LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ Kryebashkiaku i Finiqit rreh qytetarin për një postim në Facebook, rrëfimi prekës: Më dhunoi bashkë me truprojën, kam shenja në trup, do e çoj në gjyq

Kalivas shprehet se është përpjekur ta sqarojë situatën personalisht me Kiçon, por kur nuk ka gjetur zgjidhje, ka vendosur ta bëjë publik në media si rast, si dhe të paralajmërojë ndjekjen në gjykatë.

3 Nëntor 2022, 20:40 Nga F.M
VD/ Kryebashkiaku i Finiqit rreh qytetarin për një postim në
Vasil Kalivas

SARANDË- Vasil Kalivas, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, qytetar i Finiqit ka denoncuar kryebashkiakun e Fiqinit, Kristo Kiço se ka ushtruar dhunë ndaj tij bashkë me truprojën e identifikuar si Kadriu. Në një rrëfim për Sarandaweb, Kalivas bashkë me gruan e tij Klementina rrëfen se si Kiço e ka rrahur për një postim kritik që kishte bërë në Facebook. Ai thotë se ka ende sheja nga dhuna e ushtruar dhe se Kiço bashkë me Kadriun e një grup personash të tjerë e kanë dhunuar në kokë e trup. Kalivas shprehet se është përpjekur ta sqarojë situatën personalisht me Kiçon, por kur nuk ka gjetur zgjidhje, ka vendosur ta bëjë publik në media si rast, si dhe të paralajmërojë ndjekjen në gjykatë.

Rrëfimi:

Vasil Kalivas: Unë ndodhesha para, kisha parkuar para zyrave të bashkisë Finiq dhe po bëhesha gati të pija një kafe. Ishte ora 4 pa çerek, orar zyrtar. Teksa rrija në makinë dhe bisedoja me Klementnën, shikoj kryebashkiakun që bisedonte me një person, quhet Kadri, por mbiemrin nuk ia di. I kam dhe në foto. Për pak sekonda vjen kryetari i bashkisë dhe më thotë 'hap derën'. E hap unë dhe më thotë hiq atë status që ke bërë në Facebook. I thashë çfarë kam bërë, unë kisha bërë një status për një çështje që ashtu e konsideroja unë dhe i thashë nuk kam pse ta heq. Në atë moment, kryebashkiaku më terhoqi nga bluza e zezë këtu përpara derisa u tendos bluza. Donte të tërhiqte dhe të më zbriste nga makina. Unë nuk zbrita, rezistova dhe më qëlloi me grusht. Kam shenja dhe më dhemb, nëse shkoj në doktor, mund ta vërtetojë që jam goditur. Më pas ndërhyri Kadriu dhe më qëlloi me grushte e shkelma. Mu duk vetja si një pleh në duart e dy njerëzve me pushtet. I thashë 'o Kadri je në vete ti'. Në atë moment u afrua dhe një person tjetër, një djalë që më shtyu. U mblodhën shumë njerëz aty, nuk e di nëse dëshmojnë. Kisha respekt për atë njeri para se të bëja statusin. Fola me njerëzit e mi pas kësaj dhunë dhe më thanë se si ka mundësi që një kryebashkiak të ushtrojë dhunë. Nëse ai kishte diçka me mua, të më thërriste veçmas dhe të më ulte në kafene. Aty ishte dhe Miço më pas, shoferi i kryebashkiakut. Rrinin dhe shikonin. Unë nuk kam bërë denoncim në polici, kam qenë kryetar komune dhe nuk kam ushtruar dhunë, kam pasur kritika. Jam gazetar dhe kam qenë kandidat për deputet, kam qenë mësues e drejtues shkolle, e kam mbështetur këtë bashki dhe nuk e di pse u ofenduar kryetari. Unë mendoj që edhe po të ishte shkrimi aq kritik, ai nuk ka pse të ushtrojë dhunë. Unë kam ndjerë dhunë fiizke, unë u largova më pas. Ai këmbëngulte të ulej me mua në kafene, unë i thashë 'nuk ulem në kafene me ty zotëri. Ika u ula në një kafene tjetër. S'kam pse ta heq statusin. Ai gjithsesi ngulte këmbë dhe thoshte nuk të kam ushtruar dhunë. Unë bëra video, Klementina po ashtu, por ai na hodhi në tokë, mori telefonat dhe fshiu videot. Është vetëm një foto ku kryetari dhe Kadriu shihen në një bisedë intime para se të më rrihnin mua. Unë thjesht kërkoj që një titullar të mbajë përgjegjësi. A mund të qëllohet një qytetar nga një titullar për një shkrim në Facebook? Unë nuk kam parë kështu, ne kemi kaluar edhe situata më të vështira, shkrimi ishte kritik, por kështu s'kam parë. Nëse shkrimi kishte violence, do e kishte hequr Facebook-u. Ishte diçka që unë kisha parë me sytë e mi, por e kisha shkruar pa emër. Unë kam bërë dhe një koment në faqen e bashkisë Finiq për këtë gjë, por nuk e di nëse gjendet ende sepse ata i fshijnë komentet kritike, nuk i mbajnë. Unë nuk dua të përfitoj asgjë, nuk dua, ju falenderoj juve. Unë jam mërzitur, kam lotuar dhe më ka parë kryetari që kam lotuar. Një njeri të rrihet në mes të rrugës, është e pamundur. Ata të tjerët kanë qenë mbi 10 veta, po të duan të flasin. Kërkoj që opinioni të na mësojë që kjo jetë këtu nuk është aq e bukur sa e bën kryetari në Facebook. Unë ia kam promovuar aktivitetet, pavarësisht se nuk ka qenë detyra ime. Ndihem shumë i vetmuar që brenda bashkisë time ushtrohet dhunë. Mu duk sikur unë i jap jashtëqitje kësaj bashkie.

