LIVE UPDATES
Aktualitet

Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetesës për shqiptarët

Në periudhën janar-maj në vend, sipas të dhënave të INSTAT, hynë 3,4 milionë shtetas të huaj. Krahasuar me vjet, numri i tyre u rrit 3,9%. Në muajin maj, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri arriti në 987 mijë, me rritje 1,4% krahasuar me majin 2024.

2 Gusht 2025, 07:22 Nga Dorina Azo
Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetesës për
Foto

TIRANË- Shtrenjtimi i qirasë mujore për strehim, të pronave për shitje, të çmimeve në bare-restorante dhe produkteve ushqimore në markete deri te rëndimi i trafikut janë efektet në kostot e jetesës për vendësit e zonave turistike nga fluksi i turistëve të huaj. Masat e propozuara nga ekspertët për mbiturizmin.

“Ujin e çezmës po e paguajmë si të ishte luks në lokal. Për një kafe, ujë dhe një Coca-Cola paguam 650 lekë”, – shprehet i revoltuar një banor i Pogradecit, teksa largohet nga bari i një hoteli që ndodhet buzë liqenit.

Ai i pohoi mikut të tij me të cilin ishte ulur në bar, se një gotë ujë “nga çezma” po paguhet më shtrenjtë se pijet freskuese. Një tregues që shtrenjtimi i çmimeve, për shkak të fluksit të lartë të turistëve në bar-restorantet e qytetit, po ndikon në jetën e përditshme të vendësve të zonave turistike.

Në periudhën janar-maj në vend, sipas të dhënave të INSTAT, hynë 3,4 milionë shtetas të huaj. Krahasuar me vjet, numri i tyre u rrit 3,9%. Në muajin maj, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri arriti në 987 mijë, me rritje 1,4% krahasuar me majin 2024.

Në këtë 5-mujor, rritja më e lartë e fluksit të turistëve të huaj u shënua përkatësisht në muajt e parë të vitit. Në janar, numri i turistëve u rrit 14,5% krahasuar me janar 2024 dhe në shkurt rritja ishte 7,4%.

Për ekspertin e ekonomisë, Arben Malaj, ky nivel i lartë vizitorësh po çon drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës për banesa me qira, për blerje prone, si dhe për mallra të konsumit të përditshëm.

Sipas tij, kjo ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve në këta sektorë, deri në nivele kërcënuese për vendasit.

“Me rritjen e numrit të turistëve, rritet kërkesa për shërbime si akomodimi, ushqimi dhe transporti. Ky presion mbi ofertën ekzistuese shpesh çon në:

Gjatë diskutimeve për perspektivat turistike të Shqipërisë, ku parashikohet që deri në fund të vitit 2025 numri i turistëve të huaj të arrijë nga 12 deri në 14 milionë, sipas ekspertit të ekonomisë Arben Malaj, ky fluks i lartë pritet të sjellë edhe më tej rritje të konsiderueshme të kërkesës për shërbime dhe infrastrukturë turistike në vend.

Kostoja e shtrenjtë e strehimit nga turizmi

Një nga efektet kryesore më të ndjeshme të turizmit në rritje është ai mbi tregun e qirave për qëllime strehimi. Turistët që vizitojnë Shqipërinë parapëlqejnë të qëndrojnë në apartamente me qira ditore sesa në hotele, për shkak të çmimit më të lirë.

Edhe në vitin 2025 vijon të mbetet i ulët numri i shtetasve të huaj që hyjnë në vend dhe qëndrojnë në strukturat zyrtare akomoduese.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin prill hynë 819,1 mijë shtetas të huaj, por vetëm 149,6 mijë apo rreth 20% e vizitorëve jorezidentë qëndruan në strukturat akomoduese.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rreth 80% e shtetasve të huaj që vijnë në vend nuk qëndrojnë në strukturat e regjistruara të akomodimit.

Turistët e huaj parapëlqejnë të qëndrojnë në apartamentet me qira ditore për shkak të çmimeve të ulëta sipas Stela Dhami, nga “Colliers Albania”.

“Ato janë më të prekshme për turistët që në Shqipëri vijnë kryesisht të orientuar prej çmimeve më të lira krahasuar me vendet e zhvilluara turistike apo me rajonin.

Gjithashtu këto struktura akomodojnë shumë mirë familjet dhe udhëtarët në grup të cilët kanë dëshirë të jenë në të njëjtin ambient”, pohoi më herët znj. Dhami.

Por shtimi i kërkesës për akomodim në këto struktura ka nxitur rritjen e numrit të tyre.

Sipas të dhënave të AirDNA për “Monitor”, në prill kishte 23,4 mijë njësi të listuara për t’u dhënë me qira, me rritje prej 38% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, ose rreth 6,4 mijë apartamente, apo njësi banimi më shumë.

Në prill 2023, kishte vetëm 12,6 mijë njësi të listuara, pra në dy vjet, numri i tyre është dyfishuar. Numri i apartamenteve  për t’u marrë qira në prill 2025 ishte i njëjti me gushtin 2024, kur gjithnjë shënohet rekord për shkak të kërkesës së lartë në kulmin e sezonit.

Zgjerimi i tregut po shton ndjeshëm ofertën për apartamente me qira ditore, për rrjedhojë edhe çmimet janë më të lira sesa vendet europiane. Nga ana tjetër vijon të pakësojë ofertën e tregut për prona me qira, për rrjedhojë të ofrohen gjithnjë e më tepër çmime të larta për qiranë mujore afatgjatë.

Agjentja e tregut të pasurive të paluajtshme Lorena Rada nga “Century 21 CPM” tha se në kryeqytet, çmimet e qirave mujore edhe gjatë 2025-s vijuan të mbeten në nivele të shtrenjta, për shkak të kërkesës së lartë dhe ofertës në rënie.

Znj. Rada thekson se pakësimi i ofertës nga qiraja ditore ndihet më shumë te zonat afër qendrës. “Në zonën e Pazarit të Ri, nuk arrijmë të gjejmë prona të lira për qiranë afatgjatë.

Në këtë zonë, kërkesa për prona me qira ditore është e lartë. Po ashtu, dhënia e apartamenteve me qira ditore po shfrytëzohet më tepër nga vetë pronarët e apartamenteve”.

Mesatarisht në Tiranë, çmimet e qirave për apartamente 1+1 variojnë nga 300 deri në 800 euro në muaj. Për apartamente 2+1, mesatarja e çmimeve është 200 deri në 250 euro më e lartë. Qiraja mujore për këtë tipologji pronash varion nga 550 deri në 1,300 euro.

Në vitin 2024, sipas agjentëve imobiliarë, çmimet e qirave për qëllime strehimi u rritën mesatarisht nga 10 deri në 20% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Rritja më e ndjeshme ishte në zonat afër qendrës, ku shumë apartamente janë kthyer në struktura akomoduese për qira ditore, për shkak të fluksit në rritje të turistëve të huaj.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi i qirave për apartamente 1+1 në muajin shtator arriti deri në 800 euro në muaj nga 750 euro që ishte niveli maksimal i qirasë vitin e kaluar. Rritja është rreth 7%. Ndërsa për prona 2+1, qiratë nisin nga 1,000 deri në 1,300 euro nga 950 deri 1,000 euro në muaj në muajin shtator të 2023.

Në zona të tjera si ajo pranë Stadiumit “Air Albania”, çmimet për apartamente me strukturë 1+1 arritën në 800 euro në muaj nga 650 euro që ishte një vit më parë. Rritja ishte 23%.

Ndërsa çmimet për apartamentet 2+1 arritën deri në 1,300 euro nga 1,200 euro që ishin vitin paraardhës.

Përveç çmimeve të larta nga ulja e stokut të apartamenteve me qira afatgjatë, vendasit po përballen edhe me periudha të gjata kohore për kërkimin e apartamentit.

Mesatarisht një familje shqiptare duhet të shpenzojë 1 deri në 2 muaj kohë intensive sipas agjentes imobiliare Lorina Rada, në raste të veçanta afati i kërkimit arrin edhe për 9 muaj, për të gjetur një apartament me qira afatgjatë në Tiranë.

Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme gjithashtu ngrenë sërish shqetësimin e rrezikut të flluskës në këtë treg, për shkak të mbiofertës dhe çmimeve shumë herë më të ulëta në raport me vendet europiane.

P.sh., në Tiranë nëse prenoton një apartament me largësi 450 metra nga qendra për 1 natë qëndrimi, ofrohet me çmim 34 deri në 39 euro/nata.

Apartament me largësi 300 euro nga qendra gjen me çmim 45 euro/nata.

Në Athinë nëse rezervoje nëpërmjet Booking.com një apartament me qira 500 metra larg qendrës për 1 natë qëndrimi në fund të muajit qershor ofrohej me çmim 170 euro/nata apo për apartament me largësi 3 km nga qendra çmimi arrin 130 euro/nata.

