LIVE UPDATES
Aktualitet

Holandezi i shkruan sërish Ramës: Më tallën dhe më bënë për budalla, të ftoj të takohemi

Në vitin 2021, ai Ton Daans u rrëzua në një prej trotuarëve të lëna pas dore në kryeqytet duke pësuar plagë të rënda në ballë, hundë dhe në krahun e djathtë.

12 Korrik 2022, 13:33 Nga k.m.
Holandezi i shkruan sërish Ramës: Më tallën dhe më
Ton Daans

TIRANË- Ton Daan është një qytetar holandez që ka shërbyer si këshiltar në fushën e riedukimit në Shqipëri për ministrinë e Drejtësisë përgjatë viteve 2018- 2020 gjatë kohës kur drejtohej nga Etilda Gjonaj. Në vitin 2021, ai Ton Daans u rrëzua në një prej trotuarëve të lëna pas dore në kryeqytet duke pësuar plagë të rënda në ballë, hundë dhe në krahun e djathtë. Ndërsa trajtimim mjekësor në Spitalin e Traumës ishte një ferr për të, për shkak të kushteve të këqija dhe infrastrukturës së dobët. Por sot është rikthyer me një eksperiencë të re, duke i çuar sërish letër kryeministrit Edi Rama. Ai i ka shkruar sërish kryeministrit ku fillimisht përmend faktin se “u tall dhe u trajtua si budalla” pasi tregoi gjendjen reale te Spitali i Traumës, e cila u mohua kategorikisht. Më pasi, ai i kërkon kryeministrit të takohen në Tiranë për të diskutuar se si mund të përmirësohet gjendja në spitalet e vendit.

LETRA E PLOTË:

I nderuar Kryeministër, i nderuari Z. Edi Rama,

Duke iu referuar Letrës sime të parë të Hapur, të datës 26 prill 2022, dua të tërheq vëmendjen tuaj me disa konsiderata të mëtejshme.

Për kujtesë, në këtë Letër të parë ndava me ju përvojën time në “Spitalin Universitar të Traumës” të Tiranës në datat 16 dhe 17 Prill duke shprehur dhe shqetësimet e mia për sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Letra ime e hapur krijoi jo pak vëmendje mediatike. Mora shumë reagime me një frymë tejet mbështetëse si nga shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe nga shqiptarë jashtë vendit. Kam marrë edhe ftesa nga disa kanale televizive shqiptare për të marrë pjesë në intervista live, por nuk i pranova këto ftesa. Sigurisht, i kuptova kërkesat e gazetarëve, por u shpjegova se nuk bëhej fjalë për rastin tim, por për shqetësimet e mia për qytetarët e thjeshtë shqiptarë që ndeshen përditë me sistemin tuaj shëndetësor.

Më vjen keq që nuk mora asnjë reagim nga ju, apo ndonjë autoritet tjetër shqiptar. Pati, megjithatë një “përgjigje” indirekte nga ministria e Shëndetësisë nëpërmjet “Spitalit Universitar të Traumës” i cili më datë 27 prill, një ditë pasi ju dërgova letrën time të parë të hapur, postoi në Facebook një deklaratë që për mua ishte (një lloj) reagimi ndaj Letrës sime të Hapur.

Lidhur me këtë deklaratë dua të shpreh dy vërejtje të një rëndësie themelore:

1) Përmbajtja e deklaratës së spitalit ishte krejt në kundërshtim me korpusin objektiv të fakteve që kisha parashkruar. Po përdor një gjuhë “diplomatike” për t’ju thënë se përgjigja e spitalit në fakt ishte një gënjeshtër e hapur. (për shembull, vizita e përshkruar nga neurokirurgu të shtunën më 16 prill dhe riekzaminimi nga po ai specialist mjekësor të dielën më 17 prill nuk kanë ndodhur fare);

 

2) Publikimi i të dhënave konfidenciale të një dosjeje mjekësore është punë e pasjellshme, shenjë mungese respekti. Nuk jam njohur ende në mënyrë të detajuar me legjislacionin shqiptar në këtë fushë, por jam i bindur se mjekët apo drejtuesit e një spitali nuk kanë të drejtë të zbulojnë të dhëna personale konfidenciale mjekësore të pacientëve. Për mendimin tim ky spital ka shkelur disa parime bazë të pranuara ndërkombëtarisht. Prandaj, për këtë, do t’i dërgoj një ankesë zyrtare ministrit të Shëndetësisë.

Por sërish, kryeministër, këtu nuk bëhet fjalë për mua, por për përmbajtjen e vërejtjeve të mia. Kam marrë shumë reagime nga bashkëqytetarët tuaj, të cilët i njohin të metat dhe mangësitë sistemike të sistemit tuaj shëndetësor. Ata më kanë përshkruar përvoja të tmerrshme dhe dramatike. Këta njerëz, bashkëqytetarët tuaj, i konfirmojnë vërejtjet e mia. Ata e dinë që përvoja e ime në atë spital është një realitet i përditshëm dhe jo thjesht një incident.

Analizat e mia u mbështetën më pas nga Dr. Erion Dasho në një artikull të botuar nga SYRI, më 1 maj 2022.

Jam i vetëdijshëm se si kanë funksionuar mekanizmat politiko- administrative:

– përpiquni ta hidhni poshtë Letrën e Hapur,

– injorojeni atë,

– mohoni çfarë ka ndodhur,

– injorojeni personin që ka shkruar letrën,

– injoroni mendimin e dytë të mjekut të traumës nga jashtë,

– fajësoni opozitën në debatin parlamentar të së enjtes dhe…

– tregojuni qytetarëve shqiptarë se spitali po funksionon mirë dhe se trajtimi i ofruar është në përputhje me standartet dhe kërkesat e nevojshme mjekësore.

Për mendimin tim, drejtuesit e spitalit (ndoshta nën shtrëngimin e ndonjë zyrtari) u përpoqën të më bëjnë budalla, të më tallin dhe të më cilësojnë si një person që vuan nga ‘pseudologia phantasica’.

Për më tepër, ato ditë pashë që kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri një transmetim direkt në Facebook të vizitës së tij në ‘Spitalin Universitar të Traumes’, – pas një aksidenti autobusi – çka konfirmoi frikën time se kjo ishte një strategji propagande, që synonte të bindte popullsinë shqiptare se spitali funksiononte mirë e bukur. Meqë ra fjala, gjatë këtij transmetimi nuk u respektua fare privatësia e pacientëve të cilët, në fakt, bashkëpunuan si aktorë të mirëpërgatitur në këtë ‘film’ të mirëorkestruar.

Në kontekstin e strategjisë së përdorur për të injoruar Letrën time të parë të Hapur, dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj edhe disa konsiderata të tjera.

Para disa javësh lexova për zemërimin tuaj ndaj Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë në lidhje me vendimet e marra në samitin e BE-së, 23 dhe 24 qershor 2022, mbajtur në Bruksel.

Unë e kuptoj zemërimin dhe frustrimin tuaj, pasi ju mendoni se Shqipëria po i përmbush standardet evropiane dhe prandaj negociatat zyrtare mund të fillojnë. Këtë pikëpamje ia servirni edhe popullit shqiptar. Por përmbushja e standardeve evropiane nënkupton edhe që ju të jeni në gjendje t’i mirëtrajtoni ata njerëz, qofshin këta brenda apo jashtë Shqipërisë, që shprehin pikëpamje të ndryshme nga tuajat. Mirëtrajtimi i opinioneve të ndryshme, dëgjimi i minorancave dhe i argumenteve të kundërshtarëve janë ingredientë themelorë të standarteve evropiane dhe, në përgjithësi, të një procesi të drejtpeshuar demokratik.

Siç e përmenda edhe më lart, unë do t’i dërgoj një ankesë zyrtare ministrit të Shëndetësisë për

faktin se Spitali i Traumës ka bërë publike dosjen time mjekësore. Gjithashtu po mendoj të nis një procedurë ligjore dhe të informoj disa organe ndërkombëtare për këtë shkelje të provuar të të drejtave të mia.

Duke pasur parasysh faktin se asnjë autoritet shqiptar nuk reagoi ndaj Letrës sime të parë, jam më pak optimist për një reagim ndaj kësaj Letre të dytë të Hapur si dhe ndaj ankesës që do t’i drejtoj ministrisë. Për këtë bazohem edhe në faktin se, që kur dërgova letrën e parë të hapur në prill 2022, autoritetet shqiptare nuk iu përgjigjën më letrave apo mesazheve të mija lidhur me dy çështje të tjera (që nuk lidhen me çështjet e sistemin tuaj shëndetësor të trajtuara në letër).

Duket se (metaforikisht) jam shpallur i vdekur me një vendim politiko- administrativ.

Kryeministër, shteti, për nga vetë natyra e tij duhet të tregohet i fortë dhe i sigurt në pranimin e kritikave. Sipas mendimit tim modest, autoritetet shqiptare po përzjejnë çështje që skanë lidhje me njëra tjetrën. Shprehja dhe adresimi i pikëpamjeve të ndryshme nuk është sinonim i hatërmbetjes dhe armiqësisë. Të kesh mosmarrëveshje dhe kritika konstruktive nuk nënkupton armiqësi apo pabesi. Trajtimi me respekt, në mënyrë konstruktive dhe të drejtpeshuar i kritikës është një parakusht për demokracinë dhe një ingredient themelor në funksionim e mirë të shtetit të së Drejtës.

Kryeministër, ishte dhe mbetet ende synimi im i ndershëm dhe i sinqertë të avokatoj për një sistem shëndetësor të zhvilluar dhe të mirëpeshuar për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndërkaq mbetem ende i gatshëm të bashkëpunoj me ju në çështje të tjera. Së shpejti do të rivizitoj Tiranën dhe do të isha i hapur për një dialog pozitiv dhe konstruktiv me ju, të dërguarit tuaj apo autoritete të tjera me synimin që t’ju mbështes në përmirësimin e sistemit, me frymën që ka shprehur dikush në komentet në Facebook: “Kritikat shërbejnë për përmirësimin e shërbimit mjeksor, ndaj duhen pranuar dhe duhet punuar fort që të ketë më shumë cilësi!”

Një kopje të kësaj letre do t’ua dërgoj të njëjtëve persona, agjenci dhe institucione, si në rastin e Letrën së parë të hapur të 26 prillit 2022.

I juaji sinqerisht,

Ton Daan

Këshilltar ndërkombëtar në fushën e burgjeve

Eindhoven, Holandë, 12 korrik 2022

ton daans

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje