22 Maj 2022, 13:11
Nga DOSJA
Gjykata e Kavajës
TIRANË-Një 47-vjeçar i divorcuar, nën akuzë nga fqinja e tij se po e bezdiste me këshilla që të ndryshonte mënyrën e jetesës saqë kaloi në përndjekje, u mundua ta bindë gjykatën e këtij qyteti se gruaja e kishte keqkuptuar. Për të treguar miqësinë me fqinjen që ka dy fëmijë dhe burri i saj jeton jashtë, shtetasi V. G. i tha gjyqtares se të dy fqinjët kuptoheshin me njëri-tjetrin dhe ishin miq.
“Ju tregoj fotografitë e mia me fëmijët dhe të gruas me fëmijët e saj në kalanë e Vilë Bashtovës, ne nuk kemi pasur asnjëherë probleme”, citoi një burim i Gazetës Si pranë Gjykatës së Kavajës mbi rastin e rrallë ku një fqinj vihet nën akuzë për përndjekje nga një grua. I akuzuari ka rrëfyer madje sipas një burimi që ndoqi procesin në fjalë se fqinja e tij nisi të shoqërohet me një shtetas të papëlqyeshëm.
“Më merrte ngahera mendim dhe normalisht nuk u pajtova me këtë shoqërim të tyre, sepse ajo ka fëmijë për të rritur dhe nuk mund të bëjë aventura”, justifikohet i akuzuari. Në fashikull thuhet se ai bashkëngjiti dëshmitarë fqinjët e tjerë, por gjykata vlerëson se fqinji i shkaktoi ankth gruas në fjalë mbasi e kritikonte vazhdimisht deri sa e kanosi. Kur ai nuk pati asnjë shans për të ndryshuar masën sipas burimeve të Gazetës Si, ai kujtoi gjykatën se ka 3 fëmijë për të rritur dhe prodhimet në sera për t’u kujdesur.
Gjykata shton se fëmijët e takonin babain vetëm gjatë fundjavave, dhe ditët e tjera jetojnë me të ëmën, kurse për të mbjellat mund të kujdeset familja. Kavajasi sipas burimeve e ka përndjekur gruan, mbasi ka tejkaluar kufijtë e kujdesit për një person madhor, mbyllën tregimin e historisë burimet gjyqësore në Kavajë.
Marrë nga Gazeta Si
Aktualitet
22 Maj 2022, 13:00
Foto nga Shëngjini
LEZHË- Pas pulave të ngodhura, sot bregu i plazhit të Kunës në Shëngjin u mbulua nga një pluhur ...
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:24
Foto ilustruese
POGRADEC- Një 71-vjeçare është gjetur e mbytur në liqenin e Pogradecit. Policia e Shtetit ka bërë me d...
Aktualitet
22 Maj 2022, 12:10
Foto ilustruese
Disa shkojnë në polici edhe për t’u ankuar për flakjen e plehrave nga dritaret, si dhe për lënien e sen...
Aktualitet
22 Maj 2022, 12:35
Foto ilustruese
TIRANË- Një 30-vjeçar, i identifikuar me iniciale U.S., është zhdukur pa lënë gjurmë. Babai i tij...
Aktualitet
22 Maj 2022, 12:33
Foto nga emisioni
FIER- Një tjetër pedofil i denoncuar nga "Piranjat" ka rënë në pranga. Pas hekurave ka përfunduar Artur Ib...
Aktualitet
22 Maj 2022, 12:08
Blendi Fevziu
TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu ka një pasion dhe atë e dinë të gjithë; udhëtimet! Sot, ai i ësh&eum...
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:50
TIRANË- Dy gra, fqinje me njëra-tjetrën, janë përleshur keqazi pasi njëri prej fëmijëve e ka ofenduar tjetrën....
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:49
Foto ilustruese
TIRANË- Policia është e bindur se po i edukon shoferët me prerjet masive të gjobave dhe kontrollet e shumta t...
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:36
Pamje nga aksioni
TIRANË- Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e para nga aksionit "Golden Bullet" që e kishtë pikënisjen ...
Aktualitet
22 Maj 2022, 11:21
Foto ilustruese
Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka thënë të shtunën se autoritetet shqiptare kanë bler&e...