2 Shkurt 2024, 15:56
Nga r.ll
INSTAT
TIRANË- Pas sulmit kibernetik në 31 janar, Instituti i Statistikave ka reaguar sërish, ku bën të ditur se do të shtyhet publikimi i statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë.
Sipas INSTAT sulmi ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë. Por megjithatë INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi.
Më tej shkruhet se INSTAT do të vazhdojë aktivitetin e tij statistikor dhe do të përdorë mjete alternative komunikimi si adresa e email-it [email protected] dhe kanalet zyrtare të rrjeteve sociale, Instagram dhe Facebook.
NJOFTIMI PËR MEDIAT:
Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024 do të shtyjë publikimin e statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë. Sulmi kibernetik i cili synoi të dëmtojë të dhënat e INSTAT ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë. INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi. Ekipi teknik i INSTAT menjëherë aktivizoi protokollet e emergjencës për të mbrojtur të dhënat dhe parandaluar dëmtime të mëtejshme.
INSTAT do të vazhdojë aktivitetin e tij statistikor dhe do të përdorë mjete alternative komunikimi si adresa e email-it [email protected] dhe kanalet zyrtare të rrjeteve sociale, Instagram dhe Facebook.
INSTAT i kërkon ndjesë publikut për këtë pamundësi ofrimi shërbimesh momental që shkaktoi ky incident dhe siguron publikun se po punon intensivisht për të rikthyer shërbimet e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
INSTAT do të njoftojë datat e reja të publikimit dhe falënderon përdoruesit, partnerët dhe veçanërisht ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) për ndihmën dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe deri në funksionimin e plotë të gjithë sistemeve të Teknologjisë së Informacionit të INSTAT. INSTAT mbetet i angazhuar për të siguruar statistika zyrtare me cilësi të lartë dhe të besueshme për përdoruesit.
instat
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 15:34
r.ll
burgu i recit
SHKODËR- 200 policë të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve kanë ushtruar kontroll në burgun e...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 14:28
E.d
Porti i Vlorës
VLORË- Precedohet 40-vjeçari pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare që t&e...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 14:42
I.A
Pisa
TIRANË- Vitin tjetër do të zhvillohet testi Global i arritjeve mësimore “PISA 2025”, i cili do të ndryshojë ...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 14:37
I.A
Kamera
TIRANE- Trajtimi i mbetjeve spitalore në vendin tonë është duke u kthyer në vëmendjen e mediave për shkak të...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 14:05
E.d
Policia
VLORË- Arrestohet një person në Vlorë pasi ka përndjekur dhe hapur llogari në rrjetet sociale me të dhënat ...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 13:30
E.d
Policia
KORÇË- Dy persona arrestohen në Korçë dhe një 24-vjeçare është zhdukur nga banesa e saj. 29-vje&...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 13:05
S.N
Foto Ilustrim
TIRANË - 3 persona vihen n pranga për vepra të ndryshme penale. Një 50 vjeçar me inicialte A.M baues në Fush&...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 12:50
E.d
Policia
ELBASAN-Arrestohen 2 persona ne Elbasan. Një 21-vjeçar me iniciale A.P u kap ne aksin rrugor Elbasan-Cërrik pasi ka përp...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 12:49
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Grupi i hakerave iranianë ka reaguar një ditë pasi sulmuan faqen e Institutit Shqiptar të Statistikav...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 12:47
S.N
Foto Ilustrim
LUSHNJE, FIER- Një 48 vjeçare me inicialet N.B është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit. 48 vje&cced...