18 Qershor 2024, 16:04
Nga S.B
foto ilustruese
FIER- Procedohen të lirë shtatë persona në Fier dhe Lushnjë. Mësohet se një 49-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ndërkohë që një 36-vjeçar i është afruar bashkëshortes e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Të proceduarit e tjerë kanë kryer veprat penale si dhuna, kanosja, ndezja e zjarrit me qëllim si dhe përplasja me një automjet tjetër.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•D. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
•2 shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi kanë goditur me grushte një bashkëmoshatar të tyre, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
- F. B., 67 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr pranë hekurudhës në lagjen "Sheq i Madh", duke rrezikuar banesat përrreth;
- E. N., 42 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, pasi ka kanosur një shtetas 41 vjeç, për motive të dobëta.
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. R., 23 vjeç, banues në Roskovec, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. I. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë shtetasi G. I. dhe një pasagjer.
Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 36 vjeç, banues në Patos, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i është afruar bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
fier lushnje
Aktualitet
18 Qershor 2024, 15:54
S.B
foto ilustruese
LUSHNJË- Arrestohet një 21-vjeçare në Lushnjë. Mësohet se e reja ka përndjekur bashkëjetuesi...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 15:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Tiranës la në burg 52-vjeçarin Jakup Shahu i cili disa ditë më parë plagosi me ...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 15:20
S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Konstatohen qindra raste të shkeljeve ndaj rregullave të qarkullimit rrugor 48 orët e fundit. Mësoh...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 15:06
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Muenis ishte vetëm 6 muajsh kur nëna e tij nisi të dyshonte nëse djali e dëgjonte. Pas vizitave t&eum...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 14:22
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Banka Botërore ka rishikuar në ulje vlerësimin e saj në rishikimim e radhës të ecurisë s&eu...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 14:10
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Procedohet penalisht një 49-vjeçar në Shkodër. Bëhet me dije se 49-vjeçari K.N ka q&eu...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 13:46
N.F
Tom Doshi
VELIPOJË- Të dielën është regjistruar një sherr në Velipojë ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur p&...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 13:44
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Procedohen në gjendje të lirë dy bashkëshortë në Korçë. Mësohet se g...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 13:19
I.A
Delfinet
DURRËS- Një pamje e mahnitshme është filmuar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Siç shihe...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 13:18
N.F
Seanca
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimin e 3 padive për shfuqizimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat që nisi...