27 Shtator 2023, 12:36
Nga h.k
Foto me dron nga policia
MEMALIAJ- Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Memaliaj si rezultat i kontrollove anti-kanabis. Personi me incialet A.A është arrestuar pasi kishte kultivuar 127 bimë kanabis në fshatin Kalivaç.
I moshuari, nga fshati Kalivaç i Memaliajt, mësohet se kujdesej për këto bimë, të cilat arritën të zbuloheshin nga Policia vetëm përmes dronit. Bimët narkotike u asgjësuan nga policia përmes djegies. Policia vijon hetimet për veprimtari të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË
"Si rezultat i kontrolleve anticannabis, me efektivë në terren dhe me dronë, konstatohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Kultivoi në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Kalivaç, 127 bimë cannabisi, vihet në pranga 62-vjeçari. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në zona të thella dhe të pyllëzuara, nga grupe të Policisë, në terren, dhe me dronë të rezolucionit të lartë, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kontrolleve në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Kalivaç, njësia administrative Krahës, u gjetën të kultivuara 127 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Nga hetimet e kryera për këtë rast kultivimi, u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. A., 62 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
arrestim ne memaliaj kanabis
Aktualitet
27 Shtator 2023, 12:05
A.B
Policia
SHKODËR- Një 53-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në k&eum...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 12:01
A.B
Prokuroria
FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së një të dënuari për drogë. Burime zyrtare ...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 11:48
h.k
Momenti i arrestimit
KORÇË-Policia e Korçës ka përdorur një mënyrë ndryshe për arrestimin e Saimir Pengut...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 11:44
Dosja.al
Klodian Tomorri
Ndonëse të gjitha koncesionet që janë hetuar nga SPAK deri më tani kanë rezultuar afera të pasta korruptiv...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 11:35
h.k
Foto ilustruese
KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë -Maliq. Aksidenti ka ndodhur si pasoj&e...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 11:14
h.k
Momenti i arrestimit
KORÇË- Samuel Pengu është arrestuar nga Policia e Korçës në kohë rekord pasi dogji më...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 10:53
A.B
martin bardhi
RRËSHEN- 58-vjeçari Martin Marku alias Bardhi, përmes një vendimi të gjykatës së Lezhës, ishte liru...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 10:35
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Ekperti i IT, Said Dulevic, në një intervistë për "Ora News", komentoi taksimin që do i bëhet pe...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 10:06
f.i
protestë
TIRANË- Aktivistët e 'Lëvizjes Bashkë' do të dalin sërish në protestë ditën e enjte më...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 10:17
A.B
Leonard Palushi
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj, burg ish- shefin e krimeve të Elbasanit, Le...