LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ish i dashuri më postoi videon tonë intime në faqe porno..."/ Histori të denoncuara fëmijësh të bullizmit e shantazhit në Tik-Tok e Instagram

Rastet më ekstreme për të cilat është kërkuar ndihma edhe e platformave të huaja, janë videot intime që ish-partnerë të vajzave kanë shpërndarë në faqet pornografike, siç ishte rasti i një 30-vjeçareje nga Tirana.

15 Shkurt 2023, 16:00 Nga k.m.
"Ish i dashuri më postoi videon tonë intime në faqe
Foto ilustruese

TIRANË- “Ato ishin dy motra, njëra 7 vjeç dhe tjetra 10, të cilat prindërit e tyre i kishin regjistruar në një video në profilin e tyre në Tik-Tok teksa pyeteshin me humor "sa bëjnë 7 herë 5". Në momentin kur njëra prej motrave gabonte me përgjigjen, tjetra reagonte duke e goditur lehtë me shuplakë. Kjo video ishte marrë dhe nxjerrë nga konteksti, për t'u qarkulluar më pas në një faqe tjetër me ndjekës të shumtë”.

Borjana Dine, psikologe e Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA, thotë se kjo është një nga historitë e shumta të denoncuara në platformën “Isigurt.al” gjatë vitit 2022.

Dine shprehet për Gazetasi.al se denoncimi për videon bullizuese u bë nga familjarë të vajzave që e kishin parë videon të qarkullonte në rrjet.

“Video bullizuese kishte të bënte me fjalorin e ulët që përdornin ata që e kishin marrë nga faqja e prindërve të vajzave të vogla”, thotë Dine e cila shton se në momentin që njëra nga motrat qëllonte me shuplakë, ishte montuar zëri ku shahej rëndë e vogla.

“Njëlloj si videot që shohim në rrjet ku janë hequr nga konteksti dhe i janë vënë fjalë apo muzikë tjetër”.

Psikologia Dine thotë për Gazetasi.al se ndër videot e bllokuara janë dhe videot bullizuese, ku një rast për shembull, ishin një grup adoleshentësh 13-vjeçarë që bullizonin një shok klase duke e detyruar të thoshte çdo gjë që ata i kërkonin.

“Denoncimi në platformë u bë nga shokë të tjerë të adoleshentit të bullizuar. Ne ndërhymë dhe video u hoq nga qarkullimi”, thotë Dine.

Por historitë e shantazheve në rrjetin social Instagram janë më të shpeshtat dhe vajzat janë më së shumti pre e tyre.

Grupmosha e raportuesve në Isigurt.al. Gazeta Si, 2023.

Sipas psikologes Dine, shantazhuesit në pjesën më të madhe të rasteve janë ose ish të dashurit ose shokë që kërkojnë të krijojnë raporte intime me vajzën që shantazhojnë, duke e detyruar të pranojnë lidhje në këmbim.

“Ka ndodhur që vetë vajzat ua kanë dërguar fotot djemve në privat, në kohën kur kanë pasur lidhje. Por pas ndarjes, këto foto janë përdorur për shantazh ose presion që vajzat të rikthehen”, thotë Dine.

Sipas saj, ka ndodhur madje që me fotot e vajzave janë hapur profile false në Instagram, në faqe me shumë ndjekës.

Ndërsa rastet më ekstreme për të cilat është kërkuar ndihma edhe e platformave të huaja, janë videot intime që ish-partnerë të vajzave kanë shpërndarë në faqet pornografike, siç ishte rasti i një 30-vjeçareje nga Tirana.

“Vajza na kontaktoi në chat, në platformën “isigurt.al” ku na tregoi se video ishte regjistruar në moment intim dhe më pas ish-partneri e kishte dërguar në faqet pornografike”, thotë Dine dhe tregon se janë raportuar të gjitha videot me materiale të papërshtatshme pranë platformës ndërkombëtare INHOPE ku përbëjnë 29% të rasteve totale. 3% e rasteve kanë marrë këshillim sesi ata mund të vepronin vetë në raste të caktuara, ndërsa vetëm 2% e rasteve janë deleguar pranë ASHDMF dhe Policisë.

Një raport i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA, tregoi se për vitin 2022 u ankuan 150 fëmijë e të rinj pranë platformës isigurt.al duke raportuar 243 faqe.

Platforma ku ka ndodhur incidenti. Gazeta Si, 2023.

Sipas raportit, megjithëse vihet re rënie e numrit të faqeve të raportuara në krahasim me vitin 2020 që përkoi me vitin e pandemisë, sërish edhe gjatë 2022, viktima të sulmeve kibernetike janë më së shumti vajzat. Sipas të dhënave të 2022, burrat mbeten në shifra përdorues më të lartë të internetit me 80.3%, ndjekur nga gratë dhe vajzat me 78.3%.

Mosha kryesore dhe më e prekur nga dhuna online dhe gjuha e urrejtjes në internet gjatë vitit 2022 ishte kategoria 18-30 vjeç, e ndjekur nga grup mosha 15-17 vjeç. Sipas raportit të CRCA, mungesa e parashikimeve dhe rregullimeve ligjore në Kodin Penal e bën tepër të vështirë mbrojtjen online të fëmijëve sidomos nga disa veprime ende të parregulluara si sexting,  grooming,  imazhet e vetë-gjeneruara nga fëmijët online dhe ngacmimi seksual online.

Format kryesore te raportimeve. Gazeta Si, 2023.

Në 46% të rasteve faqet, profilet apo videot e raportuara janë mbyllur, ndërsa rreth 44% e tyre janë ende të hapura online, dhe kjo për faktin se rastet në fjalë nuk kanë përmbushur një apo disa nga kushtet e raportimit./GazetaSi

shantazh me video intime në tiranë


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen