27 Shtator 2023, 10:17
Nga A.B
Leonard Palushi
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj, burg ish- shefin e krimeve të Elbasanit, Leonard Palushin.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur:
“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.P. për kryerjen e veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 3 (tre) vite e 6 (muaj) burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri L.P. me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të të pandehurit L.P. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin L.P., për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar…”
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 23, datë 11.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Palushi u vu në prangat e policisë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit që pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale. Ish-komisari akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal.
SPAK ka mbyllur hetimet për Palushin dhe ka dalë në përfundimin se ai i ka shërbyer Erion Alibejt, në këmbim të mjetit që ka marrë si dhuratë. Si 'shpërblim', Palushi ka dhënë informacionin që të vendosej arma tek servisi i Manahasëve, me kërkesë të Alibejt, në mënyrë që të krijohej konflikt midis dy grupeve./Dosja.al
leonard palushi
Aktualitet
27 Shtator 2023, 10:06
h.k
Arjan Cengu
KUKËS-Arian Cengu avokat, ish-pjesëtar i Prokurorisë së Kukësit është lënë në burg nga Gjyka...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 10:05
A.B
Kusheriri i viktimes
DURRËS- Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth të Durrësit ka lënë të tronditur opinionin. Kushëri...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 10:01
h.k
Foto nga protesta në Maliq
MALIQ-Reshjet e kësaj jave kanë dëmtuar prodhimet në shumë zona të vendit. Banorët e fsh...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 09:34
h.k
Momenti arrestimit
KORÇË-Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës ditën e s...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 09:26
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Gjatë mesnatës u ekzekutua me armë zjarri Fatjon Dervishi. I riu ishte në mjet me mikun e tij, mirëpo...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 09:08
f.i
droga e sekuestruar
ITALI- Drejtoria e Hetimit Antimafia ka zbatuar, me urdhër të Prokurorisë Publike të Romës, një mas&...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 09:04
A.B
Foto ilustruese
DURRËS- Pista kryesore për vrasjen e Fatjon Dervishit në Sukth të Durrësit, është hakmarrja.
Viktima &e...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 08:59
h.k
Momenti i arrestimit
VAU I DEJËS-Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Vau-t të Dejës pas di...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 08:49
A.B
Martin Bardhi
RRËSHEN- Sot janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës persona nga fisi Reçi, mes tyre është shoq&eum...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 08:14
A.B
Vrasja ne Rreshen
TIRANË- Shqipëria është tronditur nga ngjarjet e rënda kriminale, të cilat kanë ndodhur në më...