LIVE UPDATES
Aktualitet

“Infiltrimi i porteve nga krimi i organizuar", Europol kap 35 ton kokainë në portet e BE-së, arrestohen 6 trafikantë, mes tyre një shqiptar

Hetimet e Europol dhe autoriteteve ligjzbatuese gjermane zbuluan dhe kapën 35 tonë kokainë të destinuar për në Bashkimin Europian. 6 anëtarë të një rrjeti trafikantësh u arrestuan, ndërsa aksioni ekspozon përpjekjen e trafikantëve për të infiltruar portet kryesore të Europës.

18 Qershor 2024, 19:51 Nga M.B
“Infiltrimi i porteve nga krimi i organizuar", Europol kap 35
Foto ilustruese

EUROPA- Një sasi prej 35 ton kokainë ,e cila ishte destinuar për në Bashkimin Europian, është sekuestruar nga prilli deri në shtator 2023 prej autoriteteve në Gjermani, ndërsa Europol në bashkëpunim me policitë lokale në Belgjikë, Ekuador dhe Gjermani, njofton se shkatërroi rrjetin e trafikantëve.

“Rrjeti kriminal vepronte nga Gjermania. Logjistika e tyre, dyshohet se organizohej përmes përfshirjes së një numri të madh kompanish fantazmë, duke përfshirë kompani transporti dhe bashkëpunëtorë në krim, si personel administrativ dhe shoferë”, thuhet në njoftimin e Europol.

Aksioni për goditjen e grupit u zhvillua në 31 maj dhe 5 qershor në Këln dhe Hamburg dhe solli ndër të tjera arrestimin e 6 personave. Gjatë kontrollit në 24 shtëpi u sekuestruan makina luksoze, bizhuteri, para cash, paisje elektronike dhe dokumente të ndryshme. Euopol vë në dukje se rrejti i trafikut që sillte drogë nga amerika latin shfrytëzonte portet e mëdha të Detit të Veriut, për të futur narkotikun në BE.

“Ky operacion është pjesë e përpjekjeve të shteteve anëtare të BE-së dhe Europol-it për të dhënë një përgjigje ndaj rrjeteve kriminale më kërcënuese aktive në BE, veçanërisht atyre që veprojnë në portet kryesore të BE-së”, thuhet në njoftim.

Prej kohësh tashmë Bashkimi Europian është në alarm për shkak të rritjes së trafikut të drogës përmes porteve të mëdha si Roterdami, Antverp dhe Hamburg. Një studim i autoriteteve në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë i publikuar në janar 2024, për rreziqet dhe sigurinë në këto porte, zbuloi ndër të tjera një sërë pikash të dobëta, që po shfrytëzoheshin nga trafikantët për të trafikuar drogën jashtë këtyre porteve.

Studimi vë në dukje se mënyra e operimit e grupeve të trafikut të narkotikëve ishte përditësuar dhe se të paktën prej vitit 2018 ata ishin në gjendje të përdornin kodet e identifikimit të kontejnerëve të transportit për të trafikuar drogën.

“Në vitin 2018, autoritetet ligjzbatuese të portit të Roterdamit zbuloi një MO (metodë) të re të përdorur nga rrjetet e kriminelëve të përfshirë në trafikimi i mallrave të paligjshme: falsifikimin dhe përdorimin e kodeve të referencës së kontejnerëve”, thuhet në raport.

Analizat që autoritetet portuale në Antverp dhe Roterdam bënë bazuar në këto të dhëna zbuloi një imazh të frikshëm të përmasave të trafikut përmes kësaj metode. “Autoritetet portuale të Antverpit dhe Roterdamit vlerësojnë se qindra ton drogë janë trafikuar përmes porteve duke përdorur këtë mënyrë”, thuhet në raport.

Analiza e Europol vë në dukje se infiltrimi i porteve nga rrjetet e trafikut të drogës është një prej kërcënimeve të mëdha për ekonominë në BE.  “Infiltrimi i porteve nga krimi i organizuar është një kërcënim i madh për ekonominë legjitime dhe sigurinë e BE-së”, thuhet në raport.

Raporti shpjegon se trafikantë blejnë akses te kodet e referencës për kontejnerët në të cilët ata vendosin drogën përmes lidhje korruptive me kompanitë e transportit dhe kjo u lejon atyre që t'i tërheqin kontejnerët, që veç drogës transportojnë edhe mallra legjitimë, si të ishin të tyret me të mbërritur në port./ BIRN

europol

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj