LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-gruaja i merr vajzën pa dijeni, e çon në Greqi pa prokurë/ Polici kufitar: E kalova pa dashje, kishte shumë fluks!

Ajo nuk është autorizuar më një prokurë nga Malushi për të nxjerr vajzën e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Manuka pohon se nuk ka bërë asgjë të paligjshme për sa i përket dokumenteve.

7 Qershor 2023, 20:52 Nga A.B
Ish-gruaja i merr vajzën pa dijeni, e çon në Greqi pa
Policia

Bledi Malushi, banor i fshatit Neviçisht në qytetin e Korçës, ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare”, pasi ish-bashkëshortja e tij Flutura Manuka ka kaluar vajzën e mitur 12-vjeçare në pikën kufitare të Kapshticës pa dijeninë e të atit.

Ajo nuk është autorizuar më një prokurë nga Malushi për të nxjerr vajzën e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Manuka pohon se nuk ka bërë asgjë të paligjshme për sa i përket dokumenteve.

“Thjesht provova fatin, në kufi nuk na kontrolloi njeri dhe nuk më kërkuan prokurë”, thotë ai.

Malushi tregon për Fiksin se  që prej tre vitesh kanë qenë të divorcuar dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë korrekte për ditët e takimit të vajzës dhe kujdesin e përbashkët deri më datën 10 gusht 2022, kur zonja Flutura Manuka mori vajzën për ta dërguar në Greqi pa dijeninë e tij. Bledi thotë se sapo është njohur me situatën, dy ditë më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë ku dhe ka konstatuar kalimin e vajzës.

Më pas, çështja kaloi në prokurori, ku prokuror i çështjes Dashnor Nure, me datën 16 mars 2022 vendosi mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e “Marrjes së fëmijës pa të drejtë”. Në njoftimin e prokurorit, thuhet se është e qartë vepra penale e mbajtjes së fëmijës pa të drejtë, por sipas Kodit të Procedurës Penale i dëmtuari duhet t’i drejtohet direkt gjykatës. Pasi këtë të drejtë, shprehet prokurori, ia jep ligji si palë e dëmtuar.

Kështu që qytetari iu drejtua Gjykatës Korçë, ku gjyqtarja Luljeta Kole me datë 01 shkurt 2023 vendosi ta quajë të pavlefshëm kallëzimin e qytetarit për “Marrje të padrejtë të fëmijës”, kjo pasi e akuzuara Flutura Manuka nuk ishte gjetur në adresën e shënuar në fletëthirrjen e gjykatës. Pra atë që gjykata nuk e gjeti dot, gazetarët e Fiksit e gjetën fare thjeshtë në rrjetet sociale dhe komunikuan me të. E akuzuara u shpreh se e ka kaluar vajzën pa një prokurë dhe këtë dokument polici në pikën kufitare nuk ia ka kërkuar.

Ajo tregon se ka qenë me të motrën në makinë dhe se ishte fati i vajzës që kaloi. “Ishte fati vajzës, pasi kam qenë në makinë me motrën , polici na pyeti familjare jeni , i thamë po dhe kaluam“, shprehet ajo në telefonatën që pati me gazetarët e Fiks Fare.

Bledi dhe bashkëpunëtorët e “Fiks Fare” i drejtohen Policisë Korçë ku punonjësit i thonë se vajza ka kaluar në pikën kufitare Kapshticë, gjë që tregon se ka kaluar brenda rregullave. Më pas, denoncuesi bashkë me bashkëpunëtorët i drejtohen pikës kufitare Kapshticë, ku takojnë vetë policin që ka bërë kalimin e fëmijës.

“Kam qenë unë atë ditë që e kam kaluar, nuk ka patur një prokurë, zonja ka shfrytëzuar fluksin e atyre ditëve, është gabim njerëzor nga ana ime, do të ndihmoj ta çojmë çështjen deri në fund dhe që zonja të ta sjellë fëmijën. Mua më digjet karriera dhe këtë gjë e kam bërë pa dashje. Ka patur dhe raste të tjera, por prindi tjetër ka ardhur e ka kërkuar pas disa ditësh këtu dhe ne kemi njoftuar palën greke dhe fëmijën e kanë kthyer mbrapsht”, pohon polici kufitar./Marre nga Top Channel

bledi malushi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet