LIVE UPDATES
Aktualitet

Impianti lundrues i energjisë ngre shqetësime për ndotjen e Gjirit të Vlorës! VOA: Kundërshtohet nga aktivistët mjedisorë

Mungesa e studimeve të mirëfillta para investimeve të kësaj natyre, sjell sipas kundërshtarëve të projektit, jo vetëm dëm në mjedis, por edhe në të ardhmen energjetike të vendit. Zoti Sota nga shoqata turistike “Arta” thotë se paratë e shpenzuara për marrjen me qira të anijeve duhej të investoheshin në prodhimin e energjisë së pastër diellore.

4 Dhjetor 2022, 23:12 Nga DOSJA
Impianti lundrues i energjisë ngre shqetësime për ndotjen e
Vlorë

VLORË- Një projekt i qeverisë shqiptare për vënien në punë të një impianti termik lundrues me qëllim zbutjen e krizës energjetike kundërshtohet nga aktivistët mjedisorë dhe operatorët turistikë në qytetin e Vlorës, të cilët i frikësohen ndotjes së bregdetit dhe dëmtimit të turizmit. Materiali në vazhdim u përgatit nga Rrjeti BIRN në bashkëpunim me Zërin e Amerikës. Në një cep të Triportit në Vlorë, dy anije draga punojnë për të thelluar hyrjen në portin e peshkatarëve. Po aty, një pompë nxjerr pa ndalim ujë dhe rërë nga deti, të cilat derdhen pak më tutje duke formuar një rrëpirë të vogël artificiale, të krijuar nga rëra që mbetet pas, ndërsa uji shkon drejt pyllit me pisha.

Porti po thellohet për t’i hapur vend një impianti termik lundrues që përbëhet nga dy anije, të cilat prej shtatorit presin disa qindra metra më tutje në portin e Petroliferës. Anijet e marra me qira nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare pritet të prodhojnë 110 megavat energji dhe premtohet se do të shërbejnë për të stabilizuar situatën energjetike në vend të varur kryesisht prej reshjeve. Impianti do të përdorë produkte të naftës si lëndë djegëse për të prodhuar energji, ndërsa qeveria këmbëngul se nuk paraqet rrezik për mjedisin.

“Kemi kontrolluar të gjitha parametrat dhe ju sigurojmë që edhe sasia e emetimit është sipas kritereve të konventave ku Shqipëria aderon,” deklaroi në shtator ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Por ekspertë të mjedisit janë dyshues dhe i frikësohen një ndotjeje të mundshme të Gjirit të Vlorës.

“Nëse do të ketë një ditë që do të ndizet ai termocentral me naftë të rëndë, do të kemi një situatë shumë të vështirë në qytetin e Vlorës, e kuptueshme për arsye se janë 600 tonë naftë me shumë emetim, më shumë ndotje të madhe, jashtëzakonisht të madhe,” thotë aktivisti mjedisor, Lavdosh Feruni.

Shqetësim të njëjtë ndajnë edhe operatorët turistikë në qytet, që e shohin vënien në punë të impiantit si sulm ndaj biznesit të tyre. Sipas kreut të shoqatës turistike “Arta”, Ervin Sota, operatorët në fushën e turizmit po i tremben “blozës së zezë që do të shpërndahet në të gjithë qytetin”. Aktivistët ankohen gjithashtu se vendosja e impantit po bëhet pa një studim të mirëfilltë mjedisor dhe duke mos iu nënshtruar të njëjtave standarde si bizneset e tjera.

“Nëse një biznes i thjeshtë do të kishte një pengesë të vogël nga lejet e mjedisit do të anuloheshin me qindra herë dhe nuk do të miratoheshin. Kurse kemi dy standarde, në këtë rast që kemi një dëmtim jashtëzakonisht të rëndë të mjedisit dhe këta kanë filluar punën pa marrë vlerësimin mjedisor,” thekson Niko Dumani, një biolog i angazhuar në mbrojtjen e mjedisit.

Mungesa e studimeve të mirëfillta para investimeve të kësaj natyre, sjell sipas kundërshtarëve të projektit, jo vetëm dëm në mjedis, por edhe në të ardhmen energjetike të vendit. Zoti Sota nga shoqata turistike “Arta” thotë se paratë e shpenzuara për marrjen me qira të anijeve duhej të investoheshin në prodhimin e energjisë së pastër diellore.

“Pse nuk investohen këto 600 milion dollarë në panele diellore. Është një investim afatgjatë, shumë i pastër, është një investim ekologjik atje ku po drejtohet dhe vetë Europa ku ne duam të shkojmë?,” pyet ai.

Ekspertët vlerësojnë gjithashtu se investimi është vijim i një situate arbitrariteti të filluar me ndërtimin e TEC-it të Vlorës, vetëm disa qindra metra prej vendit ku do të vendosen anijet.

“Vendet që e kanë ekzistente këtë lloj industrie shkojnë drejt zvogëlimit të saj. Shqipëria e fillon nga e para si 100 vjet përpara. Domethënë jemi në një paradoks logjik në gjithë këtë histori që po ndodh,” përfundon zoti Feruni.

impianti lundrues i energjise vlore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet