilëve iu rrezikuan jetët nga bllokimi për shkaqe të ndryshme.

✅Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:

✔Janë vënë në pranga 179 drejtues mjetesh, nga të cilët 137 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

✔Janë pezulluar 293 leje drejtimi, nga të cilat 124 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 88 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 81 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

✅Ndërkaq, Policia Kufitare ka ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, si dhe ka garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve.

Për të përmbushur këtë qëllim, janë goditur:

✔55 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit;
✔6 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin;
✔8 raste të kontrabandimit të mallrave;
✔5 raste të braktisjes së të miturve.

Policia e Shtetit garanton se do të vijojë intensivisht megaoperacionet “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, si dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë, për të krijuar një ambient të sigurtë dhe zbatimin e të drejtave të qytetarëve.

Ftojmë që të denonconi në njësitë e Policisë, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie.

policia e shtetit

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit