27 Shtator 2023, 08:49
Nga A.B
Martin Bardhi
RRËSHEN- Sot janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës persona nga fisi Reçi, mes tyre është shoqëruar edhe Saimir Reçi i cili pati dhe konfliktin në mars të këtij viti po ashtu dhe i ati i Saimir Reçit. Ata dyshohet se kanë lidhje me ekzekutimin e një dite më parë, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi.
Në total deri më tani janë 10 të shoqëruar që janë marrë në pyetje. Anëtarët e fisit Reçi mësohet se kanë mohuar përfshirjen në atentat.
SI NDODHI NGJARJA NË RRËSHEN?
Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua një ditë më parë në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit.
Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Bardhi, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit. Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës./Dosja.al
martin bardhi vritet martin bardhi
Aktualitet
27 Shtator 2023, 08:14
A.B
Vrasja ne Rreshen
TIRANË- Shqipëria është tronditur nga ngjarjet e rënda kriminale, të cilat kanë ndodhur në më...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 07:50
A.B
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha mendon se vrasja e Martin Bardhit do ta kthejë Rrëshenin në zonën më të &l...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 07:37
A.B
Policia
DURRËS- Detaje të reja në lidhje me vrasjen e Fatjon Dervishit pak pas mesnate në Durrës. Viktima është banor i ...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 07:33
A.B
Policia
DURRËS- Fatjon Dervishi, është 38 vjeçari që u vra rreth mesnatës nga persona të paidentifikuar. Dervishi, &eu...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 07:22
f.i
foto ilustruese
TIRANË-Mot i paqendrueshëm me vransira dhe kthjellime pritet të jetë dita e sotme. Në Jug si dhe zonat J...
Aktualitet
27 Shtator 2023, 07:02
A.B
foto ilustruese
DURRËS- Vrasje në Sukth. Fatjon Dervishi është 38-vjeçari i vrarë me armë zjarri mesnatën e ...
Aktualitet
26 Shtator 2023, 22:47
I.A
Sotir Miçi
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se në momentet e tij më të vështir...
Aktualitet
26 Shtator 2023, 22:34
I.A
VLORË- Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e Helidon Gjikokës, i cili përmes një kontrate qiramarrjeje p...
Aktualitet
26 Shtator 2023, 22:22
I.A
KAVAJË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike në Bashkinë e Kavajës. Kryetari i ri i Bashkisë...
Aktualitet
26 Shtator 2023, 20:04
Organizata Faktoje
TIRANË- Disinformimi gjinor mbetet një nga problemet më shqetësuese të shoqërisë. Organizata Faktoje ...