Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VD- I vodhi me dhunë varësen e floririt një gruaje, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
Policia informon se personi me inicialet M.K, mesditën e djeshme, në afërsi të terminalit të autobusëve, i ka vjedhur me dhunë varësen një gruaje.
31 Gusht 2022, 13:06Nga A.B
Policia
TIRANË- Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autor i vjedhjes një varëse. Policia informon se personi me inicialet M.K, mesditën e djeshme, në afërsi të terminalit të autobusëve, i ka vjedhur me dhunë varësen një gruaje dhe më pas është larguar. Ky person, i dënuar dhe më parë po për këtë krim, do të hetohet për veprën penale 'vjedhje me dhunë'.
NJOFTIMI:
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, operacioni policor i koduar “Terminali”. I vodhi me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, identifikohet dhe vihet në pranga 32-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një person i kishte vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, në afërsi të terminalit të autobusëve, te "Casa Italia", menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Terminali”, për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, brenda pak minutave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: - M. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë". Ky shtetas, mesditën e djeshme, në afërsi të terminalit të autobusëve, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje dhe më pas është larguar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.