Klementina: Isha aty dhe u shokova, ai erdhi direkt dhe e tërhoqi Vasilin. Isha e shqetësuar dhe po mendoja që ta mbaja Vasilin. Spese mendoja që po të dilte ky nga makina dhe do e godisnin të gjithë. Ky e qëlloi me grusht, unë doja të merrja policinë në telefon dhe kryetari tha hiqe atë telefon. Më pas u futën të tjerët, Kadriu dhe një çun. Kadriu më shtyu dhe mua. Situata ishte shumë e tensionuar. Kaq tension për një shkrim në Facebook, mund ta kishim zgjidhur ndryshe. Mund të vinin dhe të thoshin pse është ky shkrim, ishte diçka shokuese.

Vasil Kalivas: Ai kërkoi të ulet më pas në kafene me mua dhe unë u ula. I vura kusht, i thashë nëse ti vë para drejtësisë Kadriun, do ta heq dhe shënimin në Facebook. Ai e mohoi, tha s’e bëj dhe iku. U ulëm për së dyti. E vura këtë kusht sepse më ka lënë shenjë në nofull, ai Kadriu dukej i stërvitur sepse më ka qëlluar dhe në vende të tjera që njeriu mund të vdesë. Nuk dua ta them tani. Ai është kryeministri lokal për mua dhe unë nuk e fal për shkak të pozicionit që mban. Unë do ta ndjek çështjen në të gjitha instancat dhe do e kaloj në gjykatë. Fillimisht doja ta nxirrja në media. Më duket se kanë filluar fushatën elektorale pa u afruar zgjedhjet. Ju e dini mirë që nuk jetohet në parajsë, këtu ka probleme. Mua s’më ka ndihmua bashkia për asgjë, të gjithë që më njohin më thonë ‘pse nuk punon në bashki ti’. Tani s’dua të më afrojë më. Por unë nuk e fal sepse më duket sikur më ka goditur vetë shteti im.

 

vasil kalivas kristo kico

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet