LIVE UPDATES
Aktualitet

Kabujt e linjës së mesme të energjisë i rrezikonin jetën prej 1 vit, OSSHE i largon pas denoncimit nga emisioni investigativ

Është drejtuar disa herë pranë zyrës së teknikës së OSHEE që kap zonën ku banon, por asnjë zgjidhje. Madje ka komunikuar personalisht edhe me inxhinierin përgjegjës sërish pa zgjidhje.

2 Shkurt 2024, 21:25 Nga h.k
Kabujt e linjës së mesme të energjisë i rrezikonin
Foto e kabujve

KOSOVË-Disa ditë më parë në Fiks Fare u transmetua një video e një qytetari nga rruga "OSBE" në Kamëz. 

Ai ankohej se në ballkonin e shtëpisë së tij kishin rënë kabujt e linjës së mesme të shpërndarjes së energjisë. I është drejtuar në gusht të vitit të kaluar kujdesit të klientit me një kërkesë për spostimin e tyre, pasi përbëjnë një rrezik shumë të madh.

Është drejtuar disa herë pranë zyrës së teknikës së OSHEE që kap zonën ku banon, por asnjë zgjidhje. Madje ka komunikuar personalisht edhe me inxhinierin përgjegjës sërish pa zgjidhje.

E vetmja mundësi ankimi që i kishte mbetur Lek Palucës ishte Fiks Fare.

“Unë sa herë kaloj në ballkon do prek kabujt, se janë aq ulët sa gati mund t’i përdorë si varëse rrobash. Frika ime është se nëse ndodh ndonjë shkëndijë këtu bie flaka dhe çdo gjë bie në rrymë”, shpjegon Paluca.

Ai pohon se është ankuar disa herë në zyrat e kujdesit të klientit në OSHEE, por vetëm e kanë përcjell sot pas një viti ende nuk është marrë asnjë masë. Ai i drejtohet edhe njëherë zyrave të OSHEE-së në Kamëz ku e informojnë se kërksesa është çuar në zyrën e teknikës dhe se duhet të komunikojë me ta për spostimin e linjës. Qytetari i drejtohet dhe kësaj zyre po edhe aty merr përgjigjen nga punonjësi që do ia dorëzojë ankesën inxhinierëve të terrenit për të marr masa.

Në këto kushte Fiksi i drejtohet zyrave te OSHEE-së në Kamëz ku takohet me inxhinierin Mateo Gjini i cili është përgjegjës për Kamzën dhe i njëjti që Leka ka kontaktuar personalisht për problemin plot dy herë. Gazetarët nuk e gjejnë në zyrë fillimisht, por më vonë i vënë në dijeni edhe nga kolegët ai takon gazetarët e Fiksit. Gjatë kësaj kohe inxhinieri duke u venë në dijeni për problematikën kishte shkuar të shihte nga afër problemin në banesën e Lekës. Gjë të cilën ua shpjegojë edhe gazetarëve duke u thënë që nuk ka dashur ta sorollas qytetarin, por nga fluksi i punës mund t’i kishte dalë nga mendja.

Kërkesa e Lekës ishte bërë që në gusht por duhej Fiksi që të vinte në lëvizje inxhinierin i cili i tha Fiksit se brenda disa ditëve do të zgjidhej situata. Por nuk zgjati disa ditë, por menjëherë të nesërmen një grup punë i OSHEE-së u paraqit pranë banesës së Lëkës dhe vendosi një shtyllë dukë spostuar linjën në të.

Pas zgjidhjes së problemit Leka falenderoi Fiks Fare, që problematikën e tij 1 vjeçare e zgjidhi në kohë rekord.

investigim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet