LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ishte në tokë me litar në qafë”/ Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, 20-vjeçari: Babai e hodhi në kanal

Vetë biznesmeni grek ka treguar se mbrëmjen e 29 gushtit shqiptari kishte shkuar i dehur në hotel dhe kishte dhunuar djalin e tij. Sipas 53-vjeçarit më pas ishte përleshur fizikisht me biznesmenin e ndërtimit dhe në një moment kishte marrë litarin në mjetin e tij për ta neutralizuar. Ai tha se në një moment 46-vjeçari nuk po reagonte dhe e liroi, duke rënë në tokë i pavetëdijshëm. Sipas tij shqiptari goditi kokën në gurët në tokë dhe humbi jetën.

11 Shtator 2022, 11:50 Nga F.M
“Ishte në tokë me litar në qafë”/ Vrasja e
Xhani Topalli

GREQI- 20-vjeçari, djali i të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit shqiptar Xhani Topalli në Greqi ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja. Mediat greke shkruajnë se i riu ka treguar se gjithçka ka ndodhur gjatë një sherri mes babait të tij dhe shqiptarit. Ai tha se në momentin që po zhvillohej sherri mes tyre, ka parë të atin dhe 46-vjeçarin në tokë. I riu tregon se më pas është afruar dhe ka parë që 46-vjeçari ishte në kurriz, nuk lëvizte dhe ka vënë re se në qafë kishte një litar të errët. I ati tregoi se i vendosi litarin në fyt shqiptarit për ta neutralizuar dhe ai ra pa ndjenja në tokë, duke goditur kokën në gur.

Kur larguan makinën e viktimës dhe trupin e 46-vjeçarit, i riu tregoi se e pyeti babanë nëse do të shkonin në spital dhe ai nuk u përgjigj. Në momentin që i ati e zbriti nga mjeti pranë vendit ku kishte hedhur trupin e pajetë të shqiptarit, ai tha se shkoi për të parë se çfarë po bënte dhe pa makinën bosh, me çarçafin e përgjakur, e më pas babain e tij poshtë në një kanal dhe 46-vjeçarin e shtrirë me fytyrë përtokë.

Vetë biznesmeni grek ka treguar se mbrëmjen e 29 gushtit shqiptari kishte shkuar i dehur në hotel dhe kishte dhunuar djalin e tij. Sipas 53-vjeçarit më pas ishte përleshur fizikisht me biznesmenin e ndërtimit dhe në një moment kishte marrë litarin në mjetin e tij për ta neutralizuar. Ai tha se në një moment 46-vjeçari nuk po reagonte dhe e liroi, duke rënë në tokë i pavetëdijshëm. Sipas tij shqiptari goditi kokën në gurët në tokë dhe humbi jetën.

53-vjeçari pohoi se kishte punuar disa herë me shqiptarin, që merrej me ndërtim. Ndër të tjera ai tha se njëra nga vajzat e tij është shoqe klase me vajzën e 46-vjeçarit dhe ai e kishte marrë disa herë nga shkolla. Ndërsa siç deklaroi ai, janë ulur disa herë për të ngrënë së bashku.

Greku pohoi se në vitin 2019, Xhani Topalli kishte riparuar dhomat e hotelit të tij për të cilat duhej të merrte 100 mijë euro, ndërsa i kishte dhënë paradhënie vetëm 25 mijë euro. Për shkak të pandemisë që preku edhe industrinë e turizmit, në vitet 2020 dhe 2021, autori tha se puna nuk eci mirë dhe nuk mundi ta shlyente plotësisht.

Ai pretendoi se përveç shumës që i kishte borxh, kishte paguar edhe interesin. Autori i dyshuar tha se ditën e 28 gushtit të këtij viti viktima e ka telefonuar me qëllim që të firmosin deklaratat për projektin dhe të marrte para si paradhënie pasi ta nënshkruanin. Shqiptari i kërkoi të takoheshin, por për shkak se e kuptoi se ishte i dehur e shmangu dhe i kërkoi që të takoheshin të nesërmen.

Sipas tij, viktima ka vazhduar t’i telefonojë dhe në një moment teksa ka qenë në panair i është përgjigjur telefonatës dhe për shkak se ishte nën efektin e alkoolit është treguar agresiv duke e sharë dhe kërcënuar. Sipas tij shqiptari ishte i tërbuar, shumë i dehur, fikte e ndizte dritat e makinës, i binte borisë, bërtiste dhe shante. Më pas, ai tregonte se është nisur drejt lokalit ku po priste 46-vjeçari dhe, siç e ka përshkruar ai, ka nisur ta shajë dhe kërcënojë. Autori pretendoi se tentoi ta qetësojë, por viktima u bë edhe më agresiv.

“Kapi djalin nga fyti. Im bir u përpoq t’ia largonte duart, por ai e goditi në fytyrë dhe më pas e goditi me grusht në brinjë”, deklaroi ai. 53-vjeçari pohon se kanë dalë në parking për t’u sqaruar dhe mes tyre ka pasur një sherr jashtë recepsionit përballë dhomave dhe kanë përfunduar në koshat e plehrave.

Duke vijuar rrëfimin, në një moment ka ndjerë se viktima nuk po bënte më rezistencë, ndaj ka liruar litarin dhe 46-vjeçari ka rënë përtokë, me sa duket i ka rënë të fikët. Ai pretendoi se viktima ishte goditur me gurë në kokë gjatë rënies dhe pasi kishte parë se ai nuk kishte puls, kishte njoftuar të birin për vdekjen e shqiptarit. Mes të tjerash ai tha se trupin e shqiptarit e kishte tërhequr zvarrë mes koshave të mbeturinave. Xhani Topalli u gjet i pajetë pak ditë më parë, pas më shume se një jave që ishte shpallur i zhdukur.

xhani topalli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet