22 Dhjetor 2024, 18:18
Nga N.F
Jul Deda
TIRANË- Aktori, Jul Deda ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" në lidhje me skandalin e publikuar në emisionin investigativ "Piranjat" për drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Deda përmes një video në TikTok ka folur në lidhje me rastin e investiguar ndërsa shprehet se ishte në dijeni të kësaj historie ndërsa theksoi se e ka thënë se atje po bëhet batërdija.
Më tej aktori u shpreh se një nga momentet që i ka bërë më shumë përshtypje është kur bashkëshortja e Altin Bashës, Iliriana Basha thekson se ka qëndruar në Shqipëri ndërsa e quan një vend i ndyrë dhe i poshtër. Ajo gjithashtu thote së nga të gjithë hajdutët këtu do të kapesh ndërsa përmend edhe tre fëmijët e saj.
Deda u shpreh se nuk duhet të përmenden fëmijët në këtë histori sepse janë të pafajashëm. Ai më tej ngre pyetjen se kush janë hajdutët e tjerë që ajo shprehet në intervistë ndërsa shton se mos janë ata që i vendosën bashkëshortin drejtor.
"Kur thua hajdutët e Shqipërisë, mos vallë e ke për ata që emëruan burrin tëndë në postin e drejtorit?" tha Deda.
Ai gjithashtu komentoi edhe deklaratën e zonjës Basha se Shqipëria është një vend i ndyrë ndërsa i rikujtoi se ky vend e ka bërë njeri dhe që i dha mundësinë të jetë dikushi.
Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me "Piranjat" Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek".
jul deda altin basha
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 18:05
N.F
Foto ilustruese
KONISPOL- Një sherr është regjistruar mbrëmjen e djeshmë në Konispol. Në lidhje me ngjarje policua b&eum...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 17:55
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Mbyllja e platformës TikTok në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. N&eu...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 17:32
N.F
Regjizori Çipi
TIRANË- Regjizori, Kastriot Çipi ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e tij...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 16:36
N.F
Edmond Veseli
TIRANË- 56-vjeçari, Edmond Veseli banor i lagjes nr.2 të qytetit të Krujës është gjetur i pajet&eum...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 15:53
ZH.LL
porti i Durresit
DURRËS- Durrësi po përjeton fluksin e emirgantëve dhe turistëve gjatë festave të fundvitit. Kët&eu...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 15:37
N.F
Andia Xhunga
TIRANË- Aktorja dhe regjizorja, Andia Xhunga ka reaguar së fundmi përmes një "Instastory" në llogarinë e saj n&e...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 15:34
ZH.LL
policia korce
KORÇË- Një 69-vjeçar ka humbur jetën mësditën e kësaj të diele pasi ra aksidentalisht nga ka...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 15:05
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës n&eum...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 14:51
r.ll
Dyqani i Ardianit ku tregtojnë mish dhe bulmet
KUKËS- Pas 25 vjetësh në emigrim, Ardian Nerguti vendosi të kthehej në Shqip&e...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 13:37
r.ll
pallati
TIRANË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një apartament në katin e 9-të në&nb...