6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Prej vitesh ipeshkvi i Rrëshenit gjendet pranë ngjarjeve të qytetit të tij, ku vazhdimisht ndan apele të ndryshme sensibilizuese.
RRËSHEN-Imzot Gjergj Meta, ipeshkvi i Rrëshenit të Mirditës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi.
Meta bën thirrje që të ruajmë qetësinë dhe lutet për paqe. Prej vitesh ipeshkvi i Rrëshenit gjendet pranë ngjarjeve të qytetit të tij, ku vazhdimisht ndan apele të ndryshme sensibilizuese.
POSTIMI I GJERGJ METËS
“Të dashur miq,
Dje në Rrëshen ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që shkaktoi vdekjen e një personi, plagosjen e tre të tjerëve dhe solli tronditje të madhe tek të gjithë ne. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre e shërim sa më shpejtë të plagosurve!
Në një qytet të vogël si i yni, ngjarje të tilla e shenjojnë thellësisht jetën e çdo njeriu, por kanë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin. Ju ftojmë të gjithëve sot, në meshën e orës 17:00, gjatë së cilës do të kremtojmë edhe përkujtimin e Shën Vinçenc de Paolit, që të lutemi për qytetin tonë, në mënyrë që në zemrat e secilit të sundojë paqja dhe e mira. Na jep o Hyj paqen dhe dashurinë tënde!“,
Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua një ditë më parë në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit.
Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Bardhi, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit. Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.
Zjarrefikes TIRANË- Një banesë private është përfshirë ditën e sotme nga zjarri. Forcat blu bëjnë të...
Foto me dron nga policia MEMALIAJ- Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Memaliaj si rezultat i kontrollove anti-...
Policia SHKODËR- Një 53-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në k&eum...
Prokuroria FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së një të dënuari për drogë. Burime zyrtare ...
Momenti i arrestimit KORÇË-Policia e Korçës ka përdorur një mënyrë ndryshe për arrestimin e Saimir Pengut...
Klodian Tomorri Ndonëse të gjitha koncesionet që janë hetuar nga SPAK deri më tani kanë rezultuar afera të pasta korruptiv...
Foto ilustruese KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë -Maliq. Aksidenti ka ndodhur si pasoj&e...
Momenti i arrestimit KORÇË- Samuel Pengu është arrestuar nga Policia e Korçës në kohë rekord pasi dogji më...
martin bardhi RRËSHEN- 58-vjeçari Martin Marku alias Bardhi, përmes një vendimi të gjykatës së Lezhës, ishte liru...
Foto ilustruese TIRANË- Ekperti i IT, Said Dulevic, në një intervistë për "Ora News", komentoi taksimin që do i bëhet pe...