LIVE UPDATES
Aktualitet

I zhdukuri Skana, shok me të vrarin Karriqi, babai: Djali pinte drogë e thirrej në polici

Hasan Skana është shprehur se djali i tij nuk ka asnjë problem, por që është mbajtur 12 orë në komisariat për vrasjen e Karriqit, për shkak të miqësisë që ksihte me këtë të fundit.

26 Maj 2022, 14:47 Nga DOSJA
I zhdukuri Skana, shok me të vrarin Karriqi, babai: Djali pinte drogë
Hasan Skana, Ulvi Skana dhe Can Karriqi

TIRANË- I riu nga Dibra, Ulvi Skana, që rezulton i zhdukur që prej 17 majit, është mik i Can Karriqit, i cili u ekzekutua me armë zjarri me silenciator në Kodër Kamëz më 23 dhjetor të vitit të kaluar. Zhdukja e Skanës u raportua fillimisht nga Dosja.al, por sot, babai i tij, Hasan Skana në një intervistë me gazetaren e New24, Klodiana Lala, ka zbuluar miqësinë e të birit me të vrarin Karriqi. Ky i fundit ishte shok i ngushtë me Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin, dy të rinjtë që u vranë më 13 nëntor të 2021 me breshëri kallashnikovi në Astir si dhe me Ervis Martinajn, që u shpall në kërkim pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Hasan Skana është shprehur se djali i tij nuk ka asnjë problem, por që është mbajtur 12 orë në komisariat për vrasjen e Karriqit, për shkak të miqësisë që ksihte me këtë të fundit. Ai thotë se i biri kishte qenë në Gjermani, por pasi ka marrë ekspuls nga ky shtet, ka udhëtuar drejt Belgjikës. Hasan Skana shton se ka qenë mjaft i shqetësuar për të e se ka kërkuar në çdo spital të mundshëm, por nuk e ka gjetur. Ai thotë se këtë gjë, djali i tij e ka bërë edhe herë të tjera, është larguar, por e ka kontaktuar. Ndërsa tani, nuk po merr asnjë sinjal prej tij dhe dyshimet se mund t’i ketë ndodhur diçka, janë shtuar.

INTERVISTA

Pyetje: Kur keni humbur kontaktin me djalin tuaj?

Hasan Skana: Ka humbur më 17 maj. Dy ditë para se të largohej erdhi nga Belgjika. Se kam parë fare. Nuk të gënjej.

Pyetje: Sa qëndroi në Belgjikë?

Hasan Skana: Qëndroi 17 ditë

Pyetje: Ku kthye me vullnetin e tij?

Hasan Skana: S’e kam pyetur. Erdhi në datë 15 në darkë. por se pyeta. Ka qenë një herë në gjermani, mori një ekspuls. Pastaj iku në Belgjike. E ka fikur telefonin. Ne pritëm 3 ditë, mos është në rajon dhe më njoftonte. Prita 3 ditë, shkova në Kamzë. Më tha lerë sot dhe nesër pyet te spitalet. Pyeta, por më thanë se nuk ishte. Shkova në spital në shtet, jo në privat. Nuk ishte i shtruar. Kishte raste që humbiste kontakte 10 ditë, por merrte telefon. Jo me humb kontakt zero më zero jo!

Pyetje: Nga informacionet e policisë rezulton se është përdorues i lëndëve narkotike, është e vërtet ?

Hasan Skana: Po

Pyetje: Me Can Kariqin, a njihej djali juaj?

Hasan Skana: Po, shumë.

Pyetje: Momentin që u vra Can Kariqi djali juaj është shoqëruar në Komisariat ?

Hasan Skana: Pas tri ditësh

Pyetje: Sa u mbajt?

Hasan Skana: Rreth 12 orë

Pyetje: Ka pasur raste të tjera të shoqërimit në Komisariat?

Hasan Skana: Jo, familja jonë nuk ka shqetësime të tjera apo edhe konflikte.

Pyetje: Gjatë këtyre ditëve që jeni në kërkim a ka pasur persona që mund ta kenë parë diku dhe kanë dhënë informacione?

Hasan Skana: Kanë thënë se e kemi parë këtu, por nuk besoj të bëjnë foto.

Pyetje: Po policia?

Hasan Skana: Deri tani asgjë nuk më ka marrë në pyetje, dy rrugë ka ose të jetë mirë ose i vdekur, se në hava nuk rrinë.

Pyetje: Keni dyshim se mund të jetë diku dhe të jetë larguar me dëshirën e tij?

Hasan Skana: Unë nuk e kam trajtuar keq.

Pyetje: Ju ka pyetur policia për lidhjen e djalit tuaj me viktimën Can Kariqi?

Hasan Skana: Jo, e dinte policia se e ka marrë vetë, e ka marrë inspektori i zonës.

Në një rrëfim për Dosja.al, Skana bën me dije se ka pritur 3 ditë përkthimin e të birit, e më pas shkoi për të bërë denoncimin në Komisariat. Më 22 maj, erdhi dhe reagimi i parë publik nga Policia e Shtetit, ku njoftonte për zhdukjen e të riut, ndërsa shënonin vetëm se po punonin për gjetjen e të riut. Pavarësisht alarmit të ngritur, ende nuk ka asnjë shenjë prej tij.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet