LIVE UPDATES
Aktualitet

Inceneratori fantazmë fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por paratë po shkojnë për të shlyer borxhet e lëna nga privati

Bilanci zyrtar i depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se për vitin 2024 kompania Integrated Energy regjistroi një fitim para taksave prej 10.3 milionë eurosh (1 euro= 97 lekë), nga 7.6 milionë euro që ishte fitimi i një viti më parë.

2 Gusht 2025, 13:06 Nga M.B
Inceneratori fantazmë fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por paratë po
Foto ilustruese

TIRANA- Fitimet e inceneratorit fantazmë të Tiranës u rritën me 36 për qind vitin e kaluar, teksa administrimi shtetëror i kompanisë ka filluar të nxjerrë në pah abuzimet financiare të koncesionarit. Bilanci zyrtar i depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se për vitin 2024 kompania Integrated Energy regjistroi një fitim para taksave prej 10.3 milionë eurosh (1 euro= 97 lekë), nga 7.6 milionë euro që ishte fitimi i një viti më parë.

Inceneratori fantazmë fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por paratë po

Sipas raportit të administrimit, të ardhurat e landfillit të Sharrës u rritën me 8.4 për qind duke arritur në 17.4 milionë euro, çka do të thotë se kompania ka një normë fitimi 60 për qind mbi xhiron.

Kjo tregon qartë se sa fitimprurës është biznesi i traut të Sharrës dhe se sa shtrenjtë po e paguajnë qytetarët shqiptarë tarifën 29 euro të depozitimit të mbetjeve në landfill, pa marrë në këmbim asnjë investim.

Ndërkohë, në krahun tjetër të bilancit, shpenzimet e aktivitetit të kompanisë u ulën me 17 për qind duke zbritur në 6.8 milionë euro për vitin e kaluar.

Integrated Energy ka arritur të mbledhë një pjesë të borxheve të papaguara nga klientët, teksa llogaritë e arkëtueshme u ulën nga 15.1 milionë euro që ishin në 11.9 milionë euro. Kjo do të thotë se vitin e kaluar, Integrated Energy ka mundur të mbledhë më shumë se 3 milionë euro detyrime të papaguara, që kishin ndaj saj klientë të ndryshëm.

Shlyerje borxhesh të trashëguara nga privati

Rezultati më i mirë financiar, i ka mundësuar kompanisë që të shlyejë një pjesë të borxheve të trashëguara përpara sekuestrimit të saj nga SPAK dhe vënies në administrim shtetëror. Sipas raportit të ecurisë së veprimtarisë për vitin 2024, llogaritë e pagueshme ndaj furnitorëve u ulën me mbi 400 mijë euro duke rënë në 6.2 milionë euro.

Kompania shleu mbi 1.4 milionë euro kredi të trashëguara. Megjithatë, Integrated Energy ka ende dhe 7.7 milionë euro kredi për të shlyer, të cilat ishin marrë në banka të nivelit të dytë gjatë kohës kur shoqëria administrohej nga dyshja Zoto-Mërtiri.

Inceneratori fantazmë fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por paratë po

Veç shlyerjes së kredive, kompania pagoi edhe 3.5 milionë euro detyrime të prapambetura ndaj Tatimeve gjatë vitit të kaluar. Edhe këto detyrime ishin lënë të trashëguara nga privati. Ndërkohë sipas dokumentave, Integrated Energy ka ende edhe 2.2 milionë euro borxhe të prapambetura për shkak të mospagesës së taksave gjatë administrimit nga koncesionari privat.

Me pak fjalë, qytetarët e Tiranës tashmë janë duke paguar borxhet e lënë pas nga administrimi privat i landfillit të Sharrës dhe do të duhet të paguajne ende edhe 10 milionë euro të tjera për t'i shlyer plotësisht detyrimet e prapambetura.

Prej gushtit të vitit 2023, shoqëria koncesionare Integrated Energy është nën administrim shtetëror, pasi u sekuestrua nga Gjykata për korrupsion. Fati i kompanisë mbetet ende i pavendosur përfundimisht, ndërkohë që administratori shtetëror vetëm administron kompaninë, shlyen borxhet dhe destinon fitimet në llogarinë e fitimeve të pashpërndara./ Kapitali.al

inceneratori i tiranes


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet