2 Gusht 2025, 10:03
Nga N.F
Foto
BULQIZË- Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Bulqizë. I riu është prangosur pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri. Policia gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” gjetën të fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.
I riu u kap në aksin rrugor Krastë-Bulqizë. Ai është identifikuar si Orgest Grrica. 20-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje. Nga ky operacion policia sekuestroi armë, municione dhe automjetin.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Bulqizë, operacioni policor i koduar “Krasta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 20-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj me 10 fishekë dhe automjeti. Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në kuadër të operacionit “Krasta”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O.G., 20 vjeç, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, kamionçinë, që drejtonte ky shtetas, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.
Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
armembajtje pa leje
Aktualitet
2 Gusht 2025, 09:47
N.F
Autori
DURRËS- Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 35-...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 08:55
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- "BBC" i ka kushtuar gjithashtu një artikull vendimit të Gjykatë Evropiane të Drejtësisë...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 08:45
N.F
Foto
SARANDË- Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. M...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 08:03
N.F
Foto
PRISHTINË- Një sherr mes efektivëve të policisë është regjistruar brenda komisariatit “Jugu”...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 07:42
M.B
Klodian Tomorri
TIRANA- Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me atë që e konsideron si ...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 07:22
Dorina Azo
Foto
TIRANË- Shtrenjtimi i qirasë mujore për strehim, të pronave për shitje, të çmimeve në bare-restorante dhe pr...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 07:11
N.F
Foto
TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mo...
Aktualitet
1 Gusht 2025, 21:50
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Media italiane "Ansa" i ka dedikuar një artikull vendimit të sotëm të Gjykatë Evropiane të D...
Aktualitet
1 Gusht 2025, 21:29
M.B
Dua Lipa, fëmijët e Afrim Bunjakut dhe Vjosa Osmani
KOSOVA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka takuar gja...
Aktualitet
1 Gusht 2025, 20:51
M.B
Foto nga emisioni
SHQIPËRI- Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, p&eum...