Në Romë, çmimet e apartamenteve në zonat afër qendrës variojnë nga 105 euro deri në 327 euro/nata.

Prodhimit vendas me problemeve strukturore i shtohet edhe kostoja nga turizmi

Krahas çmimeve të larta në bare dhe restorante, vendasit po përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore edhe në markete.

Alban Zusi, drejtues i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, pohon se fenomeni po ndikohet edhe nga mungesa e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas, e  ndikuar nga kostot e larta të prodhimit, zhvlerësimi i Euros dhe turizmit për marrjen e fuqisë punëtore.

Produktet vendase në supermarkete shpesh shiten më shtrenjtë se ato të importit, duke vështirësuar pozitën e prodhuesit vendas në treg.

“Çmimet e produkteve vendase përfshirë produktet e bulmetit, të përpunimit të mishit (sallameria-proshutat), përfshirë prodhime të tjera, si: ‘mozzarella’, në markete po shiten më shtrenjtë sesa produktet e importit.

Produktet vendase nuk arrijnë të konkurrojnë ato të importit, pasi kostot e prodhimit janë në rritje, ndërsa zhvlerësimi i Euros 30-40% favorizon mallrat e importit.

Për t’u vetëmbrojtur, prodhuesi shqiptar është i detyruar të mbajë çmime të larta ose synon  të tregtojë produktet në tregjet e produkteve autoktone vendase, ku turistët priren të blejnë më shumë.

Strukturat akomoduese furnizohen kryesisht me mallra ushqimore nga importi, për shkak të çmimeve më të lira sesa prodhimi vendës.

Kërkesa për produkte të lira nga importi është e lartë për shkak të turizmit masiv dhe jo elitar që zhvillohet në vend. Por edhe kjo tendencë nuk e ndihmon prodhuesin vendës për tregtimin e produkteve.

Përveç problemeve strukturore që po has aktualisht sektori i prodhimit, edhe turizmi po ndikon në rritjen e kostos prodhuese, veçanërisht te shpenzimet për fuqinë punëtore.

Shumë punonjës të industrisë përpunuese, të joshur nga pagat e larta largohen për punësime sezonale drejt zonave bregdetare. Me qëllim mbajtjen e tyre, agropërpunuesit janë të detyruar t’u rishikojnë pagat”.

Baret dhe restorantet, rënie konsumi nga vendasit, kompensohen nga turistët

Sipas kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, në baret dhe restorantet e zonave bregdetare, dy vitet e fundit tendenca e konsumit nga vendasit mbetet në rënie për shkak të çmimeve të larta.

“Për shkak të rritjes së kostove dhe çmimeve, konsumatori vendës ka ulur konsumin në bar-restorante me rreth 20%.

Rënia e konsumit prej vendasve po përsëritet çdo vit, për shkak të uljes së fuqisë blerëse nga çmimet e larta”, thotë z. Jahja. Ai shton se shumë shqiptarë po parapëlqejnë gjithashtu të kalojnë pushimet jashtë vendit për të shmangur shpenzimet e larta në vend.

Megjithatë, konsumi total në sektorin e bareve dhe restoranteve nuk ka shënuar rritje në krahasim me sezonin turistik të një viti më parë, çka tregon se turistët thjesht po zëvendësojnë konsumin vendas, jo duke e rritur atë.

Rritja e kërkesës, por jo e çmimeve në sektorin e makinave me qira

Ndryshe nga efekti që ka turizmi në tregun e qirave afatgjata për banesa, ku çmimet janë rritur ndjeshëm për shkak të kufizimit të ofertës, sektori i makinave me qira nuk po përjeton të njëjtin presion mbi çmimet.

Përkundrazi, ky treg po zgjerohet gjithnjë e më shumë falë hyrjes së operatorëve të rinj dhe konkurrencës në rritje.

Aleksandër Ndoci, drejtues i kompanisë RentX,  tha se tarifat ditore për makina me qira kanë mbetur të qëndrueshme, pavarësisht rritjes së kërkesës gjatë sezonit turistik.

“Kërkesa ka qenë në rritje për shkak të fluksit të turistëve, por shtimi i numrit të operatorëve në treg ka balancuar situatën dhe ka parandaluar rritjen e çmimeve”.

Sipas zotit Ndoci, konkurrenca e shtuar mes kompanive që ofrojnë makina me qira ka ndikuar në mbajtjen e çmimeve brenda kufijve të mëparshëm.

Çmimet ditore për një makinë variojnë nga 15 euro për modelet bazë, deri në 150–200 euro në ditë për automjetet luksoze.

Sektori i makinave të dhënies me qira është një shembull ku shtimi i kërkesës nuk ka sjellë automatikisht rritje çmimesh, duke treguar se dinamika e tregut ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, si numri i ofruesve dhe struktura e konkurrencës.

Kostot e tjera nga mbipopullimi turistik

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj, thekson tek analizimi i kostove për vendasit nga rritja e fluksit turistik edhe problemet me rëndimin e trafikut, ndikimet negative në mjedis deri edhe te rreziku për humbjen e identitetit kulturor të fshatrave turistikë.

Çfarë masash rekomandojnë ekspertët

Mbipopullimi me turistë i njohur ndryshe si “overtourism” është një fenomen që po ndodh në shumë vende europiane dhe në destinacione në zhvillim si Shqipëria. Arben Malaj parashikon se trendi i rritjes së çmimeve nga turizmi do të jetë afatgjatë. Për rrjedhojë, ky fenomen sjell kosto të rëndësishme, por edhe sociale, ekonomike dhe mjedisore, që duhet të menaxhohen me kujdes.

“Shkalla e rritjes, burimet e rritjes dhe efektet jopozitive kanë nevojë për studime më të thelluara. Ka elemente që e bëjnë këtë një trend, edhe pse me luhatje sezonale:

(i) Turizmi është kthyer në një sektor për ekonominë shqiptare dhe investimet në të cilat rriten;

(ii) Inflacioni global, dhe konfliktet gjeopolitike kanë ndikuar në ecurinë e përgjithshme të çmimeve. Nëse ndërtohen struktura të tjera dhe politika të balancuara mund të ketë stabilizim afatmesëm”.

Eksperti i ekonomisë dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj, propozon zbatimin e disa politikave për të mbrojtur interesat e qytetarëve vendas përballë rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës. Ndër to përfshihen kufizimi i konvertimit të banesave në njësi turistike, si dhe kontrolli i përkohshëm i çmimeve gjatë sezonit turistik.

“Në përfundim, mbipopullimi turistik (overtourism) nuk është domosdoshmërisht negativ, por kërkon politika të zgjuara dhe planifikim afatgjatë për të maksimizuar përfitimet dhe për të minimizuar kostot.

Menaxhimi i kapaciteteve të destinacioneve, investimet në turizëm të qëndrueshëm dhe përfshirja e komunitetit lokal në vendimmarrje janë disa nga hapat thelbësorë për të garantuar zhvillim të ekuilibruar, që respekton si vizitorët ashtu edhe jetën dhe interesat e banorëve vendas”, pohon zoti Malaj.

Arben Malaj

“Në përfundim, mbipopullimi turistik (overtourism) nuk është domosdoshmërisht negativ, por kërkon politika të zgjuara dhe planifikim afatgjatë për të maksimizuar përfitimet dhe për të minimizuar kostot. Menaxhimi i kapaciteteve të destinacioneve, investimet në turizëm të qëndrueshëm dhe përfshirja e komunitetit lokal në vendimmarrje janë disa nga hapat thelbësorë për të garantuar zhvillim të ekuilibruar, që respekton si vizitorët ashtu edhe jetën dhe interesat e banorëve vendas”

Për të balancuar interesat mes zhvillimit të turizmit dhe mbrojtjes së mirëqenies së komuniteteve vendase, eksperti Arben Malaj propozon një sërë politikash:

1. Subvencione apo ndihma financiare për familjet me të ardhura te ulëta, veçanërisht në zonat me fluks te larte turistik.

2. Kontrolli i përkohshëm i çmimeve në bazë të produkteve ose sherbimeve gjatë sezonit turistik

3. Politika për banim të perballueshëm, nepërmjet kufizimeve në konvertimin e banesave në njësi turistike në disa zona

4. Investime në transportin publik, për te ofruar alternativa me të lira dhe efikase ndaj transportit privat gjatë sezonit të ngarkuar.

5. Taksim i drejte dhe i synuar për turizmin, ku të ardhurat e mbledhura të përdoren për permirësimin e sherbimeve publike që i sherbejnë edhe komunitetit vendas.

6. Planifikim urban i zgjuar, që parashikon ruajtjen e balancës midis zhvillimit ekonomik dhe cilësisë sẽ jetes per banorët lokalë./ Monitor

turizmi kosto jetese

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë