3 Nëntor 2022, 20:39
Nga I.A
Dhoma Amerikane e Tregtisë
TIRANË- Dhjetëfishimi i gjobave për bizneset që bëjnë evazion është antikushtetues. Kështu e ka cilësuar Dhoma Amerikane e Tregtisë këtë nismë të qeverisë, në komentet e saj dërguar Komisionit të Ekonomisë për paketën fiskale 2023. Ndryshimet e ligjit për procedurat tatimore parashikojnë dhjetëfishim të gjobave për bizneset që nuk lëshojnë faturë tatimore, masë e cila është kundërshtuar ashpër edhe nga shoqatat e biznesit pak ditë më parë. Rritje e masës së gjobës parashikohet edhe për shkelje të tjera që bëjnë biznese, si ajo për mosdeklarimin e pagave reale.
Ndërsa ka lëshuar kritika për kohën e shkurtër të konsultimeve publike të ndryshimeve ligjore të propozuara në paketën fiskale 2023, Dhoma Amerikane shton se në këtë kohë të vështirë për bizneset, qeveria duhet të ndërmerrte masa lehtësuese dhe jo të kundërtën. Grupet e interesit thekson Dhoma Amerikane duhet të kishin më shumë kohë në dispozicion për të shqyrtuar ndryshimet ligjore që propozohen.
Sipas përfaqësuesve të Dhomës Amerikane, ashpërsimi i gjobave të propozuara do të nxisë korrupsionin e administratës tatimore dhe kjo qasje do të rezultonte jo efektive sidomos në këtë periudhë krize ndërkombëtare kur pasiguritë janë shtuar ndjeshëm për ekonominë.
Anëtarët e Dhomës kanë ngritur shqetësim edhe lidhur me unifikimin e akcizës së birrës pasi sipas tyre do të godasë prodhuesit vendas dhe sipas tyre në vend të ndryshimit të normave të taksimit për të ndalur abuzimet, qeveria duhet të forcojë sistemin e kontrollit. Dhoma Amerikane i bën apel Ministrisë së Financave që të rishikojë edhe një herë ndërhyrjet që ka planifikuar në paketën fiskale 2023.
Marrë nga Top Channel
dhoma amerikane e tregtisë
Aktualitet
3 Nëntor 2022, 20:15
F.M
Drejtoresha Ekzekutive “Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat”, Mira Pirdeni
TIRANË- Drejtoresha Ekzekutive “Shoq&e...
Aktualitet
3 Nëntor 2022, 20:02
I.A
Foto Ilustruese
ANGLI- Ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick ka theksuar numrin e emigrantëve shqiptarë që kanë mbërritu...
Aktualitet
3 Nëntor 2022, 19:49
F.M
Qeni dhe droga në BanaKing
DURRËS- Pamjet që po shikoni vijnë nga operacioni i zhvilluar këtë pasdite në Portin e Durr&e...
Aktualitet
3 Nëntor 2022, 19:39
e.k
Ben Blushi
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi i ka prezantuar ndjekësit ditën e sotme me librin më të ri t&...
Aktualitet
3 Nëntor 2022, 19:43
F.M
Qeni dhe droga e BanaKing
DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar në lodhje me kokainën e gjetur në kutitë ...
Aktualitet
3 Nëntor 2022, 19:33
F.M
Policia në Portin e Durrësit
DURRËS- Pamjet që po shikoni vijnë nga Porti i Durrësit, aty ku janë sekuestruar 33.5 kilog...
Aktualitet
3 Nëntor 2022, 19:06
F.M
Qen antidrogë
DURRËS- Kontejneri në të cilin u zbuluan 33.5 kilogramë kokainë kishte tre ditë që qëndronte n&e...
Aktualitet
3 Nëntor 2022, 18:55
F.M
Banaking
DURRËS- Kokaina e zbuluar këtë pasdite në Portin e Durrësit ishte fshehur në kontejnerin e kompanisë ‘Ban...
Aktualitet
3 Nëntor 2022, 18:49
e.k
Pamje nga protesta
TIRANË- Dhunimi i të moshuarës në Pejë ka sensibilizuar qytetarët e Tiranës, të cilët kan&e...
Aktualitet
3 Nëntor 2022, 18:47
F.M
Porti i Durrësit
DURRËS- Droga që u gjet këtë pasdite në Portin e Durrësit ishte fshehur në një konteiner me b...