Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tomorri shtron pyetjen se si mund të nxjerre kryeministri foton e një gjykatësi në status duke gjykuar madje se ka dhenë vendim të gabuar.
TIRANA- Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me atë që e konsideron si lincim publik nga ana e kryeministri Edi Rama të gjyqtarit Hazbi Balliu. Tomorri shtron pyetjen se si mund të nxjerre kryeministri foton e një gjykatësi në status duke gjykuar madje se ka dhenë vendim të gabuar.
Ai shkruan se ky gjykatësi mund të jetë i korruptuar, mund të ketë marrë para, mund ta ketë dhenë vendimin kundrejt rryshfetit, mund të jetë i paftë, apo çdo gjë tjeter, por qeveria ka mekanizma dhe e dërgon çështjen në shkallët e tjera të gjykimit dhe ja përcjell rastin e gjyqtarit ILD-së, KLGJ-së dhe institucioneve të reformës që ka bërë vet.
POSTIMI:
Shiko ca bën ky
Bën status dhe nxjerr foton e gjykatësit në statusin e vet, që t'i lëshoje turmat për ta lincuar sepse nuk i pëlqen vendimi i marrë nga gjykatësi. Dhe e merr e bën qepaze në postim gjykatësin që t'i karikojë mirë turmat për lincim. Ca nuk i thoshte aty. Ky tipi, ky i pacipi, lloj lloj. Qepaze.
Ku e ka parë ky këtë punë? Ore si mund të nxjerre kryeministri foton e një gjykatësi në status duke gjykuar madje se ka dhenë vendim të gabuar? Dakord mo dakord. Ky gjykatësi mund të jetë i korruptuar, mund të ketë marrë para, mund ta ketë dhenë vendimin kundrejt rryshfetit, mund të jetë i paftë, apo çdo gjë tjeter.
Por qeveria ka mekanizma, e çon cështjen në shkallët e tjera të gjykimit dhe ja përcjell rastin e gjyqtarit ILD-së, KLGJ-së a ca janë ato institucionet e reformës që ka bërë vet. Por s'ka kryeminister në botë që nxjerr gjykatësin në pritë lincimi publik.
Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj gjykatësit Hazbi Balliu, se ka konsideruar si pronë legjitime një pallat të tërë pa leje dhe të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranës. Rama në postimin në rrjetet sociale shprehet se rasti i gjykatësit është i njëjtë me atë të prokurorës së Shkodrës, Elsa Gjelit, e cila sipas tij nuk nisi hetime për ndërtimet pa leje në Theth.
Ai thotë se Gjeli, Balliu dhe prokurorë e gjykatës të tjera po mbajnë në sistemin e drejtësisë "forcën e vjetër brutale të Antiligjit e të Antishtetit në dëm të interesave të shtetit dhe njerëzve". Më tej ai pyet se ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit e të kontrollit të atyre që Rama i cilëson si shpërdorues.
Përplasja Rama-Prokuroria e Shkodrës për ndërtimet në Theth
Ndërtimet në fshatin Theth ishin dhe arsyeja e përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës. Këto ndërtime, Rama është shprehur se janë ndërtuar pa leje dhe IKMT do ti heqë nga territori.
Lidhur me këtë çështje, Rama ka sulmuar prokuroren Elsa Gjeli. Sipas tij, kjo e fundit ka refuzuar të hapë çështjen dhe ka injoruar denoncimin e Policisë së Shtetit lidhur me këtë ndërtim. Kreu i qeverisë shprehej se është lejuar një ndërtim në zemër të Thethit në shkelje totale të ligjit, por sipas tij, Prokurorja Gjeli ka dalë me vendim se nuk ka vepër penale. Rama tha se kjo prokurore është e padenjë për tu paguar si e tillë.
Pas kësaj, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dërgoi në Institutin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Porkurorisë, prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, ku kërkoi nisjen e procedimit disiplinor për të.
Foto TIRANË- Shtrenjtimi i qirasë mujore për strehim, të pronave për shitje, të çmimeve në bare-restorante dhe pr...
Foto TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mo...
Foto ilustruese LEZHA- Media italiane "Ansa" i ka dedikuar një artikull vendimit të sotëm të Gjykatë Evropiane të D...
Dua Lipa, fëmijët e Afrim Bunjakut dhe Vjosa Osmani KOSOVA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka takuar gja...
Foto nga emisioni SHQIPËRI- Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, p&eum...
Armando Ndreca TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykim edhe Armando Ndrecën, vëllain e dep...
Arrestimi VLORA- Një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në prill të këtij viti në qytetin e Vl...
Foto nga vendi i ngjarjes MALËSI E MADHE- Një situatë e pazakontë është regjistruar sot në Malësi të Madh...
Sokol Kraja TIRANA- Në fund të vitit të kaluar, në shumë media të mëdha të vendit nisi të transmetohej n&...
Foto ilustruese SHKODRA- Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat” nga ku mësohet se dy automjete ja...