LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ishte koka e një bande..."/ Daily Mail: Bosi shqiptar i trafikut të emigrantëve rikthehet ilegalisht në Angli, u zbulua nga fotot dhe videot që hidhte në rrjetet sociale

Daily Mail shkruan në artikull se Alket Dauti, 36 vjeç, ishte koka e një bande shqiptare që kontrabandonte emigrantë përfshirë fëmijë në kamionë frigoriferikë nga Belgjika.

2 Mars 2025, 14:08 Nga E. D
"Ishte koka e një bande..."/ Daily Mail: Bosi shqiptar i
Alket Dauti

MBRETËRIA E BASHKUAR- Një 'bos' shqiptar i krimit, i cili kontrabandoi qindra emigrantë në Britani, është kthyer fshehurazi në Angli pasi kreu gjysmën e dënimit me dhjetë vjet burg në Belgjikë. Daily Mail shkruan në artikull se Alket Dauti, 36 vjeç, ishte koka e një bande shqiptare që kontrabandonte emigrantë përfshirë fëmijë në kamionë frigoriferikë nga Belgjika. Gjithashtu Duti u arrestua në banesën e tij në Penge, periferi në Londrën Juglindore, në vitin 2018.

Dauti u ekstradua në Belgjikë vitin e ardhshëm, ku tashmë ishte dënuar me dhjetë vjet në mungesë për drejtimin e operacionit të kontrabandës. Siç raporton Daily Mail në seancën e tij gjyqësore u zbulua se Dauti, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2009, jetonte me një vizë të skaduar në vitin 2018. Atij duhej t'i ndalohej rihyrja për shkak të veprës penale. Gjithashtu një hetim i Mail on Sunday ka zbuluar se ai kreu vetëm pesë vjet burg në Belgjikë dhe u deportua në vendin e tij të lindjes. Por burime në Shqipëri thanë se ai u largua vitin e kaluar drejt Europës.

Ndërkohë sipas llogarive të rrjeteve sociale të Dautit në TikTok, Instagram dhe Facebook tregoi se ai jeton në Mbretërinë e Bashkuar të paktën që nga nëntori i kaluar. Fotot në Facebook e shfaqën atë në Penge ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij përpara arrestimit. Javën e kaluar, Dauti postoi një video në TikTok ku shihet duke vozitur në atë që duket të jetë një rrugë banimi në Londër. Dy ditë më vonë, ai hoqi videon e publikuar.

Kur u pyet nga Mail on Sunday, se si arriti të kthehej, Dauti tha: “Kam dokumente… Çfarë do të thotë që nuk kam të drejtë të kthehem? Nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar.”

Kur iu tha se Home Office nuk ka asnjë të dhënë në sistemet e kalimit të kufirit për kthimin e tij në Britani, ai  paralajmëroi gazetarët anglez të mos shkojnë më në shtëpinë e tij. Po ashtu 36 vjeçari shqiptar u tha gazetarëve të Mail on Sunday, se ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht që nga qershori i vitit të kaluar. Zyrtarët e Home Office i thanë Mail on Sunday -së se nuk kanë asnjë të dhënë për hyrjen e Dautit në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo u ka shërbyer gazetarëve të mbërrijnë në përfundim se ai është futur ilegalisht. Gjithashtu Daily Mail shkruan se Dauti u arrestua me kushërinjtë e tij Kujdesi Dauti, 41 vjeç dhe Sabah Zaka, 40 vjeç, në vitin 2018. Kujdesi Dauti dhe Zakaboth morën tetë vjet burg në Belgjikë në mungesë, por ndodhen në MB për të luftuar ekstradimin.


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit