LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoqatat në vend bëjnë thirrje për mbrojtjen e ligatinave

Shqipëria ka rreth 3.2 përqind të sipërfaqes së saj me ligatina që bartin 75 përqind të biodiversitetit natyror, ndërsa 4 prej këtyre zonave janë zona Ramsar me mbrojtjen ndërkombëtare.

2 Shkurt 2024, 20:42 Nga Pëllumb Sulo
Shoqatat në vend bëjnë thirrje për mbrojtjen e ligatinave
ligatina

SHQIPËRI- Në Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave, një numër organizatash mjedisore, studentë dhe përfaqësues vendor, u bashkuan në Lagunën e Vilunit, në zonën e mbrojtur në Velipojë, për të apeluar mbi mbrojtjen e kësaj pasurie kombëtare, e cila vazhdon të dëmtohet nga ndërhyrjet njerëzore, por edhe ndryshimet klimatike. Shqipëria ka rreth 3.2 përqind të sipërfaqes së saj me ligatina që bartin 75 përqind të biodiversitetit natyror, ndërsa 4 prej këtyre zonave janë zona Ramsar me mbrojtjen ndërkombëtare, thotë Mark Rupa, ekspert i mjedisit pranë organizatës SNVP “ Mbrojmë vlerat e natyrës dhe njerëzit”.

“Në Shqipëri janë zhvillimet e shumta infrastrukturore që po zhvillohen në laguna. Ne shikojmë edhe ndërhyrjet që janë bërë në lagunën e Vainit dhe Kunes, një pjesë të Nartës me aeroportin. Janë By Passi i Shkodrës, resortet turistike që po prekin këto laguna. Kemi edhe në Gjirin e Lalzit një problem të tillë. Pra, kudo në Shqipëri, zhvillimet infrastrukturore po ndikojnë shumë në këto sisteme që janë shumë të rëndësishme për ekonominë dhe peisazhin turistik shqiptar”, thotë ai.

Vetëm rajoni i Shkodrës ka 46 mijë hektarë ligatina ku përfshihen Liqeni Shkodrës, Lumi Buna, Këneta e Domnit dhe Laguna e Vilunit në zonën e Velipojës. Drejtori i zonave të mbrojtura për rajonin e Shkodrës, Agim Dardha, thotë se qëllimi është që banorët, të cilët jetojnë në këto zona të mbrojtura, të ndërgjegjësohen për ruajtjen e tyre si një pasuri që u shërben edhe komuniteteve lokale.

“Qëllimi jonë kryesor është ndërgjegjësimi i popullatës që të mos ndërhyjnë në ligatina. Efektet pozitive nuk jepen vetëm për banorët apo bizneset dhe aktorët që jetojnë brenda territorit të këtyre ligatinave, por të gjithë territorit, pasi ne jemi edhe një zonë ndërkufitare, ku thuajse e gjithë vija ujore e jona ndahet edhe me pjesën e Malit të Zi, pasi kemi Lumin Buna dhe Liqenin e Shkodrës”, thotë ai.

Ligatinat në Shqipëri, sipas zotit Rupa, kërcënohen nga ndryshimet klimatike, ndërhyrjet njerëzore në mjedis, përmbytjet, menaxhimi i gabuar i një pjese prej tyre nga qeverisja vendore dhe ajo qendrore, si dhe zvogëlimi i siperfaqes së tyre me vendime arbitrare.

“Janë një sërë sfidash dhe ne patjetër duhet të kthejmë vëmendjen, të reagojmë, të përshtatemi, të marrim masa që të paktën t’i zbusim këto sfida. Jo vetëm institucionet shtetërore, por të gjithë ne si organizata, institucionet e biznesit që preken direkt në ekonominë e tyre me investimet që kanë bërë ndër vite në këto territore. Të reagojmë së bashku dhe të gjejmë një rrugë që ta lehtësojmë sa më shumë këtë sfidë”.

Në mesin e këtij muaji, pritet të diskutohet në parlament projektligji për ndryshime në ligjin e zonave të mbrojtura, për t’u dhënë të drejtën bashkive për të menaxhuar 20 përqind të sipërfaqes së këtyre zonave, projektligj që është kundërshtuar nga shoqatat mjedisore pasi rrezikon shndërrimin e këtyre zonave në zona ndërtimore për interesa të bisnesit./ VOA

ligatina shoqata

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!